Author: Rilinda

Lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, në debatin televeziv në TV 21 dha deklaratë në të cilët ka të pavërteta: Kuvendi që i ka votuar le të formojë komision, që të shohim se ku kanë shkuar 15 milion euro, parat tuaja. Ne kemi indikacione për keqpërdorim, që do të thotë se dikush duhet të formojë komision, që të verifikojë punën e Katica Janevës dhe kuvendarëve dhe ku shkuan 15 milion euro?  [Burimi: TV 21 /Klik plus– biseda me Hristijan Mickoski (prej minutës 45 deri në minutën 46 ) – data: 04.16.2019] ARSYETIM: Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë pjesëmarrjes në  TV21 në emisionin “Click plus”, në…

Lexo më Shumë

Rreth 15 kundërshtime ka dorëzuar partia opozitare deri te Komisioni për Antikorrupsion për keqpërdorim gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa ankesa ka edhe nga qytetarët. Një pjesë e ankesave të opozitës janë pranuar dhe tashmë po procedohen në pajtim me afatet e parapara, derisa ankesat nga  qytetarët do të shkojnë në procedurë të rregullt. Siç kumtoi kryetarja e Komisionit për luftë kundër korrupsionit, Biljana Ivanovska në emisionin e djeshëm “Samo vistina”, pagesa e mbështetjes  shtesë të vreshtarëve për vreshtarët është njëra ndër ankesat e qëndrueshme të opozitës sepse ka elemente të ndikimit mbi votuesit. Sipas saj, edhe pagesa e parakohshme e subvencioneve,…

Lexo më Shumë

Deri më 30 qershor të këtij viti Ministria e Mbrojtjes duhet t’i realizojë përgatitjet për konsultime multilaterale me NATO-n për finalizimin e Vlerësimit PARP 2019, vendosi Qeveria në seancën e sotme. Deri më 30 qershor ky dokument duhet të dorëzohet edhe në Shtabin kryesor të Aleancës në Bruksel. “Për implementimin e detyrimeve të ndërmarra, Ministria e Mbrojtjes duhet ta informojë Qeverinë më së voni deri më 31 korrik të vitit 2019”, bëri të ditur pres shërbimi qeveritar.

Lexo më Shumë

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi i pyetur se nëse ndonjë nga ministrat dhe funksionarët e BDI-së, duhet të zëvendësohen, ai është përgjigjur duke thënë se është i kënaqur nga të gjithë ministrat, kryetarët e komunave nga radhët e BDI-së si dhe deputetët e kësaj partie. “Unë jam i kënaqur nga puna e ministrave të BDI-së, posaçërisht jam i kënaqur nga grupi parlamentar, i kënaqur jam edhe nga kryetarët e komunave. Për në BDI nuk ka asnjë debat për shkarkime, ne jemi të fokusuar në rrethinë e dytë të zgjedhjeve ku presim fitore”, ka thënë Grubi gjatë një emisioni në Tellma.

Lexo më Shumë

Më 30 prill skadon afati përfundimtar për dorëzim të Paraqitje tatimore vjetore për vërtetimin e tatimit personal të të ardhurave për vitin 2018 për qytetarët nga ana e Drejtorisë për të ardhura publike (DAP), ndërsa aktiviteti për gjenerim dhe dorëzim të Paraqitjeve tatimore vjetore është në vijim. Tatim-paguesit  – personat fizikë, që janë regjistruar në sistemin “e-Tatim personal” përmes profileve të tyre shfrytëzuese mund të kryejnë verifikim në Paraqitjet tatimore vjetore, informon DAP. “Qytetarët kanë mundësi më së voni deri më 31 maj ta konfirmojnë apo korrigjojnë Paraqitjen preliminare tatimore vjetore. Deri në përfundim të afatit përfundimtar ligjor, qytetari mund ta ndërrojë statusin…

Lexo më Shumë

Kandidatët për presidentë të Maqedonisë së Veriut, Pendarovski dhe Siljanovska-Davkova kanë kërkuar votat e shqiptarëve për balotazhin më 5 maj. Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska-Davkova kanë kërkuar që në paraqitjen e parë pas shpalljes së rezultateve, votat e shqiptarëve, që votuan për kandidatin Blerim Reka. Këto do të jenë vendimtare për përcaktimin e fituesit në zgjedhjet presidenciale. Kjo duke patur parasysh dallimin e ngushtë të votave prej më pak se një për qind, përkatësisht vetëm 4 mijë e 500 vota, transmeton Dojçe Vele. Stevo Pendarovski, kandidat për president i mbështetur nga partitë e koalicionit qeveritar, ka thënë se prej votuesve shqiptarë…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kristian Timonie sot ka apeluar deri te qytetarët, që të mendojnë mirë gjatë këtyre dy javëve – deri në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. “Edhe neve na duhet, sepse ajo nënkupton të afrohemi drejt Bashkimit Evropian, sepse do të na duhet bashkëbisedues kredibil, që është shumë e rëndësishme në atë periudhë tranzike, shumë e rëndësishëm për vendin tuaj. Ju duhet ta zgjidhni, kurse ne do ta kryejmë punën tonë, por na duhet shtet që funksinon. Për këtë, përpiquni që të na jepni atë shenj, atë sinjal, dhe mendoni mirë gjatë këtyre dy…

Lexo më Shumë

Rezultate të afërta por mjaft më të ndryshme se zgjedhjet e kaluara. Në qytetin e Shkupit, nëse numërohen komunat e fituara, Siljanovska dhe Pendarovski janë baraz, 5 me 5. (Siljanovska- Aerodrom, Butel, GAzi Babë, Gjorçe Petrov, Kisella Vodë), (Pendarovski- Kaprosh, Saraj, Qendë, Çair, Shuto Orizarë). Por fitorja e Siljanovskës në nivel të Shkupit është më e lartë se e Pendarovskit për 664 vota. Siljanovska mori 87.268, kurse pendarovski 86.604 vota. Është iteresant se të gjitha fitoret e Siljanovskës janë realizuar në komunat ku dalja ka qenë mes 42 dhe 49,95 për qind. Pendarovski ka votuar vetëm në dy komun aku…

Lexo më Shumë

Familja e Nikolla Sazdovskit ka reaguar pas dënimit. Ata thotë se asgjë në botë nuk ua kthen djalin e vdekur. Toni Sazdovski, babai i Nikolla Sazdovskit, deklaroi se dënimi është aq sa e ka parashikuar ligji. “Për fat të keq në Maqedoni nuk është parashikuar dënim më i lartë për njerëz që nuk kanë kaluar 20 vjet kur e kanë kryer veprën. Për neve, për mua si prind megjithatë, edhe po të shqiptoheshin 1 mijë vjet burg, nuk do të mjaftonte. Nuk ka gjykatë në botë që mund të shqiptojë dënimin e duhur për këtë vepër”, ka thënë Toni Sazdovski.…

Lexo më Shumë

Besir Bela është dënuar sot me 19 vjet burg për vrasjen e “Komitit” Nikolla Sazdovski, në lagjen Autokomandë. Pas shqiptimit të dënimit ka reaguar vëllai i tij Besar Bela. “Vendimi është i njëanshëm. Nuk e pranojmë këtë vendim pasi nuk ka patur vrasje mizore. Gjykata ka gjykuar si ka dashur vetë. Kjo përmban bazë politike, prandaj  nuk e pranojmë këtë vendim. E pamë me rastin e Almirit të vogël se çfarë ndodhi dhe çfarë po ndodhë tani me këtë rast. Në Maqedoni ende nuk ka drejtësi për shqiptarët”, ka thënë Besar Bela. Përveç Belës, gjykata dënoi edhe Skender Demirin (19…

Lexo më Shumë

Me prezantimin e dëshmive materiale sot në Gjykatën Penale në Shkup vazhdoi procedura e përsëritur kundër ish ndihmësministrit të Punëve të Brendshme Gjoko Popovski për keqpërdorim të pozitës zyrtare gjatë blerjes së 300 automjeteve për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Po prezantohen dokumente për furnizimin publik të automjeteve, në mesin e të cilave edhe shkresa për automjete,norma të interesit, deklaratat doganore dhe fatura për mirëmbajtje dhe servisim. Sipas akuzës së PSP-së, Popovski nuk i ka respektuar rregullat ligjore për furnizim publik dhe e ka dëmtuar buxhetin në vlerë prej 453.570 eurove. Procesin e udhëheq gjykatësja Dobrilla Kacarska, ndërsa…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në mesditë do ta mbajë seancën e 131-të të rregullt në kuadër të së cilës do ta shqyrtojë Informacionin për takimin e mbajtur të Këshillit drejtues për supervizion dhe ndjekje të avancimit në implementimin e E-112 në vend dhe Grupin e formuar ndër resorial (ekipi operativ) për ndërmarrjen e aktiviteteve për realizimin dhe implementimin e Sistemit për thirrje urgjente E-112 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që do ta prezantojë Qendrën për menaxhim me kriza. Siç informojnë nga pres-shërbimi qeveritar, në propozim të Ministrisë së Ekonomisë, në seancë do të shqyrtohet edhe…

Lexo më Shumë