Author: Jeta almakos

LSDM përmes një reagimi e ka quajtur sërish masën “Shporta Konsumatore” si dështim të kësaj qeverie. Nga LSDM thonë se me miliona euro janë nxjerrë nga xhepat e qytetarëve për pasurimin e oligarkëve. “Produktet themelore u shtrenjtuan në vend se të lirohen dhe u bënë luks për qytetarët, qeveria lejoi grabitjen. Kjo politikë e Mickoskit çon familjet drejt një pasigurie më të madhe ekonomike, pikërisht para festave të Vitit të Ri. Pyetja është – çfarë borxhi u kishte Mickoski tregtarëve që të lejoi një plaçkitje të këtillë mbi kurrizin e qytetarëve? Vetëm për 6 muaj të kësaj Qeverie, jeta e…

Lexo më Shumë

“Nuk ka fund krimi i BDI-së dhe Artan Grubit. Grubi dhe shoku i tij Perparim Bajrami krijuan një skemë kriminale në Lotarinë Shtetërore, nga e cilat përfituan miliona. Është e pamundur që LSDM nuk ka ditur asgjë”, thuhet në një komunikatë të VMRO-DPMNE-së. “Artan Grubi dhe Perparim Bajrami kanë vjedhur sistematikisht nga shorti dhe ky lloj krimi është dokumentuar dhe hetuar nga institucionet kompetente. Brenda pak muajsh nga marrja e pushtetit nga VMRO-DPMNE, rasti i Lotarisë Shtetërore u dokumentua dhe filluan procedurat hetimore dhe kallëzimet penale. Krimi në Lotaria po përhapet dhe Grubi dhe shoku i tij Përparimi kanë keqpërdorur…

Lexo më Shumë

I pari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi tha se, vitin e kaluar është kurorëzuar shkatërrimi i organizimit politik të shqiptarëve në Maqedoni dhe shtoi, se me këtë është planifikuar edhe zhbërja e PDSH-së nga skena politike. Thaçi tha se ka një dëshpërim te shqiptarët por për të dale nga kjo situate duhet punë dhe sakrificë “Vitin e kaluar u kurorëzua shkatërrimi politik i shqiptarëve të Maqedonisë. Kjo është dëshpërim i madh por ka një shpresë të vogël se, me shkatërrimin e organizimit politik të shqiptarëve të Maqedonisë aka qenë e organizuar që të zhbëhet edhe PDSH-ja nga skena politike…

Lexo më Shumë

Marsh i dytë protestues kundër ndotjes së ajrit po mbahet sot në Shkup, në iniciativë të “Qytetit të gjelbër human”. Protesta filloi para Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, vazhdon drejt Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe drejt Qeverisë, ndërsa është parashikuar të përfundojë para barakave të Qytetit të Shkupit. Kjo protestë është e dyta që mbahet, pasi siç thonë organizatorët, nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga institucionet edhe pse kanë kaluar tre javë nga protesta paraprake dhe dy javë nga kërkesat e parashtruara. Arsyet e mbajtjes së protestës, siç thonë ata, janë vdekjet e shkaktuara nga…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim pyeti kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashin, se a ishte një akt i qëllimshëm për të mohuar rëndësinë e gjuhës shqipe arsyeja pse ju shokuat delegacionin e Kuvendit të Shqipërisë gjatë vizitës së tyre në Shkup? BDI tutje pyeti se pse, kur delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë ju drejtuan në gjuhën amtare, Gashi u përgjigj në gjuhën maqedonase? BDI tha se është përçuar një mesazh i rrezikshëm se gjuha jonë, që është simbol i ekzistencës dhe unitetit tonë kombëtar, nuk meriton të përdoret as në komunikimin e folur. “Pyesim Kryetarin e vLEN -it, Afrim Gashin: a ishte…

Lexo më Shumë

RMV-ja ka pagat më të ulëta mesatare në rajonin e Ballkanit. Paga mujore neto në tetor ka qenë 685 euro – njoftoi Enti Shtetëror për Statistika. “RMV-ja mbetet pas nga vendet fqinje, ku punëtorët fitojnë më tepër. Në Bosnjë e Hercegovinë paga mesatare është 720 eu, në Mal të Zi – 944, në Serbi – 842, në Kroaci – 1.340, kurse në Slloveni – 1.514 euro” – thonë të dhënat e ESHS-së. Pavarësisht se është rritur paga mesatare neto në krahasim me muajin e kaluar dhe se paga mesatare në RMV në 10 vitet e fundit është rritur për rreth 94%,…

Lexo më Shumë

Komuna e Gostivarit sot mbajti debat publik për hartimin e buxhetit për vitin 2025. Propozim-Buxheti i Komunës së Gostivarit planifikohet të jetë 27 milionë euro, që është më i madhi në historinë e komunës. “Sot kemi organizuar një debat publik në lidhje me buxhetin e Komunës së Gostivarit për vitin 2025, debat në të cilin të gjithë qytetarët, organizatat joqeveritare dhe të interesuarit mund të vinë dhe t’i shpalosin sugjerimet dhe idetë e tyre në lidhje me planifikimin e buxhetit së Komunës së Gostivarit”, u shpreh Limani. Kryetari i Gostivarit theksoi se buxheti për vitin e ardhshëm është rreth 27…

Lexo më Shumë

Masat që Prokuroria i kërkoi për Vasko Kovaçevskin, nuk janë pranuar nga Gjykata Penale, për shkak se ai vazhdon të jetë I pakapshëm për organet. Që t`i merret pasaporta, t`i ndalohet largimi nga qyteti dhe rregullisht të paraqitet në gjykatë, Kovacebski duhet të jetë në vend dhe të prononcohet. Këtë vendim, Gjykata Penale e ka miratuar këtë pasdite, pasi kishte mbërritur njoftimi zyrtar I MPB-së se Kovacevski, dy javë e gjysmë pas hapjes së hetimeve “Aditiv”, mbetet I pakapshëm. Tani fjalën e ka Prokuroria, nëse do të propozojë masa më të rrepta. Ky dokument është I domosdoshëm që Prokuroria të…

Lexo më Shumë

Qeveria në mbledhjen e rregullt të martën do të marrë vendim që të nënshkruhet marrëveshje për mjetet të cilat janë siguruar në kuadër të buxhetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për subvencionimin e transportit të studentëve me çka masa do të vazhdojë pandërprerë edhe nga janari, informoi sot kryeministri Hristian Mickoski. “Mjetet janë siguruar në kuadër të buxhetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vitin e ardhshëm dhe në seancën e rregullt të Qeverisë të martën më 31 dhjetor, pasi jemi konsultuar me ministrin, do të marrim vendim për nënshkrimin e marrëveshjes se mund të transferohen menjëherë në…

Lexo më Shumë

Fronti Evropian kërkon dorëheqje të menjëhershme të Afrim Gashit nga posti i Kryetarit të Kuvendit, pasi ky i fundit në një intervistë televizive tha se gjuha maqedonase është gjuhë e vetme zyrtare në Maqedoninë e Veriut në komunikimin ndërmjet institucioneve, ndërkaq gjuha shqipe është gjuhë e përkthyer. Deputetja e Frontit, Arbana Pasholli, tha se ajo deklaratë përbën jo vetëm një gënjeshtër të hapur, por edhe një tradhti të rëndë ndaj popullit shqiptar, historisë  dhe të drejtave të fituara me shumë mund. ARBANA PASHOLLI, DEPUTET E FRONTIN EVROPIAN “Afrim Gashi nuk përfaqëson askënd veç vetes dhe interesave të ngushta të atyre…

Lexo më Shumë

Ashtu edhe siç pritej nga një qeveri monoetnike dhe antishqiptare, Ministria e Punëve të Brendshme e fali policin i cili përdhosi flamurin kombëtar shqiptar edhe përkundër aktrimeve, deklaratave dhe shfaqjeve tragji-komike të zëvendësministrit shqiptar dhe partive shqiptare në Qeveri – thuhet në një reagim nga ASH-ja e Ziadin Selës. “Ndërkohë, nuk ka asnjë hap konkret as për ata që dogjën flamurin shqiptar, ndërsa për shqiptarët që festuan 28 Nëntorin, përfshirë edhe ata që nuk kishin lidhje me djegien e flamurit shtetëror, vazhdon të mbetet rreziku për dënime nga 1 deri në 5 vjet burg” – thonë nga ASH-ja. Me këtë vendim,…

Lexo më Shumë