https://www.facebook.com/KlanMacedonia/videos/1365036233638419/
Author: Rilinda
OSBE e ndjek procesin zgjedhor me 250 vëzhgues të sistemuar nëpër tërë vendin, ndërsa procesi deri më tani po zhvillohet pa probleme, informoi Serejn Mauborn, koordinues special i OSBE-së para vendvotimit në shkollën e mesme “Josip BrozTito” në Shkup. Shefi i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Rajnholld Lopatja informon se vërejtja e vetme deri më tani është ajo që disa personave të cilëve u ka skaduar afati i letërnjoftimeve janë kthyer dhe më pas janë kthyer të votojnë me pasaporta. “Është shumë me rëndësi për Maqedoninë e Veriut të tregojë se gjithçka zhvillohet në atë mënyrë për të cilën…
Në gjashtë orët e para të votimit në zgjedhjet presidenciale nuk është regjistruar asnjë parregullsi zgjedhore. Prokurori Xhelal Bajrami u tha gazetarëve se deri më tani, as Komisioni për ndjekjen e parregullsive eventuale e as qytetarët, nuk kanë vërejtur ndonjë shkelje. Prokuroria u zotua për të ndjekur me përpikëri gjithë procesin zgjedhor deri në fund, pas çka diku rreth orës 19 e 30 u paralajmërua se do të mbahet një konferencë tjetër për mediat, si përmbledhje për votimin e ditës.
Në Likovë raportohet për dalje jashtëzakonisht të ulët të qytetarëve në votime. https://www.youtube.com/watch?v=BsCG3-bKrhI
Pushteti lavdërohet vetëm se e kanë reformuar emrin. Kjo nuk është reformë, kjo është katastrofë. Ky është hap dështues. Më 21 prill dhe më 5 maj do të kuptojnë se koha e tyre ka kaluar. Vjen koha jonë porositi sonte kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Gordana Siljanovska-Davkova në tubimin në Probishtip. “Këtë pranverë pushteti do të largohet, ndërsa ne fillimisht vijmë në vend presidencial, e pastaj edhe në qeveri me kryeministrin e ri”, theksoi Siljanovska Davkova. Ajo u premtoi qytetarëve se kur do të bëhet ajo presidente do të luftojë që drejtësia të sundojë përfundimisht në vend. Paralajmëroi…
Javën e fundit përfundimisht me 15 prillin në shtet janë regjistruar 202 të sëmurë nga gripi, që është për 28,6 për qind zvogëlim në krahasim me javën e kaluar kur ishin regjistruar 283 të sëmurë, citohet në raportin që në ueb faqen e saj e publikoi Instituti për shëndet publik. Gjatë javës së fundit, nuk janë regjistruar raste të vdekjes të asocuar me grip. Numri i personave të paraqitur javën e fundit është më i madh për 47,4 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të sezonit të kaluar. Këtë javë, në laboratorinë virosologjike të ISHP-së arritën 17 materiale për…
Kandidati për president i LSDM-së dhe koalicionit Stevo Pendarovski sot pati takime me banorët e Debërcas, Vevçanit dhe Labunishtit. “Koncepti im është për bashkim, jetë të përbashkët në vend evropian dhe të avancuar. Slogani im është ‘Së bashku përpara’. Vetëm kështu mund të prosperojmë, e jo një nga një. Unë nuk bëj dallim për nga përkatësia fetare dhe etnike. Koncepti ynë ‘Një shoqëri për të gjithë ne’ sepse të gjithë ne jemi të njëjtë dhe duhet të gjithë t’i gëzojmë të drejtat të cilat na takojnë”, ka thënë Pendarovski nga Labunishti. Ai tha se opsionin që e ofron opozita dhe…
Sektorët për punë administrative do të punojnë të shtunën dhe të dielën, respektivisht më 20 dhe 21 prill të vitit 2019, si dhe më 4 dhe 5 maj të vitit 2019, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ata theksojnë se të gjitha kërkesat për dhënie të letërnjoftimeve (të dëmtuar, të humbur, apo të vjedhur), sipas procedurës së zbatuar ligjore, do të lëshohen urgjentisht në të gjitha Sektorët rajonale për punë administrative pranë MPB-së edhe atë vetëm nëse parashtruesi nuk posedon dokument udhëtimi biometrik. Zgjedhjet për kryetar shteti do të mbahen të dielën (21 prill), ndërsa rrethi i dytë është…
Ekipet në shtëpitë shëndetësore të cilat janë të gatshme do të fillojnë sot me vaksinim në terren nëpër shkolla, ndërsa atyre të cilëve u duhet përgatitje pak më e madhe do të fillojnë nga e hëna. Mund të jenë të pranishëm prindërit dhe kjo është me qëllim që të ruhet shëndeti i atyre fëmijëve, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Theksoi se të gjithë që nuk janë vaksinuar janë në rrezik jashtëzakonisht të lartë që të sëmuren. Sqaroi se para disa muajve kanë formuar grup multisektorial dhe është konfirmuar se ka rregulla pozitive ligjore të cilat tregojnë në atë…
Bashkimi Demokratik për Integrim, fushatën përmbyllëse për zgjedhjet presidenciale për këtë vit e ka mbajtur në Tetovë, ku kryetari Ali Ahmeti ju bëri thirrje qytetarëve të Komunës së Tetovës që së bashku me 21 prill të votojnë për konsensualitetin që është një ndër shtyllat e Marrëveshjes paqësore të Ohrit dhe se vota për presidentin konsensual është një hap përpara drejt anëtarësimit të plotë në NATO dhe Bashkimit Evropian. “Një nga shtyllat e marrëveshjes është Demokracia Konsensuale. Nuk di si t’jua shpjegoj oponentëve edhe pse vetë ata e kanë shpjeguar po siç shihet edhe ata vetë nuk kanë ditur se çka…
Kryetari i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev dhe përfaqësuesi i BDI-së dhe ministër i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi bënë thirrje për fitore të dyfishtë në Dibër. Porositën që qytetarët ta mbështesin kandidatin e përbashkët presidencial Stevo Pendarovski dhe kandidatin për kryetar të komunës Hekuran Duka. “U bashkuam në shtëpi, morëm vendime të rëndësishme, mbajtëm leksione evropiane, pa kalkulime. Që ta mbajmë popullin, të rinjtë. Kam ardhura që të kërkoj mbështetje që ta ruajmë unitetin” theksoi Zaev, i cili tha se Dibra gjithmonë ka qenë shembull i bashkëjetesës në vendin tonë. Ai bëri thirrje në vëmendje të veçantë për të cilin votojnë…
Furnizimi me energji të ngrohjes Ballkan energji SHPKNJP Shkup është shoqatë që kryen veprimtari të rregulluar energjetike furnizim me energji të ngrohjes, për çka posedon licencë të lëshuar nga Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në këtë drejtim, konform detyrimeve nga licenca, duam që të potencojmë se të gjitha aktivitetet tona zhvillohen në pajtim me aktet valide ligjore dhe nënligjore. “Për ne si kompani me orientim shfrytëzues, e cila ofro shërbim të interesit publik, me rëndësi prioritare është që konsumatorët tanë të marrin informacion të shpejtë dhe me kohë. Pikërisht për këtë…

