Author: Jeta almakos

Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme miratoi disa vendime për bashkëpunim ndërkomunal me komunat e Shkupit. Vendimi i parë parashikon që Qyteti i Shkupit të ndajë mjete për 10 komunat e Shkupit për rikonstruksionin dhe rregullimin hortikulturor të sipërfaqeve ekzistuese të parqeve, si dhe mbjellje të fidanëve dhe luleve të reja. Nga këto mjete do të realizohen shumë projekte të përbashkëta me komunat që do të rrisin gjelbërimin në qytetin e Shkupit. Në seancën e sotme këshilltarët miratuan dy vendime për vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal me komunën e Kisella Vodës, i pari për ndërtimin e një kanalizimi…

Lexo më Shumë

Një video amatore shfaq momentin që pretendohet se tregon helikopterët e ushtrisë ruse, duke sulmuar mbi aeroportin e Kievit. Helikopterët rusë vazhdimisht hedhin raketa, ku për cak kishin bazën ushtarake në afërsi të aeroportit Gostomel, transmeton Telegrafi. Zyra e kryetarit të Kievit ka njoftuar se ka pasur luftime të ashpra përreth aeroportit. E disa prej atyre janë dokumentuar në këtë video. Besohet se bëhet fjalë për helikopterë Ka-52 Alligators, Mi-8s dhe Mi-24 që vazhdimisht lansonin raketa mbi caqet ushtarake ukrainase.

Lexo më Shumë

Një paralajmërim për sulm ajror është lëshuar nga qeveria e qytetit të Kievit. Të gjithë banorëve u kërkohet të kërkojnë strehimore nëntokësore. Sirenat e ajrit mund të dëgjohen në të gjithë Kievin. Më herët trupat ajrore ruse kanë marrë kontrollin e aeroportit Antonov, i cili është rreth 25 milje larg nga qendra e Kievit. Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba e ka akuzuar Putinin se po e zhyt Evropën në kohën e saj më të errët që nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore në 1939 dhe u kërkoi aleatëve të Kievit që të godasin Rusinë me sanksione menjëherë.

Lexo më Shumë

Tanket e ushtrisë ruse janë futur brenda territorit të Ukrainës pas urdhërit të presidentit Putin për pushtim në shkallë të gjerë. Nga disa video-incizime në rrjetet sociale shihen tanket e ushtrisë ruse duke shkelur mbi vetura dhe njerëzit në rrugë të frikësuar dhe në panik. Vladimir Putin ka urdhëruar sot ushtrinë ruse për sulm në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës. Deri tash janë raportuar 40 persona të vrarë dhe dhjetra të plagosur në disa qytete të Ukrainës.

Lexo më Shumë

Banorët e fshatit Llakoçerej pas protestës së mbrëmshme kundër grupit Lev Tahor, sot zhvilluan takim me kryetarin Komunës së Ohrit Kirill Pecakov. Në këtë takim banoreve iu bë e ditur se 37 anëtarët e grupit Lev Tehor do të qëndrojnë në hotelin e vendosur edhe dy javë, aq sa edhe e kanë kontratën për të qëndruar në Hotel. Pecakov tha se ky grup më 7 mars do të largohet nga vendi, sepse u skadon afati i qëndrimit por edhe kontrata që kanë bërë në hotelin ku qëndrojnë. Ai tha se do të bisedojë me ta që të mos lëvizin nëpër…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 631 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe 910 pacientë që fituan betejën kundër virusit, transmeton Anadolu Agency (AA). Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend është 631, prej të cilëve 910 janë shëruar. Vendi po ashtu regjistroi gjashtë viktima të tjera nga koronavirusi, duke e çuar në 8.969 numrin e përgjithshëm të tyre. Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.880.891 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.818 teste të kryera…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Ukrainë, Krum Efremov, vazhdon të ndodhet në kryeqendrën e Ukrainës. Ai për servisin publik thotë se situata atje është rënduar shumë që nga orët e hershme të mëngjesit, por deri tani nuk ka pësuar asnjë shtetas i vendit. Ndërsa ka qytetarë që dëshirojnë ta lëshojnë Ukrainën për t’u kthyer në Maqedoninë e Veriut. “Ukrainë për momentin është në gjendje kritike, praktikisht që nga mëngjesi në gjendje lufte, e shpallur nga presidenti. Kishte veprime ushtarake. Për momentin unë jam në Kiev, vazhdimisht jam në kontakt me shtetasit tanë. Situata është shumë e rënduar se ditëve…

Lexo më Shumë

Qeveria vendosi t’i bashkohet masave të BE-së për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, shkruan Alsat. Biznesmenëve dhe politikanëve që kanë luajtur një rol në situatën në Ukrainë u ndalohet të udhëtojnë në vendet e BE-së dhe iu mohohet qasja në fondet evropiane. “Në këtë fazë, masat kufizuese të synuara të BE-së, të cilës i bashkohet edhe vendi ynë, përfshijnë masa të synuara për një numër të caktuar politikanësh dhe biznesmenësh që kanë luajtur një rol në situatën në Ukrainë dhe atyre u ndalohet të udhëtojnë nëpër vendet e BE-së si dhe ndalim në qasjen e burimeve financiare të Bashkimit”, njoftojnë…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut Sllavjanka Petrovska, e ka dënuar agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, si dhe ka thënë se populli i RMV-së solidarizohet me ukrainasit. Petrovska, së bashku me ambasadoren amerikane Kate Marie Byrnes, sot ishin së bashku në kazermën Ilinden, ku përshëndetën përfundimin e trajnimit të përbashkët të forcave speciale amerikane me Armatën e Maqedonisë së Veriut. “Kjo tregon unitetin dhe aleancën tonë të fortë, e cila është veçanërisht e rëndësishme tani që Rusia ka sulmuar në mënyrë të vrazhdë integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. Ne dënojmë fuqishëm agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës dhe…

Lexo më Shumë

Pamje të kamerave të sigurisë në Odessa në jugperëndim të Ukrainës, shfaqin momentin kur një depo shkatërrohet nga raketa ruse Kalibr. Bëhet fjalë për një depo ushtarake që goditet nga raketa ruse, pas urdhrit të presidentit Vladimir Putin për të filluar pushtimin e Ukrainës – që edhe ndodhi sot në orët e para të mëngjesit, shkruan Daily Mail. Odessa është “shtëpia” e një prej bazave më të mëdha ajrore, që ishte cak i sulmeve nga ana e ushtrisë ruse. Ishin tanket ruse ato që fillimisht bllokuan Kerchin, duke bërë që më aeroplanët dhe helikopterët të fillojnë sulmet ajrore. Gjithçka ndodhi…

Lexo më Shumë

Ish-Presidenti amerikan George Bush ka reaguar pas fillimit të invazionit rus në Ukrainë, duke e quajtur presidentin Putin autoritar dhe bullizues që s’duhet toleruar. George Bush ka thënë se Ukraina është shtet mik i ShBA-së dhe meriton mbështetjen e plotë gjatë kësaj kohe të vështirë raporton Gazeta Express. “Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës përbën krizën më të rëndë të sigurisë në kontinentin evropian që nga Lufta e Dytë Botërore. Unë i bashkohem komunitetit ndërkombëtar në dënimin e pushtimit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës nga Vladimir Putin. Qeveria dhe populli amerikan duhet të solidarizohen me Ukrainën dhe popullin ukrainas,…

Lexo më Shumë

Automjetet ushtarake ruse kanë hyrë në veri të rajonit të kryeqytetit të Ukrainës, Kievit. Forcat ruse raportohet të kenë marrë kontrollin e aeroportit “Antonov”, i cili ndodhet rreth një orë në veri të Kievit. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme e Ukrainës pas disa videove që qarkulluan në rrjetet sociale, në të cilat shiheshin helikopterë ushtarakë rusë duke sulmuar aeroportin. Sipas njoftimeve nga shërbimi kufitar ukrainas, forcat ruse po përparojnë drejt Kievit nga veriu. Rrugët e qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, ishin pothuajse të zbrazura pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, të enjten.…

Lexo më Shumë