Author: Rilinda

Pas përfundimit të punëve përgatitore në periudhën e ardhshme do të fillojë rikonstruksioni i rrugës nga Tetova drejt Kodrës së Diellit, ndërsa vlerësimet janë se riparimi do të përfundojë deri në këtë vjeshtë, deklaroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës në Tetovë. “Nga ajo që jam informuar punët përgatitore komplet kanë përfunduar dhe për shkak të kushteve klimatike kishin një ngecje, të cilat me siguri muajin e ardhshëm do të tejkalohen, kështu që presim që diku nga vjeshta do të rikonstruktohet komplet rruga nga Tetova drejt Kodrës së Diellit,…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në kuadër të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet presidenciale sot ka mbajtur takim me qytetarë në sheshin Skënderbeu në Shkup. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti para të pranishmëve theksoi se vota për kandidatin e përbashkët është votë për ardhmërinë, votë për idetë dhe proceset pozitive që zhvillohen në vend, votë që integron vendin në familjen evropiane. “Kam përshtypjen se këto politikan të vendit për fat të keq , nuk e kanë analizuar dhe studiuar materien, substancën e Marrëveshjes së Ohrit, ku postulat kryesorë është demokracia konsensual. Përse është luftuar pse është insistuar për demokracinë konsensuale? Sepse…

Lexo më Shumë

Kandidati i përbashkët për president i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski, sot në tribunë në Kërçovë, tha se qyteti është shembull për unitet dhe bashkim të llojllojshmërive dhe u bëri thirrje qytetarëve nga të gjitha bashkësitë etnike ta shfrytëzojnë votën e tyre dhe të zgjedhin përparim për ardhmëri të sigurtë në NATO dhe BE. Pendarovski potencoi se këtu shumë mirë e dinë se çka do të thotë uniteti, bashkëjetesa dhe si kjo shprehet në përparimin. Për këtë shkak, siç tha, shumica do të votojë për obsionin i cili e çon Maqedoninë e Veriut përpara, e jo si obsioni tjetër, i…

Lexo më Shumë

Kandidatja për presidente e opozitares VMRO-DPMNE dhe koalicionit Gordana Siljanovska Davkova, sonte në mitingun e mbajtur në komunën e Aerodromit në Shkup, ka kërkuar përkrahje për funksionin e presidentit, duke e theksuar rëndësinë e demokracisë në një shoqëri, pa të cilën, siç tha nuk ka as Bashkim Evropian e as NATO, përcjell Portalb.mk. “Kuvendi duhet të jetë shkolla më prestigjioze për demokraci ku me anë të dialogut me argumente dhe me qëndrime të ndryshme të qytetarëve kërkohet konsensus për zgjidhjet më të rëndësishme. Jo me tirani të shumicës, jo me blerje të votave, jo me shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve…

Lexo më Shumë

Informata për mbështetje financiare të shoqatave dhe fondacioneve prej buxhetit të Maqedonisë Veriore në vitin 2018 dhe mjete të planifikuara pë këtë vit u miratua në eancen e sotme të Qeverisë. Sipas informacionit, vitin e kaluar pë këtë qëlllim janë ndarë 428.930.454 denarë mbeshtetje financiare për 888 fondacione dhe shoqata, ndërsa për vitin 2019 për qëllimet e njëjta janë paraparë 496.773.000, njoftoi press qendra e Qeverisë. Në seancë është e miratuar edhe informacioni për fillimin e aktiviteteve në përgatitjen e strategjisë Nacionale për ndërmarrje të vogëla dhe të mesm 2018-2023 me Plan Aksionar. Qëllimi i strategjisë është të sigurojë kushte…

Lexo më Shumë

Pas mbledhjes së mbajtur nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse pranë Ministrisë së Shëndetësisë, është marrë vendim që të shpallet gjendje epidemie nga fruthi, në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, raporton SHENJA. Kjo përshkak se në 55% të territorit të vendit kishte persona të regjistruar me këtë sëmundje, kurse vetëm javës që lam pas u regjistruan 70 raste të reja.

Lexo më Shumë

Një person i maskuar dhe i armatosur mbrëmë ka grabitur një kazino në Dibër, në rrugën 8 Shtatori. Sipas burimeve të policisë, autori ka hyrë me dhunë në objekt dhe nën kërcënim të armës ka detyruar të punësuarit që ti japin të gjitha paratë që janë gjendur aty, mendohet të jetë grabitur një shumë e madhe parash. Rasti i grabitjes është paraqitur dje rreth orës 4.50 të mëngjesit. Autoritetet po merren me shqyrtimin dhe zbardhjen e rastit ka deklaruar Stefan Dimovski, zësdhënës i Sektorit të MPB-së në Ohër. Në procedurë do të përdoren edhe kamerat e sigurisë.

Lexo më Shumë

Delegacioni i udhëhequr nga ministri i Financave, Dragan Tevdovski dhe guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, do të marrin pjesë në takime në Bankën Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në Uashington. Në fokus të takimeve do të jetë bashkëpunimi në të ardhmen i Maqedonisë së Veriut me këto institucionet ndërkombëtar financiare. Parashihet që delegacioni të realizojë takime me përfaqësues të lartë të Bankës Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankës Investuese të Evropës dhe Korporata Ndërkombëtare Financiare. Në kuadër të takimeve janë caktuar mbledhje me zëvendëskryetarin e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Siril Miller, me dejtorin e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gellder, me drejtorin…

Lexo më Shumë

Qetësi në vilën në Vodno. Nëse po përgatitet një falje e re në kabinetin presidencial tani për tani mbetet një enigmë. Megjithëse Alsat dërgoi zyrtarisht pyetje tek Presidentit Gjorge Ivanov, se cili nga të dënuarit ka dërguar kërkesë për falje, dhe nëse do të falen, përgjigje nuk morëm. Mbetet e panjohur nëse falje kanë kërkuar edhe organizatorët e ndërhyrjes së përgjakshme. Për ata prokuroria ka një hetim, dhe të dyshuarit janë Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, Trajko Veljanoski, Spiro Ristovski dhe Nikolla Boshkoski. Derisa juristët janë të ndarë rreth qëndrimeve nëse Ivanov ka mundësi ligjore t’i falë të dënuarit për 27…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca të reja gjyqësore për rastet “Trajektorja”, “Treqind” të PSP-së dhe për vrasjen e Nikolla Sazdovskit. Rasti “Trajektorja” gjendet në procedurën e dëshmive dhe në të janë akuzuar ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili gjykohet në mungesë, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish drejtori i NP Rrugët shtetërore Lupço Georgieski. Sipas akuzës së PSP-së, të akuzuarit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë shumë veprime me të cilat në procedurën për zgjedhjen e kompanisë për ndërtim të autostradave Milladinovc-Shtip…

Lexo më Shumë

Moti sot në vend do të jetë kryesisht me diell dhe me erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 8 deri 11, ndërsa ajo e ditës prej 14 deri 22 gradë Celsius, pasdite priten reshje të dobëta shiu. Në Shkup mot i ngjashëm, me diell erë veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në tetë gradë, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 21 gradë.

Lexo më Shumë

Me rastin e Ditës së rrogave të barabarta për burrat dhe gratë, Qendra për hulumtim dhe krijim të politikave organizon debat me temë “18 për qind më pak të vlefshme: hendeku në rrogat e burrave dhe grave”. Në debat do të diskutohet për hendekun në rrogat mes burrave dhe grave, i cili në vend arrin 18 për qind, për mjetet për evoluim të vlerave të punës dhe në përgjithësi për diskriminim e vendit të punës. Në debat do të flasin Emil Kërstanovski, koordinator nacional në Zyrën e Organizatës ndërkombëtare të punës në Shkup, Nikica Mojsoska-Bllazhevski, drejtor ekzekutiv i Maqdonisë 2025,…

Lexo më Shumë