Author: Jeta almakos

“Kemi informacione operative se një ish-kryetar komune i BDI-së ka qenë drejtpërdrejt i përfshirë në organizimin e ngjarjeve të 28 nëntorit”, kështu tha ministry I Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski për të cilën reagoi Bashkimi Demokratik për Integrim, përcjell TV21. BDI tha se, Toshkovski gjatë gjithë kohës ka treguar mungesë profesionalizmi dhe kredibiliteti dhe shtoi se, ministri për të mbuluar dështimet e tij, përfshinë ish-kryetar komune nga BDI në organizimin e incidenteve të Ditës së Flamurit. BDI tha se, Toshkovski ka humbur besimin e qytetarëve dhe kërkoi nga ai që të dorëhiqet. “Është ironike dhe e papranueshme që Ministri i…

Lexo më Shumë

Më datë 06.12.2024 rreth orës 16:45 në Sektorin për Punë të Brendshme Shkup, nga Poliklinika Çair është raportuar se tek ata është sjellë një foshnjë dhjetë muajshe pa shenja jete. Një mjek ka deklaruar vdekjen, pa shenja dhune të dukshme. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i foshnjës së ndjerë është dorëzuar për obduksion.

Lexo më Shumë

Seanca për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit të Gjuhëve do të mbahet më 11 dhjetor. Ndërsa, dy gjykatësit shqiptar Osman Kadriu dhe Naser Ajdari kanë konfirmuar se nuk do të marrin pjesë. Zëvendës kryeministri, Izet Mexhiti, këtë herë është treguar i rreptë me gjykatësit kushtetues. Thotë se kushdo që prek Marrëveshjen e Ohrit ka prek marrëdhëniet ndëretnike dhe stabilitetin e këtij shteti. Izet Mexhiti, zv/kryeministër “Ftoj gjithë institucionet dhe qytetarët të marrin me qetësi këtë punë, e ftoj edhe Gjykatën Kushtetuese ta sheh këtë si çështje politike jo vetëm juridike. Për shkak se ligji i gjuhëve del nga Marrëveshja e…

Lexo më Shumë

Në bazë të aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe pas procedurës gjyqësore, Gjykata Themelore Penale Shkup sot ka nxjerrë aktgjykim të shkallës së parë me të cilin LJ.K. nga Stajkovci e shpalli fajtor dhe e dënoi me 20 vjet burg për kryerjen e dy veprave – Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 1 të Kodit Penal. Në korrik të këtij viti, Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur aktakuzë me të cilën i pandehuri akuzohet se në mënyrë mizore dhe gjatë dhunës në familje më 14.05.2024 me dashje i ka marrë jetën vëllait të tij dhe…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN sot në konferencë për media i bëri thirrje Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) që problemet e tyre familjare të mos i shpalosin si probleme shtetërore dhe të mos ngritin pluhur në opinionin publik rreth tensioneve ndëretnike. “BDI edhe kësaj radhe si çdo herë deri më tani dështoi për të ngritur tensione ndëretnike në vend. Ata për një javë rresht gënjyen opinionin duke fabrikuar lajme të rreme se gjoja djegia e veturave dhe lokalit në Kumanovë kanë prapavijë etnike. Kështu ata tentuan të hedhin vrer mbi koalicionin VLEN ku edhe inicuan interpelancë mes tjerëve edhe mbi zëvendësministrin Astrit Iseni”,…

Lexo më Shumë

“Superman”, është sfida në Tik Tok, që ka lënduar 11 nxënës. Nxënësit që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në  Klinikën për Sëmundje Kirurgjike, janë të moshave nga 10 deri 16 vjet. E pyetur se çfarë do të ndërmarr Ministria për këtë situatë shqetësuese që po ndodh, ministrja e Arsimit dhe Shkencës u kërkon nxënësve që në vend se të garojnë për sfida tik tok-u, të bëjnë gara në mësim. Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës “Ju bëjë thirrje nxënësve të shkollave të mesme që në vend se të bëjnë gara Tik Tok-u të bëjnë gara në arsim dhe shkencë. Telefonat…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtu në kryeqytet ku dyshohet se një pacient është hedhur nga dritaret e spitalit ushtarak këtu në shkup. Ekipi ynë tentoi të kontaktojmë me drejtorin e spitalit por i njejti i kishte dyert e mbyllura. Policia e terrenit e cila ishte duke monitoruar situatën i tha Klan Maqedonisë se pacienti ka disa kocka të thyera dhe lëndimë trupore, ndërsa nga drejtori i spitalit nuk kishte asnjë informacion shtesë pasi I njejti nuk u përgjigj as në thirrjet telefonike. Në mengjes në redaksinë e Klan Macedonia kishin arritur pamje ku shihen mjekët teksa i jepnin…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristian Mickoski duke komentuar vendimin që duhet të merr Gjykata Kushtetuese lidhur me ligjin për Gjuhet dhe akuzat e BDI, thotë se BDI po kritikon gjykatësit të cilat I ka zgjedhur vet kur ishë pjesë e pushtetit. Ndërkaq, sa I përket sigurisë në vend, ai njoftoi se nuk ka asnjë rrezik të mundshëm dhe as nuk do të lejojmë të ketë. “Ata janë gjykatës të kushtetueses që janë zgjedhur nga shumica që udhëhiqej nga LSDM-BDI. Tani as që I njoh ata gjykatës, e as që e di se kush janë, përkundrazi disa prej tyre I kemi sulmuar. Por, të…

Lexo më Shumë

BDI: NËSE SHKELEN ARRITJET E MO PASOJAT DO TË JENË TË PARIKUPERUESHME MEXHITI: KUSH PREK MARRËVESHJEN E OHRIT PREK MARRËDHËNIET NDËRETNIKE  Partitë politike shqiptare kanë ngritur alarmin drejt gjykatës Kushtetuese për një vendim të drejt për Ligjin për gjuhet. Sipas BDI-së nëse Gjykata Kushtetuese vendos të shkatërrojë arritjet e Marrëveshjes së Ohrit, pasojat do të jenë të parikuperueshme. Edhe Zv.kryeministri Izet Mexhiti i bëri thirrje Gjykatës Kushtetuese për qasje serioze sipas tij, Ligji i Gjuhëve del nga Marrëveshja e Ohrit, e cila është shtyllë e Kushtetutës dhe nuk do të lejohet të preket një gjë e tillë. Në pritje të vendimit të…

Lexo më Shumë

Kisela Voda subvencionon vaktin ditor të fëmijëve me status te dobët social nga shkolla dhe qëndrimin e tyre në kopshte. Komuna e Kisella Vodës edhe një herë subvencionon vaktin ditor të fëmijëve me status te dobët social nga shkollat dhe qëndrimin e tyre në çerdhe nga kjo pjesë e qytetit. Përmes thirrjes publike në të cilën përcaktohen kriteret për aplikim nga familjet në nevojë sociale të cilat kanë një fëmijë me qëndrim të zgjatur në shkollat fillore apo kopshtet e zonës së komunës dhe gjatë qëndrimit përdorin vakt të ngrohtë. Sipas Rregullores për subvencionimin e faturave mujore për ushqimin ditor…

Lexo më Shumë

Biznes informues është në dispozicion për komunitetin e biznesit nga komuna e Kisella Vodës. Ai është vendosur në ueb faqen e komunës dhe në një vend, ofron informacione kyçe për të mbështetur bizneset përmes shërbimeve apo iniciativave specifike. Është pilot projekt i realizuar nga Komuna e Kisella Vodës së bashku me Projektin e USAID-it për forcimin e kapaciteteve për shfrytëzimin e resurseve. Ky mjet interaktiv u ofron subjekteve të biznesit të regjistruar në portalin GIS një gamë të gjerë shërbimesh mbështetëse dixhitale dhe administrative. Përmes tij, subjekteve afariste u mundesohet akses i shpejtë dhe i lehtë në informacionin e…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës Orce Gjorgjievski dhe kryetari i Shoqatës së punëtorëve social Trbojeviq hapën zyrën për përkrahje sociale të çifteve të reja të martuara nga komuna e Kisella Vodës. Kjo zyrë është e para dhe e vetmja e këtij lloji në Maqedoni dhe do të ofrojë mbështetje profesionale dhe këshilla falas për tejkalimin e vështirësive dhe ruajtjen e komunikimit të shëndetshëm mes çifteve të ardhshme të martuara, gjë që është çelësi i stabilitetit të çdo familjeje. Kjo iniciativë është rezultat i bashkëpunimit me Shoqatën e Punëtorëve Socialë, e cila siguron ekipin profesional, ndërsa komuna ka siguruar hapësirën. Zyra u…

Lexo më Shumë