Author: Jeta almakos

Një tërmet i fortë me magnitudë 4.4 ballësh të shkallës së Rihterit goditi pjesën qendrore të Turqisë. Tërmeti u regjistrua në orën 15:50 me orën lokale ndërsa epiqendra ishte afër qytetit të Karamanmarasit, raporton esmc. Sot është dita e nëntë që nga tërmeti katastrofik që goditi Turqinë dhe Sirinë. Më shumë se 37 mijë njerëz vdiqën, ndërsa dhjetëra mijëra u plagosën. Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të të mbijetuarve, por bëjnë të ditur se operacionet e shpëtimit do të ndërpriten së shpejti, pasi temperaturat e ulëta nuk japin pothuajse asnjë shans për të mbijetuar nën rrënoja. Kujtojmë se…

Lexo më Shumë

Ramazan Yücel, 45 vjeç, i cili ishte nën rrënoja në tërmetin në Adiyaman, u nxor pas 207 orësh. Vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit në rrënojat e ndërtesave të shkatërruara në Adıyaman, e cila u prek nga tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 në Kahramanmaraş. Yücel u nxor i gjallë pas 207 orësh. Yucel u dërgua në spital me ambulancë.

Lexo më Shumë

Të rinjtë nga Çarshia e Shkupit solidarizohen me Turqinë dhe Sirinë Nxënës dhe studentë në Çarshi të Shkupit kishin përgatitur ushqime në shtëpi dhe po i shitnin në Çarshi kurse, sic njofton KlanM, paratë nga shitja e tyre do t`u dedikohen të prekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Kefaet Ismaili, kishte përgatitur muffins me ngjyra të ndryshme. “Muffinsat janë të miat, i kemi bere për fëmijët në Turqi, na erdhi shumë keq dhe deshtem të bëjmë diçka që ti gëzojmë ata, u kemi dërguar edhe foto duke u thënë se edhe ne jemi me ju” – tha Kefaet Ismaili, studente.…

Lexo më Shumë

VAZHDOJNË DEBATET NË KUVEND PËR RIFORMATIMIN QEVERITAR   Me përbërjen aktuale të Parlamentit nuk pres se Qeveria do të arrijë të sigurojë 2/3 e shumicës të domosdoshme për ndryshimet kushtetuese. Mesazhi vjen nga lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, I cili, sic njofton KlanM, sërish ka kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi sipas tij, përbërja aktuale parlamentare shumë shpejt do ta përfundojë mandatin. Mickoski u ka bërë thirrje deputetëve të LSDM-së, sic thotë, që të mos lejojnë që Ali Ahmeti dhe Edi Rama ta shtyejnë vendin drejt ferrit. “Dje dëgjuam se si deputetja e Alternativës publikisht nga foltorja tha se gjatë…

Lexo më Shumë

Automjetet zyrtare në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nuk janë përdorur në përputhje me Rregulloren për përdorimin e automjeteve zyrtare, ka konstatuar Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK). Në seancën e sotme të 82-të, KSHPK-ja njoftoi se pas një raporti nga një paraqitës i njohur nga MMPH në lidhje me përdorimin e automjeteve zyrtare, kanë kërkuar nga ministria që të përgatisë një auditim të brendshëm, dhe është konstatuar se nuk kanë pasur mundësi të konstatojnë nëse automjetet përdoren në pajtim me Rregulloren për shfrytëzimin e automjeteve zyrtare. Në raport thuhet se nuk kanë qenë në gjendje të konstatojnë…

Lexo më Shumë

Shpenzimet e jetesës në janar janë rritur për 17,1 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa çmimet me pakicë janë rritur për 13,3 për qind, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave. Krahasuar me dhjetorin 2022, shpenzimet e jetesës janë rritur për 0,1 për qind dhe çmimet me pakicë janë ulur për 0,4 për qind. Rritje të shpenzimeve të jetesës ka edhe te kafja, çaji, kakao, peshku dhe ushqimet e detit, fruta të freskëta dhe të ftohta, pijet alkoolike, mishi, buka dhe drithëra, produktet ushqimore, sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsira. Rritje është vërejtur edhe…

Lexo më Shumë

Nga Shkupi janë nisur 2 kamionë me ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Ambasadori turk Hasan Mehmet Sekizkök dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Maqedonisë së Veriut, Sait Saiti, mbajtën një konferencë për media, ku dhanë shpjegime për misionin e ndihmës. Sekizkök tha se po bëhet pjesë e angazhimeve bashkë me institucionet dhe popullin e Maqedonisë së Veriut për të ofruar ndihmë. Ai bërë të ditur se 2 kamionë i janë dorëzuar Gjysmëhënës së Kuqe Turke në Gaziantep. “Deri sot nën koordinimin e Ambasadës sonë me mbështetjen e organizatave të ndryshme joqeveritare, kompanive dhe vëllezërve…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka njoftuar se shumica parlamentare është e fortë dhe stabile, ndërsa rikonstruimi i Qeverisë do të mbahet me mbi 64 vota. Sipas tij largimi i Lidhjes Demokratike  nga pushteti nuk paraqet asnjë rrezik dhe nuk ka asnjë ndikim në funksionimin e shumicës parlamentare. Dimitar Kovaçevski, kryeministër  “Më vjen mirë që Lidhja Demokratik tha se mbetet në rrugën evropiane dhe mbështet vendime të tilla që deri më tani nuk kanë mundur të vërtetohen në praktikë, përveçse në mënyrë deklarative. Ne si Qeveri mbetemi të hapur për të gjithë. Shumica parlamentare është stabile, kemi mbi 64 vota”. Kovaçevski, duke…

Lexo më Shumë

Trupi i një burri është nxjerrë mbrëmë nga ujërat e Vardarit në afërsi të fshatit Ognjancë. Në SPB Shkup në orën 17:23 është denoncuar se në lum është vërejtur trupi i një burri. Trupi i pajetë është nxjerrë nga ekipi i Brigadës së zjarrfikësve të Shkupit. Një ekip nga SPB Shkup ka kryer egzaminim në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë është dërguar për autopsi, kumtoi MPB.

Lexo më Shumë

Turqia dhe Siria disa ditë më parë u godit nga një tërmet tragjik që shkaktoi vdekjen e mijëra qytetarëve. Erkan Uçar nga tërmeti humbi bashkëshorten, nënë e tre fëmijëve. Në ditën e të dashuruarve ai ka shkuar në varrin e saj dhe i ka dërguar trëndafila, teksa u shpreh se ky ishte Shën Valentini më i dhimbshëm dhe i hidhur për të. Në foton më poshtë shihet Uçar dhe tre fëmijët, Merve 9 vjeç, Nehir 5 vjeç dhe Berat 1 vjeç. “Në momentin e tërmetit nuk kam qenë në shtëpi sepse kam qenë në detyrë. Gruaja dhe fëmijët më kanë…

Lexo më Shumë

Vetura e cila dje u regjistrua ne buletinin e policisë si e vjedhur është gjetur gjatë ditës së sotme. Fillimisht policët veturën e kanë ndaluar në fshatin Kamjan te Komunës së Bogovinës por pasi adoleshenti që drejtonte makinën nuk iu pergjigj urdhërit të policëve, patrulla e SPB Tetovë është vënë në ndjekje të saj. Vetura është ndaluar në fshatin Reçicë pasi e njejta ka aksidentuar edhe 4 makina tjera në tentim për të ikur. Ne momentin e kapjes nga policët në makinë janë identifikuar 4 persona nën moshën 18 vjeçe. Vetura e vjedhur ditë më parë dyshohet të jetë makinë…

Lexo më Shumë

Studentët dhe aktivistët të cilët vullnetarisht grumbullojnë ndihma në Sheshin e Qytetit në Shkup, si veshmbathje, këpucë, batanije dhe gjëra të tjera të nevojshme për njerëzit nga zonat e goditura nga tërmeti në Turqi dhe Siri, bëjnë thirrje që të mos dhurohen gjëra të vjetra dhe të dëmtuara. Ata paralajmëlruan se prej sot do të pranojnë donacione vetëm produkte të reja në formë të paketuar. “Dhurohen fustane për mbrëmje, veshje dhe këpucë që duhet të hidhen, pantofla për plazh dhe gjëra të ngjashme, të cilat edhe neve si studentë na vënë në situatë jo të këndshme. Më pas ne duhet…

Lexo më Shumë