Kryeministri Zoran Zaev ka reaguar lidhur me zhvillimet e një dite më parë në BFI. Ai ka thënë se puna e tij është që t’i shërbej qytetarëve kurse detyra e reisit është që t’i shërbejë qytarëve të bashkësisë Islame, transmeton gazeta Lajm. Ai, më tej ka shtuar se duhet bashkëpunim i ndërsjelltë dhe askush nuk duhet të përzihet në politikat e bashkësive fetare. “Qeveria nuk do të përzihet në bashkësitë fetare, as në BFI. Nga ministri Spasovski jam informuar se është kërkuar asistencë e policisë dhe se kishte dërguar 3 policë. Për ne, reis është ai të cilin e ka…
Author: Rilinda
Hetimit të Prokurorisë kundër reisit të Bashkësisë Fetare Islame (BFI), Sulejman Rexhepi për shpërndarje të gjuhës së urrejtjes ndaj popullit maqedonas, sot i është bashkëngjitur edhe shpërndarja e gjuhës së urrejtjes kundër gjykatëses e cila e ka miratuar vendimin që ai të shkarkohet nga posti i reisit të BFI-së dhe në vend të tij të emërohet Skender Buzaku. “Do të veprohet për rastin në fjalë, do të kryhen kontrolle edhe atë në kuadër të lëndës që edhe më herët është hapur në Prokurorinë Themelore Publike”, thonë për Portalb.mk nga Prokuroria. Rexhepi, gjatë konferencës së djeshme për shtyp tha se ka…
Reis ul Ulema Sulejman Rexhepi është kthyer në selinë e Bashkësisë Fetare Islame në Shkup. Ai ka thënë se është normale ardhja e tij në selinë e BFI-së dhe se do të vazhdoj me takimet dhe punën. “Është krejt normale kjo ardhja ime. Kemi aktivitete tjera. Kam takim me Kiro Stojanovin. Biskupi i Kishës Katolike. Nuk kam pasur takime me asnjë parti politike”, ka deklaruar Sulejman Rexhepi pas ardhjes së tij në selinë e BFI-së.
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Hagë, Mbretëria e Holandës. Siç kumtoi MPJ, Dimitrov në Hagë do të realizojë takime me kolegun holandez Stef Bllok, si dhe me përfaqësues të zyrës së kryeministrit holandez, të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe anëtarë të Parlamentit. Ministri Dimitrov do të ketë fjalim edhe para Komitetit parlamentar për Çështje Evropiane, ku do të prezantojë progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën e kaluar dhe gatishmërinë e vendit për fillimin e bisedimeve për inkuadrim me…
Prej sot fillon shënimi i Javës globale të parave. Me atë rast do të organizohen një sërë aktivitetesh për përforcimin e vetëdijes për nevojën për arsimim më të madh financiar dhe promovim të përparësive për inkluzivitet më të madh financiar. Në kuadër të shënimit për herë të parë më 27 mars do të mbahet garë kombëtare në kuadër të Kuizit evropian të parave, ku do të zgjedhen fitues të cilët do ta prezantojnë Maqedoninë e Veriut në finale që do të mbahet në Bruksel. Gara kombëtare është inicativë e Asociacionit bankar të Maqedoniosë së Veriut, e në realizim janë përfshirë…
Moti sot në vend do të jetë kryesisht me diell dhe me erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 8 deri 11, ndërsa ajo e ditës prej 14 deri 22 gradë Celsius, pasdite priten reshje të dobëta shiu. Në Shkup mot i ngjashëm, me diell erë veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në tetë gradë, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 21 gradë.
Duket se Skender Buzaku nuk e ka mbështetjen e ish-sekretarit të përgjithshëm të BFI-së, Afrim Tahiri. Në një komunikatë drejtuar mediave, Tahiri që në vitin 2015 bashkë me Buzakun dhe disa tjerë tentuan të marrin kontrollin e BFI-së, thotë që Lëvizja e ashtuquajtur “Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI” qartë dhe në mënyrë shumë transparente ka bërë me dije se si duhet të kryhen reformat dhe të gjitha ndryshimet e patjetërsueshme brenda BFI-së, duke i respektuar të gjitha normat kushtetuese, aktet juridike si dhe rregulloret e brendshme që rregullojnë funksionimin legjitim të organeve të BFI-së dhe që sigurojnë mbarëvajtje të…
I gjithë libri poetik i Sulejman Didës “Hanë e pakryeme” është një kuvendim shpirtëror i pashoq i poetit me hanën. Hana është personifikuar si rrallë në ndonjë libër tjetër poetik, edhe pse asaj i është kënduar qysh pa lindur shkrimi. Hana ka qenë një kult i lashtë, simbol adhurimi, kurse poeti e ka sjellë në kohë moderne si një muzë femërore. Ciklin e gjatë prej 46 poezish kushtuar hanës, që është një poemë më vete, autori e ka vendosur në qendër të vëllimit të tij të ri poetik, që vjen njëzet vite pas të parit, njëlloj siç hëna e plotë…
Shkruan: Mero Baze Maqedonia e Veriut, po shkon në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me sytë nga shqiptarët. Në raundin e parë kandidati shqiptar Blerim Reka, i pambështetur nga BDI, si forca kryesore e shqiptarëve në pushtet, arriti të sigurojë 79.921, një pakicë e artë votash, të cilat janë vendimtare për kandidatin fitues në raundin e dytë. Stevo Pendarovski I LSDM, ka marrë 323.892 vota, Gordana Siljanovska-Daavkova, e partisë së Gruevskit, ka marrë 319.364 vota, ndërsa shqiptari Blerim Reka 79.921 vota. Fitorja më e madhe e zgjedhjeve të kaluara parlamentare në Maqedoninë e Veriut, që çmontoi pushtetin e Gruevskit,…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët ka reaguar nëpërmjet Facebookut të tij ndaj drejtësisë selektive që po ndodh në Maqedoninë e Veriut. Ai diskriminimin që u bëhet shqiptarëve në pushteti gjyqësor e ka ndërlidhur me pazaret politike që kandidatët për President, Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski tentojnë ta bëjnë me shqiptarët. Sipas Ziadin Selës në gjykata nuk ka rëndësi se çfarë vepre ke bë, por emri dhe mbiemri shqiptar. Lideri i opozitës nëpërmjet këtij reagimi, ka rikujtuar edhe rastin e ‘Almirit’, ku kryesi i veprës kriminale morri dënim minimal. Më poshtë keni reagimin e plotë të tij: Kush kënd do ta…
Lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, në debatin televeziv në TV 21 dha deklaratë në të cilët ka të pavërteta: Kuvendi që i ka votuar le të formojë komision, që të shohim se ku kanë shkuar 15 milion euro, parat tuaja. Ne kemi indikacione për keqpërdorim, që do të thotë se dikush duhet të formojë komision, që të verifikojë punën e Katica Janevës dhe kuvendarëve dhe ku shkuan 15 milion euro? [Burimi: TV 21 /Klik plus– biseda me Hristijan Mickoski (prej minutës 45 deri në minutën 46 ) – data: 04.16.2019] ARSYETIM: Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë pjesëmarrjes në TV21 në emisionin “Click plus”, në…
Rreth 15 kundërshtime ka dorëzuar partia opozitare deri te Komisioni për Antikorrupsion për keqpërdorim gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa ankesa ka edhe nga qytetarët. Një pjesë e ankesave të opozitës janë pranuar dhe tashmë po procedohen në pajtim me afatet e parapara, derisa ankesat nga qytetarët do të shkojnë në procedurë të rregullt. Siç kumtoi kryetarja e Komisionit për luftë kundër korrupsionit, Biljana Ivanovska në emisionin e djeshëm “Samo vistina”, pagesa e mbështetjes shtesë të vreshtarëve për vreshtarët është njëra ndër ankesat e qëndrueshme të opozitës sepse ka elemente të ndikimit mbi votuesit. Sipas saj, edhe pagesa e parakohshme e subvencioneve,…

