Author: Rilinda

Asnjëherë nuk kam pasur dyshim se ky qytet e di që ta zgjedhë rrugën e vërtetë. Ju jeni komunë kufitare dhe shumë mirë e dini se cila është porta jonë e vërtetë evropiane drejtë botës së zhvilluar, tha kandidati për president i LSDM-së dhe koalicionit Stevo Pendarovski sonte në tribunën e hapur në Gjevgjeli. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, potencoi Pendarovski, në atë dekadë në plaçkën më të madhe të pasurisë popullore të vendit janë nxjerrë pesë miliardë euro, përderisa për periudhën e shkurtër pasi e morëm ftesën për anëtarësim në NATO në Maqedoninë e veriut arritën investime prej…

Lexo më Shumë

Në emisionin Click Plus të TV21, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti është pyetur edhe për marrëdhëniet me Hristijan Mickovskin e VMRO DPMNE, shkruan TetovaSot. Ahmeti ka thënë që konsensualitetin ia ka ofruar edhe LSDM edhe VMRO. “E kam takuar Hristijanin pas komenteve të Zekirit që LSDM do të del me kandidat të vetin dhe Mickovski më njoftoi që ka kontakte me Ziadin Selën dhe që ky i fundit i ka konfirmuar atij se do të del me kandidat për president. Mickovski na inkurajoi edhe neve që të dalim me kandidat në mënyrë që maqedonasit të maten midis…

Lexo më Shumë

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti sonte ishte mysafir në emisionin Click Plus të televizionit 21 në Shkup dhe ka folur kryesisht për zgjedhjet presidenciale. Drejtuesi i emisionit e pyeti Ahmetin për mendimin e tij personal për kandidatin e Aleancës dhe Besës, Blerim Reka, dhe Ahmeti u përgjigj: “Unë nuk e kam njoft personalisht. Atë e kam parë nëpër konferenca të BDI dhe të Sekretariatit për Marrëveshje të Ohrit. E njoha kur erdhi ne zyrën time disa herë për të lërkuar mga unë ta bëj Ambasador në Bruksel pasi që temë të doktoraturës e kishte integrimin europian.” tha…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim sonte ka mbajtur Tubim parazgjedhor në qytetin e Dibrës ku ka shpalosur Programin e kandidatit për kryetar të Komunës dr. Hekuran Duka dhe konceptin e konsensualitetit për president të vendit. Para të pranishmëve foli zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani i cili tha se ishte lideri i BDI-së, Ali Ahmeti që nuk ka lënë pa mos lëvizur asnjë gurë me qëllim që të mbaj drejtimin e këtij vendi, duke ju mundësuar qytetarëve një të ardhme më të mirë edhe në ato momente kur nuk kishte shpresë ishte i vetëm që në debate të ndryshme bënte thirrje…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në emisionin e sontëm në “Click plus” në TV 21 ka thënë se Sela dhe Reka janë ata që e kanë votuar Gjorge Ivanovin për president. “Në zgjedhjet e fundit dhe në momentin kur VMRO DPMNE dhe LSDM në atë kohë nuk e pranuan konceptin e konsesualitetit, 90% e shqiptarëve nuk e votuan Ivanovin për president, përveç Selës dhe Rekës që e votuan Ivanovin”, tha Ahmeti. Në pyetjen se a është mirë që presidenti të zgjidhet në Kuvend, Ahmeti ka thënë se është e arsyeshme të mendohet se mund të zgjidhet presidenti në Kuvend. “Ne…

Lexo më Shumë

Partia politike “ AlternAtiVa”, sonte ka mbajtur tubim në Çair të Shkupit, ku para qindra aktivistëve të Shkupit u folën hapat e mëtutjeshme të Alternativa-s dhe zgjedhjet presidenciale të 21 prillit. I pari para të pranishmëve fjalë rasti kishte, Zeqirija Ibrahimi, i cili tha: “Përveç kësaj, sonte dua t’ju flas edhe për patriotizmin fals dhe për demagogjinë. Meqë këto ditë po dëgjoj plot llafe patriotike për shqiptarët e mirë e për arnautët e ligë, dua ta pyes kandidatin e opozitës për president se cili ka qenë qëndrimi i tij për zgjedhjen e Ivanovit për president në fjalimin që ai e…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut mbetet në vendin e 95-të sipas indeksit të fundit botëror për lirinë e mediave të Reporterë pa kufij (RSF), njejtë sikur vitin e kaluar, kur vendi kërceu për 14 vende. Vërejtja kryesore e Reporterë pa kufij këtë vit është gjendja në servisin publik, RTVM, ku Qeveria ende nuk ka zbatuar reforma. “Edhe pse institucioni është stabilizuar në vitin 2018, Qeveria e re ende nuk e ka ndryshuar Ligjin për radiodifuzer publik, në kundërshtim me atë që e ka paralajmëruar në vitin 2017”, thekson organizata. “Ashtu që tani për tani, programi i servisit publik vazhdon t’i shërbejë interesat…

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë më të madhe opozitare maqedonase Hristian Mickoski, sot ishte i ftuar në emisionin Click Plus në Tv21 ku foli për ngjarjet aktuale politike në vend. Ai mes të tjerash disa here u shpreh i gatshëm të kërkojë vota nga shqiptarët për kandidaten e tyre për president, duke potencuar se shumë shqiptarë në vendin tonë tani më ia njohin kualitetet kandidates Gordana Siljanovska Davkova. Ishte interesant pjesa ku kryetari i VMRO-DPMNE-së tha se shumë shqiptarë në disa qytete të Maqedonisë si Tetova, Kërçova, Krushevë pas mbarimit të mitingut, shqiptarët tetovarë kanë kërkuar të bëjnë “selfie” me të. https://www.facebook.com/tv21hd/videos/600397377124421/

Lexo më Shumë

Kandidati shqiptar për president të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka, ka folur rreth kundërshtimeve ndaj përfshirjes së tij në garën për udhëheqës të shtetit. Reka ka thënë se është e pakuptimtë deklarata e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, se shqiptarët s’mund t’i mbajnë të gjitha postet udhëheqëse në Maqedoninë e Veriut. Sipas Rekës, askund nuk është e shkruar se një gjë e tillë s’mund të ndodhë. “Të tri postet udhëheqëse, Republika e Maqedonisë së Veriut duhet t’i ketë dhe mund t’i ketë shqiptarë”, është shprehur ai. “Ne duhet të çlirohemi si shqiptarë nga kompleksi i inferioritetit të tepruar ndaj maqedonasve”, ka…

Lexo më Shumë

Një grua shtatzënë e ka humbur foshnjën e saj, ndërsa dy tjera kanë kërkuar t’iu bëhet abort sepse kanë qenë të sëmura nga fruthi. Nga Klinika për gjinekologji shpjegojnë se një nga dy gratë shtatzëna është paraqitur në komisionin e shkallës parë, me kërkesë të saj, për të ndërprerë shtatzëninë për shkak të sëmundjes nga fruthi. Komisioni e ka dhënë lejen, e pas kësaj është kryer ndërprerja e shtatzënisë sipas të gjitha protokolleve, transmeton Novatv. Në komisionin e shkallës së parë, është paraqitur edhe një paciente e cila e ka kaluar fruthin duke qenë shtatzënë. Me kërkesë të saj, është…

Lexo më Shumë

Kandidati për president i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski sot në Dibër në takim me anëtarë, simpatizantë dhe qytetarë, tha se më 21 prill dhe 5 maj duhet të dilet në mënyrë masive të votohet, pasi këto zgjedhje janë historike për shtetin. Ai tha se Qeveria aktuale i ka bërë të gjitha aktivitetet e nevojshme me qëllim që t’i zgjidh problemet me fqinjët dhe tani së shpejti do të jetë anëtare e NATO-s, ndërsa bën gjithçka që t’i fillojë edhe negociatat me BE-në. “Koncepti i ynë është të shkojmë përpara së bashku, pa dallim të përkatësisë etnike dhe fetare. Ligji…

Lexo më Shumë

Në tubimin e mbajtur sonte në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, zëvenëskryeministri Bujar Osmani, tha se koncepti i BDI-së është shtyllë për qëllimin tonë final – barazinë tonë të plotë. “Për herë të parë folëm shqip në parlament, nënshkruam dokumente dygjuhësore nëpër ministritë tona, emëruam qeverinë dhe institucionet edhe në gjuhën shqipe, ndamë kazermën e Ilindenit dhe ja dhamë universitetit Nënë Tereza për të bërë kampus, filluam procedurën për të ndërtuar aksin Shkup-Bllacë, por gjithashtu nënshkruam marrëveshjen e Prespës dhe zgjidhëm çështje që mbanin peng këtë vend dhe pezull stabilitetin dhe nënshkruam protokollin për anëtarësim në NATO dhe BE”, tha mes…

Lexo më Shumë