Arbër Ademi nga BDI ka deklaruar se në rrethinë e dytë do të rritet përkrahja e Stevo Pendarovskit. “Kandidati i jonë i përbashkët Stevo Pendarvoski ka marrë përkrahje të konsiderueshme nga të gjithë qytetarët, përfshirë edhe shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe presim dhe do të punojmë në rrethinë e dytë kjo përkrahje të rritet. Ka dështuar kandidati i opozitës, Blerim Reka, duke e ditur se ai gjatë tërë fushatës ka patur retorik nacionaliste dhe nuk arritën të fitojnë përkrahjen e shqiptarëve”, tha Ademi.
Author: Rilinda
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski ka shpallur fitore në zgjedhjet presidenciale. “Kemi fituar dhe kjo është fitore e gjithë juve që jeni këtu dhe ato që sot kanë përkrahur kandidatin Gordana Siljanovska. I kemi fituar të gjithë ato politikat mashtruese dhe kriminele në ballë të të cilëve është Zoran Zaev. Por është e nevojshme fitore edhe në rrethinë e dytë. E kemi fituar hotel koalicionin e hoteleve”, tha Micksoki, raporton SHENJA. Ai tha kjo fitore është e madhe ngase është e popullit dhe në momentin e duhur. “Nga sot, Maqedonia, ka një realitet të ri. Maqedonia e drejtë ka fituar…
Sonte në orën 23.00, në qendrën mediatike të kandidatit presidencial, Stevo Pendarovski, do të mbahen dy deklarata për mediat. https://www.facebook.com/portalb.mk/videos/1573699402767605/
Kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska në konferencën për shtyp falënderoi VMRO-DPMNE, qytetarët ta u dëshpëruan nga qeveria dhe votën kanë vendosur që të ja japin asaj. “Nëse bashkohen votat tona me Blerim Rekës dhe nëse bashkohen votat që i përmenda dallimi është mbi 70 mijë vota. Për dikë, si unë që në tërë fushatën ka treguar për mos përmbajtjen e sistemi ku mungon sundimi i drejtësisë, sistemi i zhytur në krim, korrupsion dhe nepotizëm, kjo është më e rëndësishme. Opozita ka arritur që t’i bind qytetarët, se në mungesë të drejtësisë ne mund të themi tregime për BE dhe NATO”,…
Udhëheqësi i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski do të drejtohet në konferencë për shtyp pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale. Fjalimin e tij mund ta ndiqni drejtpërdrejt në linkun më poshtë: https://www.youtube.com/watch?v=vqwHyfx9-d0
Sipas numërimit të 88% votave nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor deri në orën 22:30, votuesit e vendit në këto zgjedhje presidenciale kanë votuar në këtë mënyrë: Për Blerim Rekën 70.066 apo 11,04%; Gordana Siljanovskën 267.169 apo 42,11% dhe Stevo Pendarovskin 270.260 apo 42,60%. Ndërsa vota të pavlefshme ka 26.983 apo 4,25%. ************************************************************ 22:05 -Sipas numërimit të 76% votave nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor deri në orën 22:00, votuesit e vendit në këto zgjedhje presidenciale kanë votuar në këtë mënyrë: Për Blerim Rekën 61.754 apo 11,76%; Gordana Siljanovskën 217.022 apo 41,34% dhe Stevo Pendarovskin 224.113 apo 42,69%. Ndërsa vota të pavlefshme ka 21.618 apo 4,12% . ***************************************************** 21:18 -Sipas numërimit të 71% votave nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor deri…
KSHZ deri tani ka përpunuar 82.74 për qind të votave. Vazhdon të jetë e ngushtë gara mes Stevo Pendarovskit dhe Gordana Siljanovskës. Sipas rezultatit, Pendarovski ka fituar 262.348 vota, ose 42.57 për qind. Kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Sijlanovska ka fituar 259.069 vota, ose 42.04 për qind. Kandidati shqiptar Blerim Reka ka 68.820 vota, ose 11.17 për qind. Mbi 26 mijë vota janë të pavlefshme
Në zgjedhjet e sotme të parakohshme për zgjedhjen e kryetarit të komunës së Novo Sellës asnjë prej të dy kandidatëve, Nikolla Andonov nga LSDM-ja dhe Nikolçe Stoillkov nga VMRO-DPMNE-ja, nuk kanë marr numrin e nevojshëm të votave. Pra sipas të dhënave nga shtabet e të dy kandidatëve ka një numër të madh të fletëvotimeve të pavlefshme dhe me siguri ato vendosën se sot nuk ka fitues. Sipas disa informatave në epërsi minimale është Stoillkov, ndërsa sipas disa informatave të tjera Andonov. Sipas informacioneve nga Komisioni Komunal Zgjedhor deri tani janë numëruar votat prej më shumë se gjysmës së vendvotimeve prej…
Nga gjithsej 98.28 për qind të votave të numëruara në komunën e Çairit, në epërsi është kandidati i partive në pushtet, Stevo Pendarovski me 8.074 vota, ose 46.32 për qind. Kandidati i opozitës shqiptare Blerim Reka ka marrë 5.722 vota, ose 32.83 për qind. Kandidatja e VMRO-DPMNE-së ka marrë 2.914 vota ose 16.72 për qind. Numri i votave të pavlefshme në këtë komën është 720 ose 4.13 për qind.
Kandidati për President i mbështetur nga opozita shqiptare, Blerim Reka, në një dalje para shtabit të tij dhe gazetarëve tha se ai udhëheq në të gjitha komunat ku banojnë shqiptarët. Ai tha biles se udhëheqin në një diferencë të madhe, praktikisht 3 me 1 kundrejt kandidatëve të tjerë. Ai akuzoi partitë në pushtet se ka pasur një presion të madh kundrejt votuesve shqiptarë dhe elektorati ka qenë i kapur. Gjithsesi ai theksoi se ishte optimist sepse në mbi 50 për qind të votave të numëruar deri më tani, ai ka marrë mbi 50 mijë vota dhe kjo do të thotë…
Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska janë kandidatët që kanë kaluar në rrethin e dytë në garën për President të Maqedonisë së Veriut. Kandidati Blerim Reka i përkrahur nga dy partitë (Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA) ka dështuar totalisht duke mos arritur të jetë të paktën afër kalimit në rrethin e dytë. Reka, gjithashtu nuk ka arritur as të kalojë numrin e votave që kishin marrë ish-kandidatët shqiptarë Muharrem Nexhipi që kishte marrë 155 978 vota dhe Imer Selmani i cili së fundmi mori afër 150 mij vota. Mbështetja e dobët e minimale e Rekës dëshmon edhe…
Nga të gjithë ne pritet përgjegjësi serioze nëse arrijmë dy gjëra: zgjedhim me sukses president të shtetit dhe gjithsesi të zgjedhim president i cili do të na udhëheqë përpara, tha kryeministri dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev pas votimit në vendvotimin 1730 në Strumicë, ku votoi së bashku me bashkëshorten Zorica. Bëri thirrje të gjithë të tregojnë përgjegjësi të pjekur nëse demonstrojnë demokraci në zgjedhje. “Nëse zgjedhjet do të jenë të suksesshme, nëse e ruajmë unitetin në vendin tonë, hapërojmë fuqishëm përpara drejt botës bashkëkohore së cilës i takon vendi ynë, Republika e Maqedonisë së veriut”, theksoi kryeministri dhe lider…

