Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sekerinska tha qeveria po i ndjek me kujdes zhvillimet në BFI, duke mos dashur të ndërhyjnë në çështjet fetare në vend. Ajo tha besimtarët dhe gjykatat kompetente duhet të vendosin për këtë çështje, dhe se duhet të hetohen akuzat për falsifikim të mundshëm të disa prej dokumenteve. https://www.youtube.com/watch?v=wNvKs19VuJA
Author: Rilinda
Analisti i njohur maqedonas Sasho Ordanovski, nëpërmjet një shkrimi autorial për Civil Media, ka analizuar fushatën zgjedhore në rrethin e dytë. Ordanovski nuk ka hezituar të komentoj edhe sjelljen e BDI-së dhe forcën e tyre politike, të cilën ai e sheh me skepticizëm. Duke komentuar deklaratën e Izet Mexhitit, ku Mexhiti ka parlajmruar se në rrethin e dytë do të shkojnë derë më derë për të siguruar mbështetje Pendarovskit, Ordanovski ka këshilluar BDI-në që gjatë fushatës më mirë të qëndrojnë në zyrat shtetërore. “…Duke e pasur parasysh reputacionin e BDI-së tek elektorati shqiptarë, nësë vërtetë dëshirojnë të ndihmojnë, ndoshta më…
Gazetari Isen Saliu, i ftuar në emisionin Studio e Hapur, ka deklaruar se migrimi i qytetarëve nuk është faktor vendimtar për rënien e numrit të votuesve. Ai tha se BDI kishte dhënë instruksione që të mos dalin në votime, sepse nuk ishin të sigurt se mund ta votonin edhe Blerim Rekën. Ai mendon se presidencialet ishin një test në mes partive shqiptare. Sipas Saliut, në rrethin e dytë do të ketë dalje më shumtë të shqiptarëve dhe do të ketë një përballje në mes të dy kampeve politike dhe pritet që të votojnë kandidatin Stevo Pendarovski. Ditëve të fundit kemi…
Pas raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale do të ketë pastrime dhe rikonstruim të plotë të kabinetit qeveritar. Kështu paralajmëroi kryeministri, Zoran Zaev, i cili ripërsëriti se votuesit gjatë të dielës treguan se janë të dëshpëruar nga disa funksionarë aktualë të kësaj përbërje. “Mesazhi i dhënë nga qytetarët në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale është marrë dhe padyshim që do të reagojmë, por fillimisht t’i japim shans shtetit. Qytetarët abstenuan duke qëndruar në shtëpitë e tyre, dërguan mesazhe për pakënaqësi ndaj pushtetit, ndërsa nëse do të ishin tërhequr nga ne, do t’i jepnin mbështetje Siljanovskës. Edhe Mickoski është deligjitimuar…
Kandidatja për presidente të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), nga VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni, Gordana Siljanovska edhe sot ka përmendur votat e kandidatit të pavarur, Blerim Reka, për të cilat tha se nuk pret që ato t’i vinë në mënyrë automatike, sepse partitë flasin ndërmjet vete, transmeton Portalb. “Unë si një kalorëse grua e pranova fushatën kreative dhe intelektuale të zotëri Rekës. Nuk pres që votat të vinë në mënyrë automatike, sepse partitë flasin ndërmjet vete, kurse unë u drejtohem të gjithë qytetarëve. Pres që të rinjtë shqiptarë, të cilët dinë, dhe nuk duan të jenë të shfrytëzuar nga partitë politike, shpesh herë…
Shkup, 24 prill – Dënimi i shqiptuar nga gjykatësja e Gjykatës Shkupi 1 është jashtë kuadrit të praktikës gjyqësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kështu shprehet për gazetën KOHA avokati Bashkim Ameti, ndërsa thotë se praktika gjyqësore askund në botë nuk njeh dënime të këtilla në raste si ajo e “Sazdovskit”. “Nëse merret dhe analizohet praktika gjyqësore për raste të këtilla dhe të ngjashme si kjo, do të konstatohet se dënimet janë dukshëm më të ulta se sa dënimi që u shqiptua për të akuzuarit Bela dhe Demiri. Jeta e gjithsecilit qytetar duhet të mbrohet nga forca e Ligjit,…
Mesazhi i votuesve të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale është pranuar dhe gjithsesi do të reagojmë, por le t’i japim shans shtetit tonë, tha sot kryeministri Zoran Zaev duke i komentuar rezultatet zgjedhore. Ai shprehu bindje se megjithatë zgjedhjet do të jenë të suksesshme dhe se koncepti i kandidatit të tyre, Stevo Pendarovski do të fitojë. Sipas tij, çështja e emrit dhe Marrëveshja e Prespës nuk janë arsye për mosplotësimin e rezultateve tona të pritshme pasi në referendum dolën 669.000 qytetarë, ndërsa “për” votuan 609.000 qytetarë. Nëse shumica e vërtetë kanë qenë kundër, kanë pasur, tha, mundësi dhe në…
Skender Buzaku, i cili me vendim të Gjykatës themelore Shkupi 2 është emëruar kryetar i ri i BFI-së, në një intervistë ekskluzive për Gazetën Lajm ka akuzuar reisin e deritanishëm se po shantazhon dhe frikëson myftitë e Myftinive në Maqedoni. Lidhur me sulmin fizik, ai thotë se atë e ka kryer “një grup kriminel i Sulejman Rexhepit”. Lidhur me qëndrimet e BDI-së, Buzaku thotë se shumë njerëz nga BDI e kanë uruar për postin, kurse ata që nuk e përkrahin thotë se kanë përfituar në mënyrë ilegale prej reisit të deritanishëm. Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon më…
Skender Buzaku ka deklaruar sot se mbrëmë derisa ka qëndruar në zyrat e BFI-së, menjëherë pas largimit të policisë është sul*muar fizikisht nga disa persona. Sipas tij kjo ka qenë edhe arsyeja që ai mbrëmë ka braktisur zyrat e BFI-së. Buzaku për Alsat tha se personat janë identifikuar dhe janë të njohur për policinë. Nga ana tjetër njofton se së shpejti nën shoqërim të policisë do të kthehet sërish në zyrat e BFI-së. “Pasi mora vendimin i cili ka dal në Gazetën Zyrtare që dje dhe që është i plotfuqishëm, shkova në BFI ku jam pritur shumë mirë nga të…
Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, mbrëmë mbajti fjalim në hapjen e manifestimit „Java e filmave turq“, i cili realizohet me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Kinematografisë pranë Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë. Ministri i Kulturës para mysafirëve të shumtë, në mesin e të cilëve edhe Tulin Erkal Kara, ambasadore e Republikës së Turqisë në vendin tonë, profesorëve të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik dhe të tjerëve, theksoi se ky manifestim do të jap një impuls të rëndësishëm dhe do të hap shumë mundësi të reja të bashkëpunimit ndërmjet produksioneve të filmit, për t’i shkëmbyer artistët dhe regjisorët…
Asnjë qytetar që jeton në banesë në pronësi të tij ,që është shkyçur nga sistemi për ngrohje qendrore para 31 marsit të vitit 2019, nuk do të paguajë asnjë shpenzim për dërgesë të energjisë së ngrohjes nga sistemi për ngrohje qendrore duke filluar nga faturat për muajin prill. Siç njoftoi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRrE) dhe Shërbime të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, detyrimi për pagesë të kompensimit fiks për ngrohjen qendrore do të vazhdojë vetëm për qytetarët që janë shkyçur nga sistemi për ngrohje qendrore dhe banesat e tyre janë të zbrazëta. Nga Komisioni sqarojnë se…
Për shkak të problemeve shëndetësore të dëshmitarit Stevica Josifovski, seanca e sotme për lëndën “Maxhar Telekom” të Prokurorisë Speciale Publike, është shtyrë për më 8 maj, kur do të dëshmojë profesori Borçe Davitkovski. Dëshmitari Josifoviq do të dëshmojë më 19 qershor me kërkesë të prokurores Lile Stefanova, me elaborim se duhet të përgatitet për dëshminë e tij, sepse i njëjti në vitin 2009 në Prokurorinë Publike ka dhënë deklaratë se në vijim është hetimi i brendshëm i pavarur të aprovuar nga këshilli i drejtorëve të kompanisë, dhe ka theksuar se pas hetimit do të mund të prononcohet. Ajo nga personi…