Author: Jeta almakos

Nga Ministria e Punëve të Brendshme vërtetuan se ish-ministri Venko Filipçe do të ketë sigurim personal edhe pse nuk është ministër në qeverinë aktuale. Në deklaratë për “Fokus”, nga MPB sqarojmë se qeveritarët mund të kenë sigurim edhe pas përfundimit të funksionit sipas vlerësimit të sigurisë. “Sigurimi i personaliteteve është e rregulluar me ligj, ndërsa llojet dhe aktivitetet si dhe niveli i sigurimit është në kuadër të MPB-së”, sqarojnë nga policia. Filipçe theksoi se nuk është kërcënuar me jetë, por vërtetoi se do të ketë sigurim. “Nuk është e vërtetë se kam pasur kërcënime me jetë. Sigurimi është propozuar sipas…

Lexo më Shumë

Familjarëve të viktimave në tragjedinë në Spitalin Modular të Tetovës u janë ofruar 30 mijë euro dëmshpërblim, me kusht që të mos flasin publikisht. Ky kompensim është mizor dhe ofendues dhe jashtë çdo standardi. Kështu komenton për TV Shenja avokati italian Gabriele Giambrone, i angazhuar nga Ibin Emshiu nga Siniçani i Tetovës, me shtetësi dhe banim në Itali. Përmes përfaqësuesve ligjor, Emshiu kërkon fillimisht drejtësi për humbjen e babait edhe vëllait, por edhe kompensim real sipas standardeve evropiane. Gabriele Giambrone, avokat “Ajo që kërkojmë ne është shumë e thjeshtë. Kërkojmë para së gjithash që të arrihet drejtësia. Ne kemi nisur…

Lexo më Shumë

Fillimisht, Policia ka identifikuar furgonin pa targa, që po drejtohej nga një shtetas kosovar, i cili ka hyrë ilegalisht nga territori i Maqedonisë. “Autoritetet policore kufitare edhe përkundër tentativës së drejtuesit të automjetit për shmangur ndalimit policor, kanë arritur ta ndalojnë në fshatin Kabash të Vitisë. Gjatë kontrollit në automjetit është gjetur mall i kontrabanduar, 108 pako me gjithsej 3 mijë kilogram mish i kuq me prejardhje nga Brazili”, thuhet në njoftimin e Policisë. Malli i konfiskuar i është dorëzuar Doganës.  

Lexo më Shumë

Përmbysja e një autobusi në një udhëtim turistik në Konya të Turqisë i ka kushtuar jetën pesë personave. Mediet turke thonë se të paktën 26 të tjerë kanë mbetur të plagosur në episodin tragjik. Mjeti rezulton të jetë përmbysur në kilometrin e 50-të të autostradës Konya-Aksaray. Me të mbërritur njoftimi, drejt vendngjarjes u nisën me urgjence ekipe policore dhe autoambulanca. Të plagosurit raportohet se janë dërguar në spital me autoambulanca, raporton shtypi vendas. Një hetim ka nisur menjëherë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, por dyshimet fillestare janë se autobusi ka rrëshqitur për shkak të akullit në rrugë. Një aksident…

Lexo më Shumë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha më 19 shkurt se ushtria ruse është “e gatshme ta sulmojë” Ukrainën, edhe pse ai tha se shpreson që presidenti rus, Vladimir Putin, do të tërhiqet nga nisja e luftës. Austin u zotua se Uashingtoni do të qëndronte me aleatët e Baltikut. Ai këto komente i bëri gjatë vizitës në Lituani, teksa frika është rritur se Rusia do ta pushojë Ukrainën. Rusia mohon se ka plane për ta pushtuar Ukrainën. “Unë dua që të gjithë në Lituania, Estoni dhe Letoni ta dinë – dua që edhe presidenti Putin në Kremlin ta dijë –…

Lexo më Shumë

Mbëmë një festë në Zllatar të Prishtinës u kthye në tragjedi. Njëri nga policët dyshohet se vrau aksidentalisht kolegun e tij, zyrtarin policor 27-vjeçar, Lirim Haxholli. I dyshuari u ndalua për 48-orë dhe u suspendua nga detyra. Polici që u arrestua nga Inspektorati Policor i Kosovës, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “vrasje” është Fatlum Mehmeti, i cili shërben në stacionin policor “Qendra”. I njëjti dyshohet se vrau aksidentalisht kolegun e tij, kur pas përfundimit të festës i shkrepi arma dhe plagosi Lirim Haxhollin. Lirimi u dërgua në Emergjencën e QKUK-së, por pavarësisht përpjekje të mjekëve, ai fatkeqësisht nuk arriti…

Lexo më Shumë

Reagimet e ashpra të opinionit për rritjen e vazhdueshme të çmimit të karburanteve në vend nuk e ndryshuan qëndrimin e Qeverisë që të heqë dorë nga një pjesë e mjeteve që i mbledh nga shitja me pakicë e benzinës dhe dizelit. Nga Qeveria thonë për Alsat se në korrik të vitit të kaluar kanë marrë vendim për heqjen e akcizës shtesë për naftën, që qytetarët tash paguajnë dy denarë çmim më të ulët. “Sipas zgjidhjes ligjore, akciza shtesë prej tre denarë për benzinë është paraparë nëse çmimi në bursë botërore është nën 390 dollarë për ton, nëse është ndërmjet 390…

Lexo më Shumë

Tëvendësministri i kulturës, Daim Luçi përmes një postimi në profilin e tij në FB ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme mbajti takimin e dytë të punës Grupi i 4-të i punës mes qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, përcjellë TOP24. Luçi shkruan se me përmbushjen e propozim ideve dhe projekteve konkrrete u përmbyllet faza parapërfundimtare deri në nënshkrimin e memorandumeve. “Sfera e kulturës, arsimit, turizmit aktiviteteve rinore dhe sportive do jenë në fokus të angazhimit të përbashkët me çka do kontribohet në promovimin e vlerave të mirëfillta bashkëkohore. Mbetemi të përkushtuar dhe konfirmojmë se vetëm duke…

Lexo më Shumë

Banorët e Kievit po kalojnë ditë frike dhe shprese, ndërsa qendrojnë në pritje se çfarë do të ndodhë, teksa tensionet me Rusinë kanë arritur kulmin gjatë ditëve të fundit. Kryeqyteti ukrainas është duke u përgatitur për një sulm të mundshëm nga Rusia, duke restauruar bunkerët e vjetër antibërthamore të ndërtuar gjatë Luftës së Ftohtë për t’u mbrojtur nga sulmet e mundshme të Perëndimit. Tani, ata mund të shërbejnë për të mbrojtur civilët ukrainas nga sulmet e mundshme të Rusisë.

Lexo më Shumë

Të dhënat nga videoja e liderit separatist, Denish Pushilin. Kjo video u publikua më 18 shkurt, por ishte iniciziar dy ditë më herët. Videot e separatistëve të mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës, duke urdhëruar evakuimin “emergjent” që u postuan më 18 shkurt, në fakt ishin incizuar më 16 shkurt, thuhet në një analizë të Shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë, që ka analizuar të dhënat e marra nga aplikacioni i mesazheve Telegram. Në një video të postuar online dhe në Telegram më 18 shkurt, Denis Pushilin, lideri de-fakto i rajonit të okupuar nga separatistët, Donetsk, pretendoi se…

Lexo më Shumë

Autoritetet policore kanë arrestuar ministrin e Ministrisë së Ndërtimit, Planifikimit Hapësinor dhe Pronës Shtetërore të Kroacisë, Darko Horvat. Ky i fundit u arrestua dhe është dërguar në Zagreb pas bastisjes së shtëpisë së tij në Megjimurje, ku sipas avokatit të tij, ai do të merret në pyetje në USKOK. Avokati Vladimir Teresak konfirmoi për HTV me telefon se ishte kryer një kontroll në shtëpinë e ministrit ndërsa qeveritari është arrestuar edhe zyrtarisht dhe do të merrej në pyetje në kryeqytetin kroat, Zagreb. “Unë do të vij në Uskok, ku do të merret ai në pyetje”, pohoi shkurt avokati. I pyetur…

Lexo më Shumë

Kryeministri e humbi shansin për të arritur unitet kombëtar për çështjen me Bullgarinë, tha sot në fjalimin e tij lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Siç shtoi ai, informacionet që disponon partia tregon se është duke u përgatitur diçka më shumë sesa, siç tha ai, thjesht ndryshim i Kushtetutës. “Bashkimi kombëtar është një domosdoshmëri sepse informacionet që kam tregojnë se është shumë më tepër se thjesht ndryshim i Kushtetutës së Maqedonisë, me qëllim që në atë Kushtetutë të përfshihet edhe pakica bullgare në Maqedoni. Duke refuzuar mundësinë e bashkimit kombëtar për çështjen me Bullgarinë, Kovaçevski humbet mundësinë që unanimisht të çimentojë…

Lexo më Shumë