Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, interepelancën nga Fronti Europian e vlerëson si tentativë të ulët për të manipuluar opinionin. Ai tha se tezat që janë hedhur nga BDI në periudhën e kaluar janë në vetëvete kontradiktore. PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME “Mendoj se qytetarët e Maqedonisë e dinë shumë mirë se çfarë qëndron pas kësaj interpelance nga aspekti i kërkesës së tyre. Paçin fat. Kuvendi do të veprojë në drejtim të asaj që mendon. Sinqerisht mendoj se kjo është një përpjekje e ulët për të manipuluar publikun”. Toshkovski, i pyetur lidhur me ngjarjet e 28 nëntorit,…
Author: Jeta almakos
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni sot foli në Takimin e parë rajonal të Komitetit Drejtues në kuadër të Aksionit të Përbashkët të BE dhe UNODC për promovimin e sundimit të drejtë dhe të mirë përmes masave të theksuara për kontroll të brendshëm në portet dhe aeroportet në Evropën Juglindore (Faza II) Program global për kontroll të udhëtarëve dhe kargo. Nga MPB njoftuan se Takimi rajonal po mbahet sot dhe nesër në Tiranë, ndërsa është paraparë që të marrin pjesë përfaqësues nga niveli i lartë i udhëheqësisë nga Drejtoritë e Doganave, Ministritë e Punëve të Brendshme dhe organe të…
Gjykata Kushtetuese më 11 dhjetor do të vendos për fatin e gjuhës shqipe. Paraprakisht, data 2 tetor ishte anuluar nën arsyetimin e ndjeshmërisë së situatës me shfuqizimin e balancuesit. Lënda përbëhet nga gjithsej 13 nisma dhe parti politike, nisur nga VMRO-DPMNE, E majta si dhe sektori civil e profesorë.
BDI akuzon kryetarin e LSDM-së Venko Filipçe se po përpiqet të mbulojë dështimet e partisë së tij duke e kopjuar narrativin albanofob të VMRO-PDMNE-së përmes narrativit anti-BDI. Sipas integristëve kjo është përpjekje për të ndërtuar identitet politik përmes BDI-së si e vetmja parti me identitet të qartë dhe e dyta, sipas tyre, përdorimi i retorikës anti-BDI është një pasqyrim i albanofobisë së rrënjosur në një pjesë të skenës politike maqedonase. “Përdorimi i retorikës së konsumuar anti-BDI nuk i ndihmon as z.Filipçe, as partinë e tij, dhe sigurisht as Maqedoninë e Veriut. Shqiptarët dhe qytetarët kërkojnë stabilitet, progres dhe vizion –…
Kryeprokurori, Lupço Kocevski, angazhoi të gjithë prokurorët që të kryejnë mbikëqyrje në Prokurorinë për përndjekjen e krimi të organizuar dhe korrupsionit. Hapa të tillë Kocevski i ndërmori pas vërejtjeve të kryeministrit Hristijan Mickoski në periudhën e kaluar se prokurorët në vend që të hapin lëndë për skandalet që ndodhin, ata ankohen se janë me ethe dhe diarre dhe në këtë mënyrë i pengojnë rastet. Kontrollet vijojnë pasi që Kocevski seriozisht i ka marrë vërejtjet e kryeministrit dhe dje ka urdhëruar riorganizim të fuqive të të gjitha prokurorive, ndërsa është sjellë edhe udhëzim sipas së cilit angazhohen të gjithë prokurorët publik…
Prokurorët publik të Prokurorisë Publike Republikane sot kanë nisur kontrollin në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Ndërsa kjo kontrollë bëhet me urdhër të prokurorit republikan Lupço Kocevskit. Prokuroria Publike e RMV-së “Mbikëqyrja po bëhet në pajtim me nenin 21 të Ligjit për Prokurori Publike dhe Rregulloren për mbikëqyrjen e punës dhe veprimeve të prokurorive publike miratuar nga Këshilli i Prokurorëve Publikë”. Paraprakisht kontroll është bërë në të gjitha prokuroritë e larta në shtet dhe deri në fund të vitit, sipas paralajmërimeve të Prokurorisë Shtetërore, mbikëqyrja e procedurës do të bëhet në Departamentin për Ndihmë…
Fondacioni “Trajçe Mukaetov” për të shtatëmbëdhjetën vit radhazi ndan 40 bursa për studentët e Fakultetit të Farmacisë dhe të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodi” nga Shkupi, kanë njoftuar nga Alkaloid . Nga atje thonë se përzgjedhja e bursistëve për vitin akademik 2024/2025, e cila është në përputhje me konkursin publik , është miratuar nga Bordi Drejtues i Fondacionit sipas propozim-listës paraprake të komisioneve për shpërndarjen e bursave. i përbërë nga përfaqësues të Fondacionit të dy fakulteteve si dhe nga përfaqësues nga radhët e studentëve.
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, sot ka komentuar dorheqjen e kryetarës së Këshillit Gjyqësor, Vesna Damevës. Mickoski konsideron se dorëheqja e Damevës, nuk është as fillimi e as fundi i fillimit të reformave dhe “pastrimit” në organet e drejtësisë që ai e paralajmëroi. Ai pret që ballafaqimi me krimin dhe korrupsionin të jetë në fokus të prokurorëve. HRISTIJAN MICKSOKI, KRYEMINSITËR I MAQEDONISË SË VERIUT “Pres që ata të kenë pak më shumë fokus për t’u marrë me krimin dhe korrupsionin, por kjo vlen mbi të gjitha për prokurorët që në mes të një aksioni kur duhet të firmosin një urdhër…
Deputeti nga koalicioni VLEN, Salim Sulejmani në cilësinë e kryetarit të Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Lindjen e Mesme dhe Botën Arabe, priti sot në takim zevendësambasadorin e Katarit, Saeed Al-Samikh. Deputeti Sulejmani theksoi se në kët takim është diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, të cilat vlerësohen si të shkëlqyera, duke pasur parasysh faktin se Katari është i vetmi shtet nga Bota Arabe që ka ambasadë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Në vitin 1996, Katari e ka njohur Republikën e Maqedonisë së Veriut si shtet, dhe që atëherë kemi mbajtur marrëdhënie të shkëlqyera diplomatike. U theksuan mundësitë për…
Policia financiare e Italisë ka kërkuar informacione për disa biznesmenë nga Maqedonia e Veriut të përfshirë në një skandal të madh ndërkombëtar për pastrim parash, evazion fiskal dhe shpërdorim detyre lidhur me shitjen e fabrikës së çimentos në Padova të Italisë, shkruan portali MKD. Sipas këtij portali, nga Kosova është përfshirë kompania “Klinacem”, përfshirë edhe personalitete të biznesit, qarqeve tjera dhe avokatë nga Drenica, Prishtina dhe Uroshevaci. Në skandalin që peshon 7 milionë euro janë përfshirë edhe biznesmenë dhe avokatë nga Shkupi, Tirana dhe Italia. Bëhet fjalë për një kontratë shitblerjeje të një fabrike çimentoje në Padova, e paguar me…
Vendi ynë ka një qasje pozitive ndaj politikës së dyerve të hapura të NATO-s për pranimin e anëtarëve të rinj, por për momentin është herët për të diskutuar për anëtarësimin e Ukrainës në Aleancë, tha për AIM-n ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të RMV-së, Timço Mucunski për nismën e Kievit për anëtarësimin e Ukrainës në NATO me procedurë të përshpejtuar. “Ne si vend përgjithësisht kemi një qasje pozitive ndaj parimit të dyerve të hapura, por është një vendim që merret me konsensus dhe për të cilin duhet të ketë një diskutim më të detajuar mes shteteve…
Edhe çfarë tjetër duhet të bëjë kryetari i Komunës së Strugës Ramiz Merko që t’i hiqen të gjitha kompetencat në arsim dhe urbanizëm? A ka marrëveshje me Ramiz Merkon që ai të mos preket? Nuk ka shpjegim tjetër racional. Ka kohë që në Strugë qarkullojnë muhabete se ai ka investuar, u ka dhuruar mjete të majme, të gjithë partive politike, si një lobist i pasur, për t’u siguruar nga të gjithë anët. Kushdo që të fitojë, ai do mbetet si veshka në dhjamë. Të shpresojmë se këto janë vetëm llafe nga gojët e liga. Megjithëse është në Listën e Zezë…

