Author: Jeta almakos

Nga koalicioni VLEN kanë deklaruar se BDI në rolin e viktimës tenton të dal nga petku i krimeve dhe keqpërdorimeve që ka bërë për 22 vjet. “BDI me propozime për veting ndërkombëtar, tenton të krijojë mjegull te shqiptarët. Ne kujtojmë opinionin se pikërisht kjo BDI realizoi ndryshime të turpshme në Kodin Penal për të amnistuar raste të shumta të korrupsionit politik. Memoria kolektive është më e gjatë veprimtaria e tyre e pistë. Qytetarët mbajnë mend dhe për këtë arsyeje do të vazhdojnë t’ju dënojnë me votë ashtu siç vepruan në zgjedhjet e fundit. Në zgjedhjet e ardhshme lokale edhe më…

Lexo më Shumë

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi tij pret ndërtimin e një Sirie të pastruar nga terrori, ku të gjitha grupet fetare, sektare dhe etnike jetojnë pranë njëri-tjetrit në paqe, raporton Anadolu. Presidenti Erdoğan mbajti një fjalim në seancën e hapjes në takimin e 11-të të samitit të organizatës D-8 në kryeqytetin egjiptian Kajro. Ai tha se institucionet përgjegjëse për sigurinë dhe stabilitetin global fatkeqësisht nuk përmbushin përgjegjësitë e tyre kundër përleshjeve, krizave dhe luftërave në rritje. Duke folur për mundësitë që organizata D-8 u siguron bizneseve, ai tha se duhet të përdoren në “mënyrë më efektive…

Lexo më Shumë

Biletaritë e Ndërmarrjes së Transportit Publik (NTP) “Shkupi” nuk ua vazhdojnë biletat vjetore për vitin në vijim studentëve për transport publik falas në kryeqytet. Kryetari i Asamblesë Studentore Universitare të Universitetit “Kirili dhe Metodi”, Aleksandar Nikoloski, tha se tashmë kanë dërguar ankesë deri te Qeveria, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Qytetit të Shkupit, kryetarja Danela Arsovska dhe NTP-ja siç tha ai “të deklarohen publikisht nëse janë paraparë mjete për transport falas të studentëve në qytetin e Shkupit”. “Pasi biletat për vitin 2025 nuk rinovohen në biletaritë e NTP-së. Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, sot mbajti fjalë hyrëse gjatë prezantimit të Udhëzuesit të parë për integrimin e masave kundër korrupsionit në kapitujt dhe klasterët e negociatave me Bashkimin Evropian. Ky projekt, i mbështetur nga Qeveria e Suedisë dhe zbatuar nga UNOPS, është një hap i rëndësishëm në avancimin e agjendës sonë të reformave. Nënkryetari Fetai, potencoi se lufta kundër korrupsionit është top prioritet strategjik për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, me fokus në forcimin e mekanizmave për parandalimin dhe adresimin e tij në të gjitha nivelet. Përmes këtij Udhëzuesi Qeveria synon: ✅ Forcimin e kapaciteteve institucionale për të identifikuar dhe adresuar…

Lexo më Shumë

Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor (ISHSSH), i cili ka kryer inspektim të jashtëzakonshëm në Klinikën e Fëmijëve pas vdekjes së foshnjës shtatë muajshe, i propozon Ministrisë së Shëndetësisë që të inicojë procedurë për mbikëqyrje eksperte për trajtimin e foshnjës. Nga kontrolli i jashtëzakonshëm u konstatua se Klinika e Fëmijëve ende nuk e ka zgjidhur problemin me praninë e detyrueshme të specialistit në ambulancën për kujdestari, për të cilën po zhvillohet procedurë kundërvajtëse, si dhe është krijuar dokumentacioni mjekësor nga mjekët që nuk janë të pranishëm në punë për të cilat ISHSSH ka nxjerrë vendim afati i të cilit po mbaron. “Më…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Zoran Dimitrovski ka vizituar këtë të enjte Korçën, nga ku ka folur rreth debatit të krijuar në Shkup për ligjin e gjuhëve që ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese. Ai u shpreh se asnjë nismë nuk do të prekë vendimet e përbashkëta, siç janë marrëveshjen e Ohrit e firmosur me shqiptarët, apo ajo e Prespës, e firmosur me Greqinë. “Ka iniciativa për të riparë disa nga çështjet dhe ligjet e gjuhëve të ndryshme në Maqedoni, siç është gjuha shqipe. Këto vendime e rishikime nuk kanë qëllim të ndikojnë përdorimin e gjuhës shqipe.…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski në profilin e tij në Facebookka shkruar se ka pasur nderin të marrë pjesë në Samitin e Partisë Popullore Evropiane (EPP), ku janë mbledhur liderë të shquar, përfaqësues të partive dhe vendimmarrësit kryesorë nga e gjithë Evropa. “Samiti ishte platforma për shkëmbim të mendimeve dhe ideve për të ardhmen e Evropës, veçanërisht më bënë krenar fakti që Maqedonia mbetet pjesë e këtyre bisedimeve dhe partneriteteve strategjike. Pjesëmarrja jonë aktive në ngjarje të tilla ndërkombëtare është kyçe për forcimin e pozitës së vendit tonë në kontekstin evropian dhe për të kontribuar në vizionin e përbashkët për një Evropë…

Lexo më Shumë

-Le të shohim që të ecë puna fillimisht në Kuvend, thotë zv/ministri i Arsimit, Lulzim Aliu në lidhje me ndryshimet në Ligjin për Arsim të Mesëm, ku mes tjerash parashihet edhe intonimi i himnit maqedonas në fillim të vitit shkollor dhe gjatë manifestimeve në shkolla, përcjell TV21. Aliu thotë se do të ketë amendamente për ligjin e njëjtë, ndërsa thekson se në rast se miratohet, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të duhet ta respektojë të njëjtin. “Mendoj se fillimisht duhet që të kalojë në leximin e dytë, dhe atje i keni përgjigjet edhe nga deputetët që do të ketë…

Lexo më Shumë

Elmi Aziri tha se, janë të bindur se Gjykata Themelore në Tetovë do të vendosë në favor të krahut të Selës që siç tha, argumentet janë në anën e tyre, përcjell TV21. Aziri tha se, nuk sheh ndonjë arsye që Gjykata themelore në Tetovë të merr vendim ndryshe. “Ne me bindje te thellë e themi se argumentet janë në anën tone. Gjykata Themelore e Tetovës vendimin e pare e kishte pro që vulat e partisë të qëndrojnë aty ku e kanë vendin, te Aleanca për shqiptarët me kryetar Ziadin Selën. Unë nuk shoh ndonjë arse ose moment të ri se…

Lexo më Shumë

Republika e Bullgarisë mbështet zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, tha kryeministri bullgar Dimitar Gllavçev nga Brukseli, ku po merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, raporton Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT). Këtë përgjigje Gllavçev e dha kur u pyet se çfarë ka biseduar në takimin me presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Kosta. “Nuk diskutuam asgjë në veçanti, ai më pyeti se cili është qëndrimi i Republikës së Bullgarisë për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor. Kam vënë në dukje se ne e mbështesim, se është çështje gjeopolitike, por se duhet të respektohen kushtet për anëtarësim në Union”, tha ai. Duke…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka reaguar pasi Gjykata Penale hodhi poshtë kërkesën për rigjykim në rastin “Alfa”, me arsyetim se nuk ka ekspertë në vendin tonë që mund ta vlerësojnë ekspertizën që u bë në Serbi, përcjell TV21. Lloga pyet se si ka mundësi që i njëjti sistem i drejtësisë, të njeh ekspertizën nga Serbia për rastin e keqpërdorimeve në Onkologji, por jo edhe për rastin “Alfa”. Reagimi i Llogës: REDUCTIO AD ABSURDUM Si është e mundur që brenda një muaji sistemi juridik në Maqedoni të prodhojë diskriminim të rëndë, shkelje të barazisë në gjykim dhe një krim me…

Lexo më Shumë

Propozim ligji për të drejta ekskluzive të “Branitellave” dhe familjarëve të tyre vazhdon të jetë shkaktar i bllokimit të seancave të komisionit për Politikë Sociale Rini dhe Demografi. Edhe seanca e gjashtë e këtij komisioni e kishte të njëjtin epilog, përfundoi pa filluar, përshkak se deputetja e LSDM-së edhe sot përsëriti kërkesën që të futet në rend dite pastaj edhe në votim propozim ligji i “Branitellave”. “Dëshiroj të shtoj një pikë në rendin e ditës edhe atë pika e parë e rendit të ditës të jetë propozimi për të drejta ekskluzive për “Branitellat” dhe familjarët e tyre” – tha Trençevska. Nga…

Lexo më Shumë