Author: Rilinda

Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur sërish tek gjesti i bujshëm i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, postimi në rrjet të hartës së Kosovës me flamur serb të mbivendosur. Teksa e konsideroi deklaratë të një shekulli të kaluar që dëmton klimën e stabilitetit, Basha tha se politika e tij e jashtme do të udhëhiqet nga dy parime thelbësore: integrimi europian i Shqipërisë dhe konsolidimi i Kosovës së pavarur. “Pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm dhe Kosova e pavarur do të jetë me ndihmën e partnerëve tanë strategjik dhe me ndihmën e Shqipërisë dhe të qeverisë shqiptare,…

Lexo më Shumë

Teksa Franca dhe Polonia nisën të aplikonin masa më të rrepta sigurie kundër Covid-19, duke vendosur izolim të pjesshëm, me mijëra njerëz protestuan në disa vende europiane kundër kufizimeve të koronavirusit. Në të gjithë Europën, njerëzit nëpër vende si Gjermania, Hollanda, Austria, Bullgaria, Zvicra, Rumania, Serbia, Polonia, Franca dhe Britania, protestuan kundër “diktaturës” së kufizimeve të shëndetit dhe asaj që ata e shohin si sulm ndaj lirive themelore. Protestat gjithashtu paraqitën një element të fortë të mohimit të pandemisë, të nxitur nga keqinformimi. “Stop terrorit të koronës” ose “Covid është një mashtrim” ishin parulla të zakonshme nëpër tabela. Disa tubime…

Lexo më Shumë

Nga Ejup Berisha Në Republikën e Francës gjithmonë kur ka kriza të pranishme  politike  egziston një praktikë që Presidenti i Republikës të aktivizohet me nisma konkrete për tejkalimin e  krizave. Pra me këtë rast Presidenti i Republikës Franceze    inicon mbajtje të debateve në përpjekje për tejkalimin e krizave në ambientin politik francez. Kjo  do të thotë se edhe ky ambient  nuk është imun ndaj krizave të her pas hershme politike edhe pse Franca njihet si shtet me sistem të përparuar  demokratik të qeverisjes në botë. Atje pra Presidenti i Republikës  palët e konfrontuara politikisht i fton në debat dhe…

Lexo më Shumë

Drejtori i Agjencisë për Zbulim në Maqedoninë e Veriut, Erolld Musliu, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se edhe Maqedonia e Veriut nuk mbetet imune nga e ashtuquajtura COVID-diplomaci, e cila siç e ka sqaruar ai, paraqet vegël për kreatorët e zhvillimit të strategjive hibride për të ushtruar presion ndaj qeverive, për sa i përket mungesës së vaksinave. Më herët, autoritetet e vendit disa herë kanë theksuar se “mungesa e vaksinave në treg, ka krijuar terren të volitshëm për zhvillimin e presionit mediatik ndaj qeverive përmes COVID-diplomacisë”. Musliu thekson se Maqedonia e Veriut si shtet anëtar…

Lexo më Shumë

Fushata parazgjedhore në Shqipëri i ka gjitha tiparet që ia imponon një shoqëri ku dhunën dhe përbuzjen, pushteti i ka ngritur ne vlera që shpërblehen, ku fisnikëria dhe aftësitë personale, përball kriminelit të fort e të pasur, nuk vlejnë asgjë dhe ku, mirësjellja dhe e moralshmja janë të turpshme. Fushata parazgjedhore në Shqipëri, i ka gjitha tiparet e një shoqërie e cila edhe pas tridhjetë viteve, nuk ia ka dalë ta pastrojë vetveten nga e shkuara komuniste dhe si e tillë, edhe sot shkon në zgjedhje dhe i ndjell votuesit me “gjyshet” të cilat me mall e kujtojnë Enverin, pra…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për provokimin e presidentit serb Alekdandër Vuçiç, ndaj Kosovës. Kryeministri është përgjigjur nga Kukësi, teksa ka parë nga afër procesin e vaksinimit të stafit mjekësor nga Kosova. “Kemi prej disa kohësh që i kemi bërë me dije ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës që jemi të gatshëm të kountibuojmë. U vonua pak po më mirë pas asaj hartës së leshit që nxorri ai shoku në Beograd, duke lozur me kukulla në Facebook. Ne jemi një, e ardhmja dihet për çfarë është. Ne jemi një. Jam shumë i lumtur që e kemi çarë bllokadën”, tha Rama.

Lexo më Shumë

Diçka po ndodh në Shqipëri. A është energjia krijuese e një rinie frymëzuese? Në tokën e shqiponjave ne mrekullohemi pas çdo zbulimi. Për pushimet tona të radhës është destinacioni ideal, shkruan gazetarja Sabah Kaddouri për revistën Forbes. Në veri të Greqisë, përballë thembrës së çizmes italiane, në bashkimin e civilizimeve Romake, Bizantine dhe Osmane, ky shtet Ballkanik kultivon veçantinë e tij midis zonave të mëdha të virgjëra dhe kryeqytetit të tij Tiranës. Peizazhe madhështore Tri të katërtat e territorit janë të gdhendura nga malet. Një parajsë për udhëtarët dhe një spektakël i përhershëm për turistët e thjeshtë. E zbukuruar me…

Lexo më Shumë

Komandanti i Brigadës 114-Fadil Nimani-TIGRI sot është dekoruar nga Tigrat Maqedonas Zv.Ministri për polici Nazim Bushi nga radhët e BDI-së sot ka marrë pjesë në ceremoninë e 40-të vjetorit të formimit të njësitit ,,tigrat” ai bashk me Zv.Kryeministrin Grubi kanë bërë homazhe para ,,branitellave” që në vitin 2001 kanë marrë pjesë në masakrën e Lubetenit, dhe në luftime përballë UÇK-së në gjitha betejat e Karadakut dhe malësisë së Shkupit. Nazim Bushi në vitin 2001 ishte Komandant i Brigadës 114-Fadil Nimani-TIGRI përball këtyre ,,tigrave” që sot e kanë dekoruar Komandantin e Brigadës Fadil Nimani-TIGRI. Apsurdi ska fundë,asnjë logjikë nuk mund ta…

Lexo më Shumë

Nga Anisa Bahiti Dje live përballë kamerave të gjithë publikut, kemi parë policët e Bashkisë së Tiranës që dukeshin si një bandë e armatosur, që rrekeshin të kapeshin fizikisht me Kryetarin e Shtetit, teksa kërkonin të përzinin nga zyrat një parti politike, që deri para 2-javësh ka qenë aleate me partinë e Kryetarit të tyre. Madje jo vetëm kaq, por kjo parti në bashkinë e tyre mban edhe pozitën e nënkryetarit të Bashkisë. Partia në fjalë është modeste, ka lindur para 9-vitesh nga një grup ish-deputetësh dhe drejtuesish të PD-së dhe gjithë këto vite ka qenë aleate në qeverisjen vendore…

Lexo më Shumë

 “I kam 8 fëmijë. Të gjithë të lindur e rritur në Maqedoni. Prej tyre, 5 kanë shtetësi, ndërsa 3 nuk kanë! Si është mundur një gjë e tillë “, pyet i përlotur Idriz Jahiu nga Sopoti i Kumanovës. Në videon më poshtë mund të ndiqni rrëfimin e Idrizit, të cilit gruaja i vdiq para dy viteve pa të drejtë për sigurim shëndetësor, pa dokumente e pa shtetësi. “Historia e dhimbshme e Idriz Jahiut nga Sopoti i Kumanovës. Gruaja i vdiq pa shtetësi. Për vete, thotë se më nuk i bëhet vonë, por lutet që fatin e tij mos e kenë…

Lexo më Shumë

Në Shqipëri, më 1 janar 2019, hyri në fuqi një ligj që ndalon të gjitha format e lojërave të fatit. Një ligj i tillë argumentohej si një mënyrë që vendi të merrej me varësitë dhe të mbronte financat e familjeve dhe qeveria shqiptare tha se akti do të parandalonte një fluks të “fondeve të zeza” dhe do të zvogëlonte krimin në vend, transmeton News33. Por ligji nuk funksionoi fare dhe nuk solli ndonjë rezultat pozitiv. A po e pret edhe Maqedoninë i njëjti fat pas shpalljes së ligjit i cili paraprakisht parashikon mbylljen e 95% të  gjitha mjediseve në të…

Lexo më Shumë

Ka një të ardhme, unë kam biseduar me disa politikanë të Shkupit dhe u them atyre se ata kanë dy alternativa. Njëra është që ata të bashkohen me Shqipërinë në 20 vjet dhe të bëhen një provincë shqiptare, dhe tjetra është integrimi evropian normalisht brenda një shteti bullgar – thotë Karakaçanov. Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë, Krasimir Karakachanov, kohët e fundit iu përgjigj pyetjes së një gazetari se cili është kushti që Maqedonia të bëhet pjesë e familjes evropiane. Ai zbuloi se Maqedonia do të ishte pjesë e BE-së vetëm nëse ajo u bë një provincë shqiptare…

Lexo më Shumë