Rektori i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU), Prof. Dr. Lütfi Sunar, u takua me përfaqësuesit e mediave për të ndarë vizionin e universitetit për vitin e ri akademik, arritjet e tij dhe objektivat për të ardhmen. Gjatë takimit të mbajtur më 12 dhjetor 2024, u theksuan projektet inovative të IBU-së, kontributet shoqërore dhe pozita e tij si udhëheqës në arenën ndërkombëtare. Në fjalimin e tij, Rektori Sunar theksoi misionin e IBU-së si një nga institucionet udhëheqëse arsimore në rajon, duke ofruar arsim në standarde ndërkombëtare dhe duke trajnuar liderët e ardhshëm. Stafi akademik i universitetit dhe diversiteti i studentëve forcojnë pozitat…
Author: Jeta almakos
Ndonëse Gjykata Kushtetuese vendosi që vendimi për Ligjin e gjuhës shqipe te shtyhet, vijon ende debati mbi këtë ligj. Bekim Qoku nga VLEN nuk heq dorë nga mendimi i tij se ligji për gjuhën shqipe është i keq, i njejti ligj për të cilin deri pak ditë më parë si koalicion VLEN e mohonin. Qoku në Facebook shkruan: Më mirë pa ligj sesa një ligj i keq. Kujtojmë se Fronti Europian protestoi kundër Gjykatës Kushtetutës për debatin mbi legjitimitetin e gjuhës shqipe, teksa nga VLEN thanë se ligji nuk do të preket.
Banka Botërore i propozon Maqedonisë rritje të TVSH-së nga 18 në 19 për qind. Duhet të eliminohen edhe tarifat preferenciale për ato produkte dhe shërbime që nuk janë të nevojshme, si një nga masat për rritjen e të ardhurave nga taksat, raporton “Deutsche Welle”. Sipas ekspertëve të Bankës Botërore, Maqedonia e Veriut do të përballet me borxhin në rritje duke përmirësuar gjendjen fiskale duke forcuar disiplinën buxhetore dhe duke përmirësuar mbledhjen e taksave. “Në dekadën e fundit, vendi është përballur me deficite fiskale më të larta se vendet e krahasueshme të Ballkanit Perëndimor, me nivele të borxhit që tejkalojnë 62…
Një i ri 23 vjeç nga Shkupi ka ndërruar jetë pasi gjatë ditës së djeshme ra nga një objekt në ndërtim e sipër në rajonin e Bit pazarit, përcjell TV21. Sipas raportimit në MPB, i riu kishte shkuar në objekt për t’i çuar ushqim babait të tij, i cili po punonte në ndërtimin e objektit. “Me datë 12.12.2024, në ora 10:50 në SPB-Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naumi i Ohri” në Shkup është njoftuar se me lëndime të rënda trupore është tek ata është dërguar M.O. (23) nga Shkupi, i cili ka ndërruar jetë rreth orës 20:20.…
Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në vend Mihalis Rokas lidhur me listën e zezë amerikane në të cilën janë vendosur ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe gjyqtari i Apelit Enver Bexheti tha se tani është e rëndësishme që gjyqësori në vend ndërmarr të gjitha veprimet e mundshme lidhur me këtë rast por edhe me të gjitha rastet e tjera ku korrupsioni është prezent në shtet. MIHALIS ROKAS EUROAMBASADOR “SHBA-të kanë bërë një hap të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit duke vendosur në listën e zezë ish-Zv.kryeministrin Artan Grubi dhe gjyqtarin e Apelit Enver Bexheti. Megjithatë, ajo që është e rëndësishme është…
Kryeministri Hristijan Mickoski, ka deklaruar sot se po hetohen shumë raste lidhur me ish-funksionarët e BDI-së. Duke komentuar deklaratën e mbrëmshme të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili tha se, vendimi i Gjykatës Kushtetuese rreth ligjit për gjuhët është e papranueshëm dhe jo kushtetues, Mickoskit tha se, Ahmetit dhe BDI-së, është që të tentojnë ta defokusojnë opinionin pasi kanë ardhur, sipas tij, konfirmime nga e gjithë bota për veprimtarinë kriminale të tyre. Mickoski tha se ata tentojnë ta polarizojnë shoqërinë në baza etnike, ndërsa shtoi se ata këtë nuk do ta lejojnë. Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së “Po arrijnë…
Elmi Aziri nga ASH-Sela tha se, propozim ligjin për shkollat e mesme, ku kërkohet intonimi i himnit të shtetit në shkolla, është i panevojshëm dhe siç thotë, është tendencë për imponimin e nacionalizmit agresiv, përcjell TV21. Aziri tha se teksti i himnit nuk shpreh realitetin multietnik të vendit dhe shtoi se, ky propozim edhe më shumë do të ndikojë në ndasi se sa në përafrim. “Propozim ligjin për shkollat e mesme, ku kërkohet intonimi i himnit të shtetit në fillim dhe mbarim të vitit shkollor dhe në manifestime tjera, e shofim të panevojshëm dhe pjesë e tendencës për imponimin e…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare, Orhan Ibrahimi, gjatë pjesëmarrjes në një emision debativ në studiot e gazetës LAJM, ka thënë përfshirja e Artan Grubit në “Listën e Zezë” amerikane, është mesazh i qartë edhe Ali Ahmetit. Ibrahimi thotë se pas këtij rasti edhe Ahmeti duhet të tërhiqet nga politika. “Futja e Artanit në “Listën e Zezë” është futje e Ali Ahmetit. De jure është Artan Grubi, de facto Ali Ahmeti. Ahmeti duhet të jep dorëheqje pas futjes së Grubit në “Listën e Zezë”. Është mesazh i madh sepse Grubi ka qenë figura kyçe në BDI e cila ka udhëhur me…
Komuna e Tetovës i njofton të gjithë qytetarët dhe turistët të cilët dëshirojnë të vizitojnë Kodrën e Diellit, se nga kjo fundjavë do të fillojë me funksionimin linja e rregullt për transport publik në drejtimin “Tetovë – Kodra e Diellit”. “Kjo linjë do të jetë funksionale çdo të shtunë dhe të diel. Kjo linjë dukshëm do të ndikojë jo vetëm në rritjen e numrit të turistëve, por edhe në lehtësimin e komunikacionit në këtë kas rrugor. Transporti i udhëtarëve do të bëhet me autobusët e Ndërmarrjes Publike “Tetova Transport” – Tetovë duke u lehtësuar udhëtimin qytetarëve drejt kësaj qendre turistike.…
Prokuroria Themelore Publike Shkup, duke vepruar në rastin e formuar pas futjes së dy personave në listën e zezë të SHBA-së, njofton se janë ndërmarrë veprime në kuadër të të cilave hetues nga Qendra Hetuese e Prokurorisë ka kërkuar dhe ka marrë nga Këshilli Gjyqësor të gjitha dosjet lidhur me procedurat e përcaktimit të përgjegjësisë së gjyqtarëve që kanë vepruar në lëndën “Target-Fortesa”, e cila ka të bëjë me skandalin e përgjimeve dhe ku i dyshuar kryesor ishte ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov. Prokuroria njoftoi se, po ndërmerren veprime të tjera për zbardhjen e plotë të rastit. Këto aktivitete…
Qeveria dhe Ministritë vazhdojnë që në Kuvend t’i dorëzojnë propozim ligjet vetëm në gjuhën maqedonase duke mos respektuar kushtetutën e cila thotë se komunikimi zyrtarë mes institucioneve përvec në Maqedonisht duhet të jetë edhe në gjuhën shqipe, respektivisht gjuhën të cilën e flasin mbi 20% të qytetarëve të këtij shteti. Sot Ministri i Ekonomisë që drejtohet nga VLEN Besar Durmishi në parlament ka dorëzuar 7 ligje dhe asnjë nuk ka qenë i përkhyer në gjuhën shqipe. Deputetja e Frontit Europian Ilire Dauti tha se nga tetë pikat e rendit të ditës, shtatë janë dorëzuar nga Ministria e Ekonomisë që drejtohet…
Seanca që ishte paraparë të mbahej në lidhje me, se kujt i takojnë vulat e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarit ose Ziadin Selës, është anuluar. Seanca e radhës pritet të mbahet më 21 janar të vitit 2025. Kujtojmë se, Gjykata Themelore në Tetovë, në prill 2024, vendosi që vulat e partisë t’i takojë krahut të Ziadin Selës, ndërsa ky i fundit u zgjodh si kryetar partie nga kryesia e partisë. Për këtë, nga krahu i Taravarit atëkohë ankoheshin se vendimi është sjellë pa seancë dhe deri te vendimi final ishin ndryshuar pesë gjykatës të ndryshëm.

