Author: Jeta almakos

Një person 45-vjeçar u shpëtua nga rrënojat në provincën Hatay të Turqisë, më shumë se 278 orë pas tërmeteve që goditën provincat jugore të vendit. Hakan Yasinoğlu u gjet i gjallë nga ekipet e kërkim-shpëtimit nën rrënojat në qarkun Defne, në një tjetër shpëtim të mrekullueshëm në ditën e 12 pas tërmeteve të 6 shkurtit. Ai u dërgua menjëherë në spitalin më të afërt. Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë më 6 shkurt në pjesën jugore të Turqisë prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 11 provinca. Deri më tani në Turqi, mbi 38,000 njerëz kanë humbur jetën,…

Lexo më Shumë

Mustafa Avcı, i shpëtuar mbrëmë vonë nga rrënojat, për herë të parë puthi vajzën e cila lindi mbrëmjen para se të ndodhte tërmeti. Mes lotve e gëzimit, gruaja e Avci shtriu mbi gjoksin e bashkëshortit vajzën e tij 12-ditëshe, raporton AA, përcjell Gazeta Online Reporteri.net. Një natë para tërmetit, çifti ndodhej në një spital privat në Antakya të provincës Hatay, ku pritej lindja e foshnjës së tyre. Lindja ndodhi në ora 23:50 më 5 shkurt sipas kohës lokale. Disa orë më vonë, goditi tërmeti i parë, gjatë të cilit mbeti nën rrënoja Mustafa Avcı. Fatmirësisht, reparti i spitalit ku ndodhej Bilge…

Lexo më Shumë

Dramë e vërtetë familjare ka ndodhur në një fshat të Shkupit. Një nënë 46 vjeçare është rrahur nga bashkëshorti i saj. Përveç tij, atë e ka sulmuar edhe djali i saj 28 vjeçar, i cili më tej ka rrahur edhe motrën e tij, të bijën e 46 vjeçares, përcjell KlanM. Siç thonë nga MPB, rastin në polici e ka paraqitur e sulmuara, ndërsa shtojnë se po merren masa për zbardhjen e rastit. “Sot (17.02.2023) në ora 02:30 në SPB Shkup, një grua 46 vjeçare nga një fshat i Shkupit ka raportuar se me datë 16.02.2023 rreth orës 18.00 është sulmuar…

Lexo më Shumë

MPB bën të ditur se ka parashtruar kallëzim penal ndaj ndërmarrjes “Ujësjellësi” në Manastir dhe drejtorit të kësaj ndërmarrje, 39-vjeçarit P.M. Të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale “ndërtim pa leje”. “Sektori i Punëve të Brendshme Manastir ka paraqitur kallëzim penal kundër Ndërmarrjes Komunale “Ujësjellësi” – Manastir dhe kundër P.M.(39) nga Manastiri, U.D. drejtor i ndërmarrjes, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “ndërtim pa leje”, që dënohet me nenin 244 nga Kodit Penal”. “I raportuari i dytë, gjatë muajve prill dhe maj 2022, pa përgatitur dokumentacionin dhe projektin përkatës dhe pa leje ndërtimi, ka…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti së bashku me zëvendëskryeministrin të parë, Artan Grubi kanë qëndruar në Prishtinë ku me ftesë të Presidentes Osmani kanë marrë pjesë në manifestimin kryesorë të pavarësisë të organizuar nga institucionet e Republikës. Ahmeti ka thënë se 15 vjetorin e Pavarësisë e ka rrumbullaksuar në Prishtinë në pritjen zyrtare shtetëtore të organizuar nga Presidentja Osmani. “Kosova ka mbështetjen time të parezervë dhe solidarizohem tërësisht me përpjekjet për ta rrumbullakësuar rrugëtimin e shtetësisë së plotë, të merituar dhe të patjetërsueshme”, ka shkruar Ahmeti.

Lexo më Shumë

Mjekët e qendrës klinike “Nenë Tereza “ në kohën e pauzës janë tubuar për të apeluar që tua paguhen paga e muajit janar. Të revoltuar thonë se të gjitha informacionet i marrin nga mediumet dhe jo nga kompetentët, që nuk tregojnë se për çfarë bëhet fjalë thonë nga personeli shëndetësor. “Ne e fitojmë pagën me ndershmëri, kemi të dhëna që duhet ti shërbejmë. Na revolton mënyra dhe marrëdhënia e autoritetit shëndetësor ndaj nesh, dhe ajo që nuk mund të gjejmë mirëkuptim” – thonë nga Personeli shëndetësor. Sindikata e punonjësve Shëndetësor me qëndrim se nëse të hënën nuk e marrin pagën…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravarit ka vlerësuar kontributin e mërgimtarëve gostivaras. “Tre të rinj nga Gostivari, sipërmarrës të suksesshëm në Luzern të Zvicrës, ndërmjetësuan një donacion në mjete shkollore me vlerë 50.000 Fr. Donacioni përmban banka, karrike, smart tabela, si dhe mjete per çerdhe. I falënderoj përzemërsisht Veton Ibishin, Jetmir dhe Vehap Memedin, tre të rinjt pronarë të kompanisë Sanaprotect.ch, të cilët ndërmjetësuan këtë donacion shumë të vlefshëm për ne, duke mbuluar terësisht edhe shpenzimet e transportit. Gјithësesi, falënderoj Qytetin e Luzernit dhe gjithë popullin mik zviceran”, ka theksuar Taravari.

Lexo më Shumë

Çështja e librave të historisë në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarisë në bazë të vërejtjeve të ndërsjellta të shkëmbyera, kanë qenë temë e diskutimit të takimit të 23 –të të Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të Eskpertëve për çështje të historisë dhe arsimit, që u mbajt dje dhe sot në Sofje, transmeton Portalb.mk. Siç informoi sot MPJ, anëtarët e komisionit kanë shkëmbyer ide dhe argumente se si të përmirësojnë librat e historisë dhe kanë shkëmbyer disa propozim – rekomandime të cilat mbetet bazë për bisedimet e mëtejme. Takimi i ardhshëm i rregullt i komisionit të përbashkët do të mbahet më 30 dhe…

Lexo më Shumë

SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër I.R.(47) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “përhapje e materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik”. Më 18 Prill 2022, në një postim në rrjetin social Facebook, i pandehuri ka publikuar një koment që promovon dhe nxit urrejtje dhe dhunë.

Lexo më Shumë

Sistemi për Sigurim Shëndetësor mbetet i bllokuar dhe jashtë funksionit pas sulmit kibernetik më 6 Shkurt. Autoritetet e Maqedonisë së Veriut, sulmin kibernetik e kanë cilësuar si pjesë të luftës hibride që zhvillohet në Evropë pas agresionit rus në Ukrainë. Hakerët që qëndrojnë pas sulmit kërkojnë kundërpagesë për të liruar sistemin. Spekulohej se pagesën e kanë kërkuar në bitkoinë, por nga MPB-ja thonë se nuk kanë informacione të tilla. I gjithë sistemi kompjuterik është sulmuar nga softueri malicioz Ransomvare që shfrytëzon shifrime për t’i mbyllur informacionet e viktimës dhe për lirimin e tyre kërkohet kundërpagesa. Ransomvare shpeshherë është i dizajnuar…

Lexo më Shumë

A do të hyjmë në kategorinë e vendeve që do të hyjnë në BE në hapjen e ardhshme të dyerve apo do të mbetemi në kategorinë e vendeve problematike që kushedi se kur do të hyjnë, nëse hyjnë ndonjëherë. Ky është vendimi ynë autentik i brendshëm, tha zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, në emisionin “Vin-Vin” në Telma. “Për herë të parë, karta e bllokimit nuk është as në Greqi, as në Sofje, as në Athinë, as në Paris, as në Hagë, as në Bruksel. Për herë të parë është në Shkup dhe është përgjegjësi e jona për të gjitha…

Lexo më Shumë