Author: Jeta almakos

Vendi ynë ka një qasje pozitive ndaj politikës së dyerve të hapura të NATO-s për pranimin e anëtarëve të rinj, por për momentin është herët për të diskutuar për anëtarësimin e Ukrainës në Aleancë, tha për AIM-n ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të RMV-së, Timço Mucunski për nismën e Kievit për anëtarësimin e Ukrainës në NATO me procedurë të përshpejtuar. “Ne si vend përgjithësisht kemi një qasje pozitive ndaj parimit të dyerve të hapura, por është një vendim që merret me konsensus dhe për të cilin duhet të ketë një diskutim më të detajuar mes shteteve…

Lexo më Shumë

Edhe çfarë tjetër duhet të bëjë kryetari i Komunës së Strugës Ramiz Merko që t’i hiqen të gjitha kompetencat në arsim dhe urbanizëm? A ka marrëveshje me Ramiz Merkon që ai të mos preket? Nuk ka shpjegim tjetër racional. Ka kohë që në Strugë qarkullojnë muhabete se ai ka investuar, u ka dhuruar mjete të majme, të gjithë partive politike, si një lobist i pasur, për t’u siguruar nga të gjithë anët. Kushdo që të fitojë, ai do mbetet si veshka në dhjamë. Të shpresojmë se këto janë vetëm llafe nga gojët e liga. Megjithëse është në Listën e Zezë…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot në Bruksel pati takim me Komisioneren e re për Zgjerim të BE-së, Marta Kos. “Diskutuam për interesat strategjike të Maqedonisë në lidhje me zgjerimin e BE-së dhe gatishmërinë e vendit për të pasur sukses në rrugën drejt BE-së”, njofton Mickoski. Mickoski tha se do diskutojë për gjithçka. “Ne jemi të gatshëm të diskutojmë gjithçka që në parim do të jetë në favor të vendit tonë dhe në interes të të gjithë qytetarëve”, shtoi Mickoski.

Lexo më Shumë

Kumanova nuk po gjen qetësi. Edhe sot është regjistruar një rast i sulmit, por këtë herë disa të mitur janë sulmuar nga disa persona të cilët kanë përdorur edhe mjete të mprehta, transmeton TV21. “Më 02.12.2024 në ora 21.25 në SPB Kumanovë, T.A.(43) nga Kumanovë ka denoncuar se në bulevardin “Brigada e tretë maqedonase” në Kumanovë, biri i tij i mitur dhe shokët e tij janë sulmuar fizikisht nga disa persona, të cilët kanë përdorur edhe mjete të mprehta”, thonë nga Policia dhe bëjnë të ditur se ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Propozimi i këshillit fiskal për rritjen e moshës së pensionit shkaktoi reagime të mëdha në opinion. Qeveria ka thënë se nuk do ta pranojë propozimin për rritjen e kufirit të moshës dhe do të kërkojë një mënyrë tjetër për të mbushur vrimën në fondin e sigurimeve pensionale. “Në këtë moment ajo që kemi bërë është rregullimi i pensioneve prej 5.000 denarë. Ne kemi një metodologji aktive, kemi një ligj sipas të cilit punojmë. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj situatës në Fondin e Pensioneve dhe do të shqyrtojmë të gjitha situatat sikur të kishim një sistem të qëndrueshëm. Në këtë moment…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE, asesi të pranojë kërkesën e LSDM, për një takim liderësh, pasi tensionet ndëretnike në vend kohës së fundit janë ashpërsuar. Deputeti i VMRO-së, Mile Lefkov, thotë se nuk ka arsye për një takim të tillë, ndërsa akuzon partitë opozitare LSDM-në dhe BDI-në, se ata vetë i krijojnë problemet. Ai thekson se në këtë mënyrë, LSDM orvatet ta faktorizojnë Venko Filipçen si lider. MILE LEFKOV,DEPUTET I VMRO-DPMNE “Një takim liderësh nuk krijon liderë. Nëse kanë ndonjë temë për të diskutuar, ja ku është parlamenti ku mund të diskutojnë sa të duan. Nëse thonë diçka thelbësore dhe të mençur, sigurisht që…

Lexo më Shumë

Lidhur me deklaratën e djeshme të ministres së Arsimit, Vesna Janevska, e cila dje tha se për Maqedoninë e Veriut nuk ka vlerë UÇK-ja, deputeti Blerim Bexheti nga BDI tha se po e ndjekin situatën me shqetësim, përcjell TV21. Bexheti tha se ajo nuk ka treguar asnjë kualitet në udhëheqje me MASH. “Sigurisht që është në syrin dhe vëzhgimin tonë e gjithë kjo sjellje arrogante dhe fyese e ministres së Arsimit, që nuk është e para kjo, ku favorizon për të njëjtën çështje komitët nëpër shkollat maqedonase, kurse për fëmijët shqiptarë që kanë përgatitur për festat shfaqje teatrale, recitime e…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri Fetai vizitoi sot Manastirin, ku mori pjesë në Karvanin Antikorrupsion të organizuar nga programi “Qytetarët Kundër Korrupsionit,” i financuar nga USAID dhe zbatuar nga MCMS. Në fjalimin e tij, z. Fetai theksoi se lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm çështje e miratimit të ligjeve dhe proces administrativ, por kërkon një transformim kulturor që përfshin të gjitha nivelet e shoqërisë. Ai vuri në dukje se suksesi në këtë betejë kërkon forcimin e institucioneve, edukimin e qytetarëve, mbrojtjen e denoncuesve dhe vazhdimin e bashkëpunimit ndërkombëtar. Karvani Antikorrupsion bashkoi përfaqësues të rëndësishëm, përfshirë USAID-in, Komisionin Shtetëror Kundër Korrupsionit, Policinë Financiare, Prokurorinë e…

Lexo më Shumë

Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski as nuk pohon dhe as nuk mohon që Artan Grubi të jetë ftuar në bisedë informative në polici si organizator potencial i disa prej incidenteve gjatë festimit të 28 Nëntorit. I pyetur për lidhjen e personave të privuar nga liria me ish zv.kryeministrin e parë dhe fotografitë e përbashkëta të tij me disa prej tyre, Toshkovski shkurt tha se “Nuk do të doja të tregoj në këtë moment më shumë informacione që lidhen me pjesën tjetër të hetimit”. VLEN ditë më parë akuzoi publikisht që personat që dogjën flamurin maqedonas janë të afërt me Grubin…

Lexo më Shumë

Duke u lejuar çështjeve bilaterale të dominojnë në procesin e qasjes në BE, rrezikojmë ta shndërrojmë këtë mekanizëm në vegël të ndarjes, në vend se të jetë vegël e unitetit, porositi shefi i diplomacisë, Timço Mucunski në fjalimin para anëtarëve të Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET). “Përdorimi i vazhdueshëm bullgar i vetos në procesin e qasjes në BE është bllokadë posaçërisht e dhimbshme në rrugën tonë. Kjo jo vetëm se e ndal përparimin tonë, por edhe dërgon sinjale dekurajuese për gjendjen e solidaritetit evropian dhe respektimit të ndërsjellë”, tha Mucunski. Sipas tij, me politikat dhe veprimet…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia tha se BDI me kohë ka reaguar kundër situatave që nxisin kriza ndëretnike, duke theksuar se veprime të tilla duhet dënuar nga të gjithë. “BDI reagoi me kohë që të mos krijohen këto situata, mirëpo partitë maqedonase ju kujtohet që në kohë fushate thërrisnin në atë që të kthehet shteti që sipas tyre e kishin marrë shqiptarët. Duhet ngritur zërin në këto situta e pikërisht edhe pas deklaratës së sotme që minsitrisë së Arsimit dhe Shkencës”, tha Bekteshi. Ai komentoi edhe akuzat që bën Qeveria, duke thënë…

Lexo më Shumë

Radmila Shekerinska sot ka marrë postin e zëvendëssekretares së përgjithshme të NATO-s. Si ish-zëvendëskryeministre dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Shekerinska ka përvojë të madhe si politikëbërëse dhe ndërtuese e konsensusit. Ajo është kampione e barazisë gjinore dhe mbështetëse e vazhdueshme e marrëdhënieve të forta transatlantike, shkruan në faqen e NATO-s për ish-zëvendëskryeministren maqedonase. Për momentin nuk ka asnjë informacion për pagën e pozitës të Sheqerinskës për pozitën e dytë më të rëndësishme në Aleancën Veriatlantike, por nëse sipas disa hulumtimeve kreu i NATO-s merr më shumë se 220 mijë dollarë paga mujore, atëherë paga e zëvendëssekretari i…

Lexo më Shumë