Author: Jeta almakos

Gjatë ditës së sotme u zhvilluat Debat publik “Regjistrimi i popullsisë 2021: implikimet sociale, ekonomike dhe politike”, në Shkup i cili u organizua nga Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi, Qendra Analitike e Aleancës për Shqiptarët, me përkrahje mediale nga albinfo.ch, njofton in7 Panelistë në këtë debat ishin: Mahi Nesimi – Ekspert, Dr. Etem Aziri – Profesor në Universitetin e Evropës Juglindore, Dr. Bashkim Iseni – Themelues i Platformës Albinfo.ch dhe Ligjërues në Universitetin e Friburgut, Naser Selmani- Gazetar si dhe Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët. Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët theksoi se derisa BDI është në…

Lexo më Shumë

Janë djegur dy shtëpi të vjetrat të cilat ishin me status të trashigimisë kulturore në Gostivar. Ata u dogjën sonte pas kohës së iftarit. Fatmirësisht, nga djegia e e tyre, nuk ka persona të lënduar. Të vejtra mbi një shekull, ata rrezikonin vazhdimisht banorët përreth. Shtëpitë e djegura ndodhen në rrugën 29 Nëntori, në afërsi të qendrës së qytetit. Banorët e lagjes dyshojnë në zjarrvënie të qëllimshme dhe apelojnë autoritetet kompetente sa më parë të pastrojnë rrënojat. “Nuk e di si ndodhi, por ndodhi shumë shpejtë. Këto shtëpi ishin të braktisura dhe na rrezikonin vezhdimisht, pasi njëra prej tyre ditë…

Lexo më Shumë

Në lidhje me integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut numri një i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski në daljen e tij të fundit ka deklaruar se ai është optimist nëse me të vërtet Brukseli dëshiron të fillojë negociatat. Mickovski thotë se duhet ti bërë presion Sofjes që të tërheq veton e saj ndaj RMV dhe të fillojnë negociatat pasi ky popull meriton një gjë të tillë. Kam optimizëm për prillin, majin dhe qershorin, e kështu me radhë deri në dhjetor e kështu me radhë vitin e ardhshëm. Gjithmonë ka optimizëm nëse Brukseli vërtet dëshiron që Maqedonia të fillojë negociatat.  Pa justifikime…

Lexo më Shumë

Sekretari i Qeverisë së Maqedonisë dhe zyrtari i lartë i LSDM-së, Muhamed Zekiri shkon në paraburgim, njofton Telegrafi Maqedoni. Gjykatësi i i procedurës paraprake ka vendosur sonte që ta pranojë propozimin e Prokurorisë dhe t’i caktojë masën e paraburgimit tashmë ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri. Gjykata Penale ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve ndaj Zekirit. Zekiri dyshohet se keqpërdori detyrën zyrtare, duke angazhuar një kompani kroate për punë këshilluese, pa nevojë. Prokurorja e Prokurorisë Themelore Publike, Villma Ruskoska më herët brenda ditës tha se prokuroria ka ndjekur tre personat e dyshuar dhe është në dijeni ku…

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski gjatë ditës së sotme ishte për iftar te një familje nga Kondova e Shkupit. Pendarovski ka qenë mysafir i familjes Tanallari dhe në fotografi shihet se si presidenti dhe familja presin iftar. Ai në “Facebook” ua uroi të gjithë myslimanëve muajin Ramazan duke u dëshiruar agjërim të lehtë dhe ditë më të lumtura për të afërmit. “Falënderoj familjen Tanallari në Kondovë për mikpritjen, e cila më mundësoi të jem pjesë e darkës së tyre të iftarit”, shkruan Pendarovski.

Lexo më Shumë

Një prej projekteve që ka nisur të realizohet prej në nisje të Ramazanit nga Fondacioni ALSAR në bashkëpunim me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) është ai i shtrimit dhe shpërndarjes së iftareve anekënd vendit. Mbështetja e TİKA-s për realizimin e këtij projekti është thelbësore dhe, sigurisht, së tepërmi e lavdërueshme. Synimi është ambicioz: iftare për 3000 persona në një muaj, me një mesatare të shtrimit apo shpërndarjes në paketime të posaçme të iftareve për rreth 100 persona për çdo mbrëmje të Ramazanit. Dhënia e iftareve ka nisur në Tiranë, për pjesëtarë të komuniteti rom, në organizime gjatë këtyre…

Lexo më Shumë

Qytetet dhe fshatrat tona po boshatisen dhe po debatohet nëse kryetari i Kërçovës do të ketë të drejtë të ngritë flamurin shqiptar në qytet, tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në emisionin “Rruga drejt” në Alsat. Sipas tij, diskutime të tilla janë të kota pasi për shkak të largimeve masive flamuri nuk do të valojë për askënd, shkruan Alsat. “Përsëri e shoh në opinion temën, nëse kryetari i Kërçovës tani është hero i madh sepse e humbi apo do ta mbajë akoma flamurin shqiptar në Kërçovë. Për kë do të valojë ai flamuri shqiptar nëse qyteti është bosh. Ja, le…

Lexo më Shumë

Në orët e vona të mbrëmjes së sotme disa nga mediat sportive në vend kanë raportuar se hendbollisti i Butelit është rrahur, pas çka ka marrë plagë të rënda ndërsa ndodhet në rrezik për jetën. Portali i specializuar i hendbollit “24 Handball” ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur sot, ndërsa hendbollisti është pranuar me fraktura dhe lëndime të rënda në klinikat Shkupit. Sipas informacioneve fillestare jozyrtare, bëhet fjalë për një 27-vjeçar, shtetas kroat. Policia ende nuk ka informacion për ngjarjen, ndërsa nga spitali konfirmojnë se hendbollisti është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po lufton për jetën.

Lexo më Shumë

Pak para mesnate, një tërmet prej 3,1 shkallëve sipas Rihterit ka goditur rajonin e zonës kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Tërmeti ka qenë me thellësi prej 2km. Në pjesën Perëndimore të vendit më tepër është ndjerë nga banorët e Dibrës. Ende nuk bëhet e ditur për dëme materiale. Informacione më të gjërësishme do të ketë brenda ditës së nesërme. Raportohet se tërmeti është ndjerë edhe në rrethin e Mavorvës dhe Rostushes si dhe në disa vendbanime për rreth Gostivarit.

Lexo më Shumë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përmes një komunikate shprehet se sipas Konventës për të drejtat e fëmijëve, Kushtetutës dhe Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, fëmijëve duhet t’u jepet kujdes dhe edukim në çerdhe. Ata thonë se Ligji për mbrojtje të fëmijëve, në çerdhe, puna në edukimin e fëmijëve të moshës parashkollore nuk duhet të ndalohet përveç në gjendje të jashtëzakonshme (tragjedi, epidemi) dhe se kjo s’mund të bëhet edhe në kohë greve. “Sa i përket grevës së paralajmëruar nga SASHK në çerdhe, është e drejtë e garantuar që të protestohet ndërsa gjatë protestës punonjësit duhet të sigurojnë minimum funksionim…

Lexo më Shumë

Në hyrje të vendkalimit kufitar ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, Preshevë-Tabanoc, është hapur një korsi e veçantë me mbishkrimin “Ballkani i hapur”, dedikuar transportuesve të kompanive nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, të cilët kanë statusin e subjektit të autorizuar afarist, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Financave të Serbisë, më 7 prill, raporton REL. Marrëveshjet për njohjen e statusit të subjekteve ekonomike të autorizuara, bazuar në një deklaratë të mëparshme të Ministrisë së Financave të vitit 2021, lehtësojnë shumë kalimin e kufirit dhe sjellin përfitime tjera për disa kompani. Ministri serb i Financave, Sinisha Mali, ka deklaruar…

Lexo më Shumë