Author: Rilinda

Kandidatja për presidente të shtetit e mbështetur nga OBRM-PDUKM dhe koalicioni, Gordana Siljanovska-Davkova u takua sot me qytetarët e komunës së Çairit, ku i falënderoi ata për mbështetjen e tyre në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe kërkoi edhe më shumë mbështetje në rrethin e dytë të planifikuar për 5 maj. Siljanovska u tha qytetarëve se nëse ajo fitoi zgjedhjet, ajo do të sillte drejtësi në Republikën e Maqedonisë, duke theksuar se ajo do të jetë presidente grua për të gjithë qytetarët, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, fetare apo politike. Siljanovska-Davkova theksoi se ajo nuk dëshiron të bëjë…

Lexo më Shumë

“Një ditë pushim, një javë pastrim”. Kështu u shprehen mbrapa kamerës sonë disa nga punonjësit e ndërmarrjeve publike që kujdesen me higjienën e hapësirave publike. Mijëra qytetarë me rastin e 1 Majit kishin vërshuar qendrën rekreative sportive Saraj, Liqenin Treska dhe qendrën turistike Matka për të kaluar disa orë pushim. Sipas punonjësve komunalë, shumë prej pushuesve të pandërgjegjshëm ishin larguar duke lënë mbeturinat të derdhura në rrugë e në sipërfaqet gjelbëruese. “Pastërtia katastrof, gjithë që kanë qenë këtu e kanë lënë bërllokun edhe kanë shkua. Ajo nuk duhet të lihet kështu, secili që shkon duhet me mbledh edhe mi dërgua…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në tubimin e sontëm në Shkup u kanë bërë thirrje shqiptarëve që në raundin e dytë të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale të votojnë për kandidatin konsensual për president i cili ka orientim pro-evropian. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi potencoi se për herë të parë prononcohet gjatë fushatës presidenciale për shkak të funksionit të tij. “Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë vendosur të orientohen drejt BE-së, askush nuk do të kthehet mbrapa. Zgjedhja jonë duhet të jetë e qartë. Sado që dua të jem neutral, si qytetar përcaktohem për Perëndimin. Të dalim më 5…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe ish-kryebashkiaku i Gostivarit, Nevzat Bejta, i ftuar në emisionin “Rruga drejt” në Alsat, në një debat për zgjedhjet presidenciale në raundin e dytë këtë të diel, tha se shqiptarët këtë herë do ta kenë më të lehtë pasi në raundin e dytë kandidati shqiptar Reka është eliminuar. Biles ai shkoi duke ironizuar me të duke e quajtur një utopist. Në rrethin e dytë e kemi më lehtë, për shkak se nuk e kemi utopistin Blerim Rekën. Në rrethin e dytë besoj se trupi votues nga radhët e shoqërisë shqiptare do të rritet dhe…

Lexo më Shumë

Më 1 maj 2019, rreth orës 23:00 në SBP-Shkup është raportuar se dy persona të panjohur në rrugën “Brsjaçka Buna”, duke përdorur forcë, kanë grabitur personin N.B. (49) nga Tetova. Grabitësit kanë marrë paratë dhe celularin e tetovarit. 49 vjeçari është dërguar në Qendrën Klinike për trajtim mjekësor. Policia po punon për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, sot realizuan takim pune me përfaqësues të biznes sektorit nga Strumica dhe rajoni i Strumicës. “Shohim shembullin e progresit ekonomik të Bullgarisë fqinje përmes integrimeve në BE dhe NATO. Përfundimisht u ndeshën në mënyrë pozitive punët edhe për shtetin tonë. Vendit tonë i duhet fuqizim ekonomik, ndërsa ajo është e mundur nëse përparon sektori privat. Kështu do të forcohet standardi ekonomik i qytetarëve dhe kapaciteti ekonomik i shtetit”, theksoi Kryeministri Zaev në takimin e sotshëm me përfaqësuesit e…

Lexo më Shumë

Gjatë pasdites së sotme do mbizotëroj kohë me vranësira dhe do të ketë reshje lokale të shiut, kështu njoftojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin nga 16 deri 24 gradë celsius. Edhe gjatë ditë së nesërme, gjatë pasdites do të ketë kushte për reshje të shiut. Më pastaj do të ketë stabilizim të motit, me vranësira por më nxehtë. Nga e shtuna deri të martën moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Temperatura ditore do të ulen, posaçërisht gjatë ditës së martë kur do të ketë…

Lexo më Shumë

Në Ballkanin Perëndimor po diskutohen ide nacionalistë si zgjidhje konfliktesh. Kancelarja Merkel dhe kreu i shtetit i Francës, Macron duan të parandalojnë skenarë të tillë në një samit në Berlin Nga Keno Verseck, Spiegel Shkëmbime territoresh, demarkacione etnike, zhvendosje e grupeve etnike- këto ide zjarrvënëse po qarkullojnë nga politikanët kryesorë në Bosnje, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri si perspektiva serioze politike për rajonin e tyre. Megjithëse propozimet janë një kujtesë fatale për luftërat në ish-Jugosllavi, disa vende anëtare të BE dhe qeveria amerikane kanë sinjalizuar mbështetjen për disa plane, veçanërisht për shkëmbimin territorial ose ndryshimet kufitare mes Serbisë dhe…

Lexo më Shumë

Maqedonia renditet e 12-ta në 230 vendet e territoret në mbarë botën, sipas një sondazhi të kryer nga “Sondazhi për armë të lehta” në Gjenevë. Shkalla e posedimit të armëve të zjarrit nga civilët në Maqedoni është rreth 30 për qind, ose vlerësimi është se në vitin 2017 në vend me 2,083 milionë banorë ka 621,000 armë të lehta në mesin e qytetarëve totale, disa nga to ajnë legale dhe ca të tjera ilegale. Top 10 vendet me sasinë më të madhe të armëve të vogla në duart e civilëve janë: US 393,3 milion India 71100000, Kina 49700000, 43900000 Pakistan,…

Lexo më Shumë

Zamir Mehemti, ish përfaqësues i lëvizjes “Revolucioni Laraman”, në emisioni “Programi 200” në Alsat, tha se Revolucioni Laraman po keqpërdoret nga të dy kandidatët për President, si nga ana e pozitës, po ashtu edhe nga ajo e opozitës me në krye kandidaten për Presidentet Gordana Siljanovska, gjë që për të është diçka  befasuese. “Revolucioni Laraman ka pasur gjithmonë frikë nga instrumentalizimi i kësaj lëvizje kaq fisnike siç ishte ajo. Në rrethin e parë zgjedhor Revolucion Laraman nuk është përmendur asnjëherë pas mbarimit të parë të rrethit zgjedhor u panë rezultatet ku kandidatët panë rrejedhimisht se zgjedhjet mund të dështojnë filluan…

Lexo më Shumë

Sistemi elektronik për kthim të TVSH-së për qytetarët është gati dhe në maj ose qershor do të testohet, ndërsa për ta realizuar këtë të drejtë qytetarëve nuk do t’u nevojitet kurrfarë kartele elektronike ose ruajtje e llogarive fiskale, por vetëm me fotografim të llogarisë fiskale dhe zbritje të aplikacionit të veçantë. Këtë e kumtoi sonte kryeministri Zoran Zaev në tribunën në Kumanovë në suaza të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet presidenciale, së bashku me kandidatin e përbashkët Stevo Pendarovski dhe ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski. “Kthimi i TVSH-së ka dy qëllime të rëndësishme. E para është ta mënjanojmë evazionin…

Lexo më Shumë

Me rastin e denimit nga Gjykata e Ohrit, me 1100 euro dënim dhe 5 vjet ndalesë në Iliridë të bashkatdhetarit dhe veprimtarit Gjergj Prekoçajt nga pushteti shovinist sllavobullgar i kësaj krijese artificiale, vetëm pse shpalosi flamurin në Kalanë e Ohrit. Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryetari i Inicitivës Qytetare, z. Kastriot Berishaj. Ky është reagimi i plotë: Kastriotët e Dardanisë reagojnë ashpër ndaj krijeses hibride sllavobullgare të ashtuquajtur “Maqedoni e Veriut”. Edhe një herë ky shtet i paidentitet e dëshmoj qartë shovinizmin e tij antishqiptar. Me identitet, gjuhë dhe territor të plaçkitur nuk mund të orientoheni drejtë Europës, prandaj…

Lexo më Shumë