Author: Jeta almakos

Reagim nga Aleanca për Shqiptarët krahu i Ziadin Selës lidhur me incidentet në Kumanovë, ku u dogj një objekt afarist në pronësi të këshilltarit komunal nga BDI, Fitor Jakupi si dhe makina e Prokurorit Publik, Xhelal Bajramit. Ja komunikata e plotë: Kërcënimet verbale, gjuha e urrejtjes dhe retorika antishqiptare e nxitur edhe nga eksponentë politik qeveritarë dhe grupe nacionaliste, ka filluar të realizohet edhe në praktikë përmes goditjes së shqiptarëve dhe pronës së tyre, si është rasti i mbrëmshëm në Kumanovë ku janë djegur një zyrë dhe tre automjete në pronësi të shqiptarëve. Fatkeqësisht si në të kaluarën edhe tani,…

Lexo më Shumë

Këshilli Gjyqësor sot në mbledhje urgjente e konstatoi dorëheqjen e parevokueshme të kryetares së Këshillit, Vesna Damevska, e cila sot paradite në një paraqitje publike njoftoi se për shkak se hasi në vesh të shurdhër te pushteti për sigurimin e drejtësisë së shpejtë dhe efikase, si dhe përpjekjet për shkeljen e integritetit të saj nga ana e funksionarëve të lartë qeveritarë, jep dorëheqje të parevokueshme nga funksioni.

Lexo më Shumë

Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat që kanë ndodhur sot në lagjen Çair të Shkupit. Personi është dërguar për trajtim mjekësor në njërin nga spitalet e Shkupit dhe për momentin nuk dihet gjendja e tij. Të shtënat kanë ndodhur në afërsi të stadiumit të Çairit. “Sot (02.12.2024) nga spitali i qytetit “Shën Naum Ohridski” në SPB Shkup është raportuar se me plagë me armë zjarri është sjellë J.H. nga Shkupi, i cili sipas raportimit ka mbetur i plagosur në park në rrugën “Kemal Sejfula” në Shkup”, thonë nga MPB. Policia tashmë është në terren dhe po mbledh…

Lexo më Shumë

SEFER TAHIRI Sistemi politik i Maqedonisë së Veriut nuk i ka të panjohura zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Madje, mund të thuhet se ato e kanë ndjekur historinë më të re pluraliste të vendit pas vitit 2006, deri në të cilin vit zgjedhjet organizoheshin në mënyrë të rregullt ciklike, përkatësisht në çdo katër vite. Por, të shohim, si raportuan mediat mbi idenë e kryeministrit Mickoski për zgjedhje të përbashkëta lokale dhe parlamentare në vitin 2025? A iu qasën në mënyrë kritike zmbrapsjes tepër ekspres të kryeministrit nga kjo ide?  A u vërejtën ngjashmëritë diskursive politike të kryeministrit aktual me ish-kryeministrin Nikolla…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, i cili është në vizitë zyrtare në Suedi, sot i shoqëruar nga deputetët Dafina Stojanoska, Bekim Sali dhe Mitko Trajçuleski, patën audiencë me mbretin e Suedisë, Karl i Gjashtëmbëdhjetë Gustav. Në pjesën e takimit të përbashkët, kryetari dhe deputetët shprehën mirënjohjen e tyre për pritjen dhe takimin e mundësuar me madhërinë e tij dhe theksuan se Mbretëria e Suedisë është një përkrahëse e sinqertë dhe shumë e respektuar e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe se marrëdhëniet e ndërsjella karakterizohen nga një shkallë të lartë miqësie, mirëkuptimi dhe mbështetjeje të ndërsjellë. Ata u informuan se…

Lexo më Shumë

Pas Kumanovës, edhe Vizbegu është përballur me vandalizëm. Siç bëhet e ditur në raportin ditor të Ministrisë së Punëve të Brendshme, një veturë është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe se rasti në Sektorin e Punëve të Brendshme në Shkup është paraqitur në ora 04:00, transmeton TV21. “Sot (02.12.2024) në ora 04.00 në SPB Shkup është denoncuar se në fshatin Vizbeg të Shkupit, ka shpërthyer zjarr në veturën “Folksvagen golf” me targa të Shkupit, në pronësi të M.Xh.(23). Ekipi i Brigadës së kundërzjarrit e ka shuar zjarrin, ndërkaq persona të lënduar nuk ka. Është…

Lexo më Shumë

Prej vitit 2026 të rritet mosha për pensionim për burra dhe gra në 67 vjeç dhe njëkohësisht të rritet shkalla për sigurim pensional për 0,7 pikë procentuale, përkatësisht të paraqesë 19,5 për qind, rekomandon Këshilli fiskal si propozim të Strategjisë fiskale 2025-2029. Nga Këshilli Fiskal, i cili është trup i pavarur që përpunon analiza dhe mendime për supozimet makroekonomike dhe fiskale të shfrytëzuara për përgatitjen e Buxhetit të shtetit dhe strategjisë fiskale, theksojnë se masat e këtilla nevojiten për mirëmbajtje të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë (SPIM), uljes së rreziqeve fiskale dhe për konsolidim të buxhetit në…

Lexo më Shumë

Një tender prej afro 12 milion denarëve ka përfunduar në duart e familjarëve të miqve të djalit të drejtorit të Spitalit të Tetovës, Agim Berisha. Materiale për operacione të rënda ortopedike dhe traumatologjike të titaniumit të cilat përdoren në ndërhyrje të rënda që rrallë bëhen në qendrën klinike në Shkup dhe jo më në Tetovë. Në bazë të dokumenteve të siguruara nga faqja zyrtare për prokurim publik, është zbuluar se drejtori Berisha ka lidhur një marrëveshje për këtë tender me një kompani që ka lidhje të ngushta me familjarët e tij. Kompania është e lidhur drejtpërdrejt me nusen e djalit…

Lexo më Shumë

Pasi tensionet dhe mardhëniet ndëretnike në Maqedoninë e Veriut janë ashpërsuar ditëve të fundit, ka bërë që të bashkohen krerët fetarë, të cilët nën moton “Të ruajmë bashkëjetesën”, kanë nënshkruar deklaratë të përbashkët. Deklarata u nënshkrua nga kreu i Kishës Ortodokse Maqedonas-Arkipeshkia e Ohrit, ai i Bashkësisë Fetare Islame, kreu i Kishës Katolike, Kishës Evangjeliste Metodike dhe i pari i komunitetit hebre. DEKLARATA E LIDERËVE TË BASHKËSIVE FETARE “Zoti ka dashur që ne të jetojmë në një vend të përbashkët. Prandaj, ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëvë të Maqedonisë së Veriut , që të mos bien pre e përpjekëve…

Lexo më Shumë

Tre vetura të djegura dhe një objekt afarist i djegur. Zjarrvënia e tyre kishte ndodhur mëngjesin e orës 3 të të së hënës, në Kumanovë. Prej tyre sipas njoftimeve zyrtare, njëra veturë ka qenë e prokurorit publik Xhelal Bajramit, ndërsa objekti i kryetarit të Këshillit të Kumanovës Fitor Jakupit. Sektori për Punë të Brendshme Kumanovë ka bërë me dije se nuk ka persona të lëndruar dhe se po merren masa për zbardhjen e rastit. Ivana Mlladenovska, SPB Kumanovë “Zjarret janë shuar nga ekipi Territorial i Zjarrfikësve në Kumanovë dhe nuk ka persona të lënduar. Kontroll është kryer nga një ekip…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Astrit Iseni sot (02.12.2024) ka qëndruar për një vizitë pune në SPB Kumanovë. Gjatë vizitës u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në territorin e Kumanovës, përfshirë ngjarjet me flamurin dhe djegien e mbrëmshme të tri veturave dhe një objekti. Është konstatuar se gjendja e sigurisë është stabile dhe këto raste të izoluara një pjesë janë zbardhur plotësisht dhe për një pjesë po punohet për zbardhjen e tyre dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë autorëve. Zëvendësministri Iseni theksoi edhe një herë se ruajtja e sigurisë, paqes dhe qetësisë së qytetarëve është prioritet absolut…

Lexo më Shumë

BDI i ka reaguar ministres Janevska. Nga ky subjekt politik thonë se:UÇK është gjithçka për shqiptarët, jo asgjë ministre Janevska! “Deklaratat e Ministres së Arsimit, Vesna Janevska, janë fyerje e rëndë ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe një tentativë për të shuar kujtesën dhe sakrificat historike të popullit shqiptar. Të thuash se UÇK “nuk përfaqëson asgjë për këtë shtet” është një akt i papranueshëm, që tregon mungesë respekti ndaj një pjese të rëndësishme të popullatës dhe një përpjekje për të fshirë kontributin e shqiptarëve në këtë vend. UÇK nuk është “asgjë” për shqiptarët – ajo përfaqëson sakrificën për barazi,…

Lexo më Shumë