Author: Rilinda

Kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski në gjurmët e Komisionit kundër korrupsionit i cili ka hapur dy procedura ndaj tij, transmeton Alsat M. Njëra është për koncesionin e tokës shtetërore prej 33 mijë metrave katrorë, ndërtim të hidrocentraleve dhe koncesion për shfrytëzim të ujit që e ka marrë kompania “Energotek SHPK Shkup, që është në pronësi të Mickoskit, por edhe të një ish zyrtarit të lartë të Ministrisë së transportit dhe lidhjeve. Anti- korrupsioni do të hetojë nëse ka pasur shkelje të ligjit kur njëkohësisht Mickoski ka qenë drejtor në ELEM dhe këshilltar i ish kryeministrit Gruevskipër energjetikë. Hetimet zhvillohen në bazë…

Lexo më Shumë

Të dielën (më 5 maj) Papa Françesku nis një vizitë në Bullgari dhe në Maqedoninë e Veriut. Bullgaria, një vend prej 7.1 milionë banorësh, është shtëpia e vetëm 58.000 katolikëve, ndërsa Maqedonia e Veriut, me një popullsi prej 2 milionë banorësh, ka vetëm 15.000 katolikë, më pak se disa famulli në Romë. Një nga qëllimet e udhëtimit tre-ditor është përmirësimi i marrëdhënieve me Kishën Ortodokse si pjesë e planeve të Vatikanit për të arritur një unitet të mundshëm ndërmjet degëve të krishtërimit nga Lindja dhe Perëndimi që u ndanë në vitin 1054. Por kjo detyrë është delikate, sepse Kishat Ortodokse…

Lexo më Shumë

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e KE-së: Ne po i ndjekim zhvillimet në Maqedoninë e Veriut me shumë vëmendje. Raundi i parë është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe transparente. Ne kemi pare raportin e vëzhguesve ndërkombëtarë, ku bëhet një vlerësim gjerësisht pozitiv. Ajo që është e rëndësishme tani para raundit të dytë, është thirrja drejtuar qytetarëve për të dalë masivisht ditën e votimit dhe për të ushtruar të drejtën e tyre demokratike të dhënies së votës. Ndërkohë, partive politike u takon që të sigurojnë që procesi të jetë transparent, në përputhje me standartet ndërkombëtare dhe të sigurojnë stabilitein politik të vendit.…

Lexo më Shumë

Në zyrën e Avokatit të Popullit të dielën,  (5 maj), në ditën e mbajtjes të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale 2019 dhe zgjedhjet e parakohshme për kryetar të komunave Ohër dhe Novo Sellë në periudhën nga ora 07:00 deri në orën 19:00 do  të funksionojë linja telefonike falas: 0800-54321, në të cilën qytetarët do të mund të paraqesin çfarëdo lloj shkelje  të së drejtës së votimit. Të hapura për qytetarët do të jenë të gjitha shtatë zyrat e Avokatit të Popullit në: Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe në Shtip, me qëllim që t’u ndihmohet  në realizimin dhe…

Lexo më Shumë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) kërkon rritje të pagës minimale në 13.800,00 denarë, me qëllim të përmirësimit të standardit të punëtorëve me paga më të ulëta dhe të familjeve të tyre. “LSM tregon se në kushte kur Shporta minimale sindikale për marsin 2019 është 32.852,00 denarë ndërsa vetëm për shpenzimet për ushqim dhe pije janë 13.798,98 denarë, ekziston nevojë reale prej rritjes së pagës minimale e cila në pajtim me Rekomandimet evropiane dhe tendencat duhet të jetë 60 për qind e pagës mesatare në shtet”, thuhet në kumtesën e sotme të Sindikatës, transmeton MIA. Nga LSM theksojnë se në…

Lexo më Shumë

Tashmë gati pesë muaj, të gjitha pyetjet lidhur me problemet e Kodrës së Diellit marrin të njejtën përgjigje: “pritet analiza e ELEM për Kodrën e Diellit”, megjithatë tenderi për të njejtën ende nuk është hapur. Nga ana tjetër nga ELEM TURS thonë se procedura e hapjes së tenderit është para përfundimit .“Procedurat për shpalljen e pritur për analizë financiare,dhe studimit të fizibilitetit për Kodrën e Diellit është para përfundimit. Për momentin bëhën korrigjimet përfundimtare, të aspektit teknik. Shpallja do ndodh ditët në vijim”, thonë nga ELEM TURS. Hapja e këtij tenderi po shtyhet muaj pas muaji. Nga ELEM TURS thonë se arsyeja për…

Lexo më Shumë

Nga nesër deri të hënën do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshme dhe jostabil me reshje të përkohshme të shiut, të cilat në nivel lokal do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 25l/m2), të shoqëruara me vetëtima, erë dhe kushte për paraqitjen e breshrit, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Të martën për shkak të uljes së masës më të ftohtë ajrore do të fryjë erë e përforcuar veriperëndimore që do të shkaktojë ulje më të konsiderueshme të temperatura dhe do të ketë kushte për borë të dobët në malet më të larta.

Lexo më Shumë

Dita ndërkombëtare e lirisë së shtypit e gjen vendin në një situatë më të mirë sa u takon mediave në krahasim me vitet e kaluara por akoma me vështirësi të caktuara në funksionimin e tyre. Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik dhe Instituti Maqedonas për Media kërkojnë angazhim më serioz nga të gjitha palët relevante rreth reformave në sektorin mediatik në vend. https://www.youtube.com/watch?v=aqSpPNFA2tc

Lexo më Shumë

Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës i udhëhequr nga Mari-Kristin Daloz nga 4 deri më 6 maj do të qëndrojë në Maqedoninë e Veriut që të vëzhgojë raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 5 maj, njoftoi pres shërbimi i AP të KE-së. Delegacioni i AP të Këshillit të Evropës zgjedhjet do të ndiqen së bashku me vëzhguesit e Misionit të OSBE/ODIHR-së. Siç citohet në njoftimin e pres-shërbimit të AP të KE-së, një ditë para zgjedhjeve delegacioni do të ketë takime individuale me dy kandidatët presidencialë Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska Davkova, si dhe…

Lexo më Shumë

Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska-Davkova presin që votuesit të dielën ta njohin përparësinë e programeve të tyre. Në duelin në emisionin “Samo Vistina” në TV Kanalin 5, Pendarovski tha se qytetarët pa pammrë parasysh në përkatësinë këtë herë shumë mirë do të mendojnë se depozitimi në këto zgjedhje është nëse do të shkojmë përpara, siç tha, do të kthehemi mbrapa drejt revizionit të dokumenteve kyçe me të cilat është bërë kohezion dhe hapet dera drejt perspektivës evropiane. Siljanovska porositi se është koha e duhur të votojnë për personalitet. Të japim fund, tha ajo, mesatarëve dhe atyre të cilët aktrojnë reforma.…

Lexo më Shumë

Kandidatja për presidente të shtetit e mbështetur nga OBRM-PDUKM dhe koalicioni, Gordana Siljanovska-Davkova u takua sot me qytetarët e komunës së Çairit, ku i falënderoi ata për mbështetjen e tyre në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe kërkoi edhe më shumë mbështetje në rrethin e dytë të planifikuar për 5 maj. Siljanovska u tha qytetarëve se nëse ajo fitoi zgjedhjet, ajo do të sillte drejtësi në Republikën e Maqedonisë, duke theksuar se ajo do të jetë presidente grua për të gjithë qytetarët, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, fetare apo politike. Siljanovska-Davkova theksoi se ajo nuk dëshiron të bëjë…

Lexo më Shumë

“Një ditë pushim, një javë pastrim”. Kështu u shprehen mbrapa kamerës sonë disa nga punonjësit e ndërmarrjeve publike që kujdesen me higjienën e hapësirave publike. Mijëra qytetarë me rastin e 1 Majit kishin vërshuar qendrën rekreative sportive Saraj, Liqenin Treska dhe qendrën turistike Matka për të kaluar disa orë pushim. Sipas punonjësve komunalë, shumë prej pushuesve të pandërgjegjshëm ishin larguar duke lënë mbeturinat të derdhura në rrugë e në sipërfaqet gjelbëruese. “Pastërtia katastrof, gjithë që kanë qenë këtu e kanë lënë bërllokun edhe kanë shkua. Ajo nuk duhet të lihet kështu, secili që shkon duhet me mbledh edhe mi dërgua…

Lexo më Shumë