Author: Hamdi Kumanova

Koordinator i grupit kuvendar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski në konferencë për shtyp në hapësirat e Kuvendit deklaroi se “Qeveria ikën nga nga debati transparent për çështjet më të rëndësishme në shtet”. “Shumica kuvendare e udhëhequr nga LSDM-ja dhe Talat Xhaferi, dëshirojnë që debati rreth amendamenteve kushtetuese të kalojnë larg syve të publikut. Ata frikësohen nga debati për këtë çështje të interesit madhor”, deklaroi Micevski duke cekur se ky debat në Komisionin për çështje kushtetuese nuk e transmeton drejtpërdrejt debatin rreth amendameteve kushtetuese. Sipas tij , Zoran Zaevi dhe Talat Xhaferi përsëri duan t’i kalojnë larg sytë e publikut dhe për…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski në një konferencë për shtyp deklaroi se “ASNOMI-i do të mbetet në Preambulën e Kushtetutës duke u përmendur dy herë. Shpallja e ASNOMI-t mbetet me të gjitha vendimet e marra”. Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Bosnjakovski tha se në amendamentin 35, ndryshimet që do të bëhen në nenin 3 janë garanci se kufijtë e Republikës së Maqedonisë janë të përhershme dhe të pakthyeshme. “Procesi është në Kuvend, sot është debati në Komisionin kushtetues. Ju ftoj ta ndiqni atë proces”, theksoi Boshnjakovski. Ai edhe një herë potencoi se nuk do të preket…

Lexo më Shumë

LSDM-ја ka dënuar vendimin e Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi, i cili vlerësoi se Nikolla Gruevski është diskriminuar gjatë procesit të gjykimit. Partia në pushtet vlerëson se ky komision është nën ndikim politik dhe se po synon që të mbrojë “krimet e Gruevskit dhe të Mickoskit” Edhe komisioni po ndjek hapat e anti-perëndimorit Mickoski, duke zbatuar urdhërat që i vijnë nga VMRO”-ja, vlerëson LSDM-ja, duke kërkuar reformimin e këtij komisioni.

Lexo më Shumë

Eurodeputeti grek nga “Syriza” dhe gazetari, Stelios Kouloglou, për AIM thotë se nuk ka dyshim se Marrëveshja e Prespës do të kalojë në Greqi duke thënë se kjo marrëveshja duhet të fitojë mirënjohje ndërkombëtare, siç është çmimi nobel për paqe. Zaevi dhe Tsiprasi, treguan guxim dhe kjo duhet në mënyrë simbolike të fitojë mirënjohje në nivel ndërkombëtar. “Nëse flisni me cilin do nga Kuvendi Evropian, nga e majta apo e djathta, do t’u thonë të njëjtën. Se është marrëveshja fondamentale për stabilitetin dhe paqen në Ballkanin Perëndimor dhe do të kontribuojë për stabilitetin e gjithë Evropës. Dhe jo vetëm kjo,…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë e ka miratuar informatën për nevojën e fillimit të procedurës për nisjen e bisedimeve për nënshkrimin e marrëveshjes mes Qeverisë së Maqedonisë dhe Serbisë për vendosjen e një pike të re kufitare për rrugë komunikacioni ndërkombëtar “Tabanovcë” Republika e Maqedonisë dhe Preshevë, Republika e Serbisë, njofton Portalb.mk. “Bisedimet do t’i udhëheq grupi punues dhe e njëjta është e obliguar që në afat prej 30 ditëve ta informojë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për bisedimet e jashtëzakonshme gjatë konceptimit të draft tekstit të marrëveshjes mes dy qeverive për vendosjen e pikës kufitare ose “one-stop-shop”, informojnë nga Qeveria.

Lexo më Shumë

Qeveria ka prezantuar planin e reformave të ashtuquajtur Plani 18, që ka të bëjë edhe me reformat në administratën publike. Ministri për Administratë dhe Shoqëri informatike, Damjan Mançevski theksoi se plani parasheh reformë të thellë në administratë, por ai paralajmëroi fatin e keq për një pjesë të administratës të cilët nëse nuk do të jenë të nevojshëm, ata do të shpërndahen në sektorin privat. “Askush nuk do ta humbë punën, ndërsa administrata tepricë do ti ofrohet sektorit privat”, theksoi ministri Mançevski. Të pyetur në Qeveri lidhur me sistematizimin dhe se kush do të preken thonë për INA se nuk mund…

Lexo më Shumë

Për shkak të pamundësisë së kryetarit të këshillit gjyqësor, është anuluar seanca e sotme për lëndën “Total”. Seanca e ardhshme është caktuar për 21 dhjetor në ora 10:00. Në seancën e sotme të pranishëm ishin Dragan Pavlloviq-Latas dhe avokatët e tij. Ai akuzohet për fshehje të tatimin në vlerë prej 121.414 euro përmes personave juridik dhe personave fizik. Furnizimin e pajisjeve për vete e ka evidentuar si pajisje për firmat, edhe pse te firmat nuk ka pasur persona të punësuar, gjegjësisht në një firmë ka pasur vetëm një të punësuar./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë në kuadër të programës për bashkpunim ndërkufitar në mes të Maqedonisë dhe Greqisë propozoi si projekt strategjik ndërtimin dhe hapjen e pikës kufitare “Markova Noga” me Greqinë, që lidhet përmes Prespës. Për realizimin dhe bashkërendimin e këtij projekti është autorizuar ministri i Pushtetit Lokal, Suhejl Fazliu. Hapja e vendkalimit kufitar paraqet nxitje të zhvillimit dhe bashkëpunimi në sferën e turizmit midis dy shteteve, ndërsa do të jetë edhe në funksion të intensifikimit të bashkëpunimit trilateral midis Maqedonisë, Greqisë dhe Shqipërisë”, ka theksuar Fazliu. Por pas lajmit në INA lidhur me vendimin e tillë qeveritar, banorë të fshatit…

Lexo më Shumë

Lëvizja e sapo formuar “Maqedonia bllokon” e cila vjen nga “Maqedonia bojkoton” për sot ka zgjedhur për tubim shtëpinë e deputetit Krsto Mukoski i cili ishte deputet i VMRO-DPMNE-së dhe votoi ndryshimet kushtetuese. Gjatë fundjavës së kaluar lëvizja “Maqedonia bllokon” u formua nga 80 organizata, parti politike dhe shoqata, si pjesë e taktikës të ndalohen ndryshimet kushtetuese të Marrëveshjes së Prespës përmes protestimit para shtëpive të deputetëve. Nga partia pro ruse “Maqedonia bojkoton” njoftojnë se sonte në ora 19:00 do të mbajnë protezë para shtëpisë së Mukovskit në Vevçani. “Shtabi i krizës kundër ndryshimit të Kushtetutës, shpërbërjes së Kuvendit dhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë më të madhe opozitare “Demokracia e Re”, Kyriakos Mitsotakis, në fjalimin e tij para grupit të tij parlamentar në mbledhjen e sotme, e filloi me çështjen e emrit dhe marrëveshjen e Prespës, duke drejtuar kritika deri te Qeveria aktuale në Greqi. Mitsotakis tha se ndryshimet kushtetuese në Maqedoni janë më të këqija se vet marrëveshja, por përsëriti se partia e tij nuk do të votojë për ratifikimin e marrëveshjes mes dy vendeve. “Në çështjen e Shkupit, marrëveshja e Prespës vazhdimisht e zmadhon numrin e tashmë fakteve të mbaruara negative, siç duket nga procesi i ndryshimeve kushtetuese në…

Lexo më Shumë

Në lidhje me ngjarjen tragjike e cila ka ndodhur mbrëmë në Gostivar, gjatë së cilës një vajzë 17 vjeçare u mbyt në lumin Vardar duke ikur nga qentë endacakë, reagojnë edhe organizata për mbrojtjen e kafshëve “Anima Mundi”, njofton Portalb.mk. Ata thonë se gjatë kohë kanë apeluar që një ditë do të ndodh kjo që ka ndodhur dhe se problemi është shumë më i madh se sa mendohet. “Neve na vjen shumë keq për këtë tragjedi që ka ndodhur dhe të gjithë neve na ka tronditur. Apelojmë që të mos përdoren mjete të paligjshme, lexoj shumë çështje të ndryshme dhe…

Lexo më Shumë

“Formalisht, shumica parlamentare nuk ka 2/3 e votave dhe mbi atë bazë unë si kryetari i Parlamentit mund të supozoj se nuk i kam 2/3 e votave, por e kam obligim ta nxjerr në rend dite në bazë të procedurave, në bazë të afateve që i parashtrojmë”, kështu është deklaruar kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi në lidhje me procedurën e marrjes së mandatit të deputetit Nikolla Gruevski për ta nisur vuajtjen e dënimit me burg prej 2 vjetësh në rastin gjyqësore “Tank”, transmeton Portalb.mk. Sipas Rregullores së Kuvendit, gjykata që e ka miratuar vendimin tanimë të plotfuqishëm, për…

Lexo më Shumë