Author: Hamdi Kumanova

Me përcjellje policore para Gjykatës Penale sot zbarkuan disa furgonë të mediave hungareze. Interesimi sa vjen e shtohet për çështjen e arratisjes së Gruevskit. Gjatë ditës së sotme, përveç mediave vendore të cilat ndjekin lëndët e PPS-së ku akuzohet ish-kryeministri,  vërehen edhe media të huaja.

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në intervistën për 1TV, ka hedhur poshtë zërat që ngrenë dyshimet mbi vizitat e tij të fundit në Serbi dhe Hungari, e që thonë se lidhen me arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, njofton Portalb.mk. Mickoski nuk e mohon se është takuar me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, por ai thotë se nuk ka biseduar për Gruevskin. “Po, është e vërtetë që periudhën e kaluar e kam përdorur për një sërë udhëtimesh, duke përfshirë udhëtimin në Serbi, por ishte një udhëtim privat dhe nuk isha takuar me Vuçiqin, ai nuk ishte në atë vend në atë…

Lexo më Shumë

Republika e Maqedonisë është e përcaktuar për ndërtimin e politikës së fqinjësisë së mirë, theksoi ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në takimin e katërt katërpalësh të shefave të diplomacive të Maqedonisë, Greqisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë, që dje dhe sot u mbajt në Selanik, kumtoi MPJ-ja. “Bashkëpunimi ynë në rajon është i dobishëm për shoqëritë tona. Nëse mundemi t’i harmonizojmë interesat tona, kjo do të na ndihmojë neve, por do t’i ndihmojë edhe Evropës”, theksoi Dimitrov. Ai i përqendrua në aktivitetet të cilat i ka ndërmarrë Maqedonia si kontribut në përpjekjet e përbashkëta për sigurimin e stabilitetit dhe prosperitetit…

Lexo më Shumë

Deputeti Samka Ibraimoski, sot në konferencë për shtyp tha se nuk respektohen ligjet në konkurset e institucioneve shtetërore për punësimin e romëve. Sipas tij, në vendet e punës që janë paraparë për komunitetin rom janë punësuar persona të bashkësive tjera etnike. “Konkursi i parë është publikuar nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, për këshilltar për kontroll në komunikacion dhe mirëmbajtje të pajisjeve kompjuterive, është paraparë të punësohet rom, por u pranua maqedonas. Konkursi u publikua për herë të dytë vetëm që të eliminohet romi i vetëm, kandidat që i përmbushte kushtet. Rast të këtillë të ngjashëm ka pasur edhe në…

Lexo më Shumë

Ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim Sasho Mijallkov, në ankesën e tij që e ka dorëzuar tek Gjykata Penale ka kërkuar të mbahet seancë publike, njofton Makfaks. Në ankesë Mijallkov kërkon që vendimi për paraburgim të rishqyrtohet, gjegjësisht të largohet masa e paraburgimit, ndërsa në fuqi të mbesin masat e përkujdesit të cilat kanë qenë më parë. Mijallkov konteston faktin që në vendimi për paraburgim është marrë vetëm mbi bazë të propozimit të Prokurorisë, pa mos u dëgjuar argumentet e avokatëve të tij. Avokatët e Mijallkovit në ankesë kanë shkruar se gjykata edhe më herët e ka ditur për…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot në konferencë për shtyp do ta prezantojë buxhetin në pjesën e mbrojtjes për vitin e ardhshëm. Sipas Propozim-buxhetit për vitin 2019 që Qeveria e pranoi dhe e dorëzoi deri tek Kuvendi, është paraparë rritje e buxhetit në Ministrinë e Mbrojtjes për 7,8 miliardë denarë. Përveç intensifikimit të procesit të anëtarësimit në NATO, janë paralajmëruar edhe rritje e pagave për pesë përqind të të gjithë të punësuarve në mbrojtje me pagën e shtatorit në vitin 2019./Gazeta e Pavarur

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, në debatin për mbikëqyrjen e shërbimeve të kundërzbulimit deklaroi se deri tani në kuadër të reformave janë bërë hapa të rëndësishëm dhe ftoi në bashkëpunimin e opozitës për të vazhduar me reformat tjera në shërbimet e sigurisë. “Me Ligjin e ri për ndjekjen e komunikimeve, që e miratuam në vitin 2018, ka disa risi. E kam patjetër të theksoj një aspekt shumë të rëndësishëm dhe ky është konstruktiviteti dhe kontributi maksimal i opozitës në procesin e nxjerrjes së këtij ligji i cili u miratua me shkallë të lartë të konsensusit”, tha Xhaferi. Ai shtoi se…

Lexo më Shumë

“Ne në Republikën e Maqedoni kemi mundësinë që në mënyrë më të mirë ta promovojmë dhe praktikojmë idenë e madhe evropiane të bashkuar tek dallimet. Prandaj me të drejtë mund ta theksojmë faktin se shpallja e ditës së sotme si festë zyrtare e alfabetit shqipe është pjesë përbërëse e pasurisë kulturore dhe gjuhësore të republikës së Maqedonisë”, deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë.

Lexo më Shumë

Kjo vlen në përgjithësi, gjithandej ku jetojnë shqiptarët, por, kur bëhet fjalë për vendbanimet e rajonit të Karadakut të Shkupit, Brezës, Malinë e Tanushë si dhe Bllaca, kjo i tejkalon të gjitha normat, standardet, kriteret dhe parimet, çfarëdo qofshin ato dhe të cilësdo kategori të jenë. Në këto vendbanime, që fatkeqësisht  nga pushteti i koalicionit të vjetër dhe të ri LSDM e BDI, ashtu siç fillimisht padrejtësisht u la në kuadër të komunës  Çuçer-Sandevë, sot i njëjti pushtet, sërish padrejtësisht  dhe në vazhdimësi, po ushtron dhunë, padrejtësi, anashkalim e maltretim për banorët e kësaj ane. Banorët e këtyre fshatrave, vite…

Lexo më Shumë

SHBA-ja fuqimisht beson dhe është  e bindur se Marrëveshja e Prespës, afatgjatë, do të jetë në dobi edhe të të dyja vendeve dhe të qytetarëve të tyre, thotë ambasadori amerikan në Greqi, Jeffrey Pyatt në intervistën për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA, dhe edhe një herë e shfaq mbështetjen e SHBA-së për marrëveshjen. Jeffrey Pyatt thotë se është kyçe për marrëveshjen, qoftë lidershipin që e kanë treguar kryeministrat e të dyja vendeve, por edhe guxim dhe vizionin e tyre të  madh politik.  Ambasadori amerikan në Greqi, shton se meritë të madhe ka pasur edhe ndërmjetësuesi Methju Nimicm i cili ka…

Lexo më Shumë

Ish-ministrja Elizabeta Kançeska-Milevska në intervistë për emisioni “24 hapur” tha se “i gjithë ky pajtim duhet të kalojë nëpër principe integruese dhe ligje reformuese. E gjithë kjo që na ndodhi me arratisjen e Gruevskit, dhe tani edhe me Mijallkovin na çon në këtë drejtim, dhe ky është trupi i pajtimit dhe duhet të bëjmë analizë të gjithë gjendjes”. Ajo theksoi se nuk e arsyeton arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në Hungari duke e karakterizuar si mos pasje dëshirë të ballafaqohet me fajin dhe me gabimet, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ajo gjithashtu potencoi se nuk e ka pritur arratisjen nga Gruevski dhe…

Lexo më Shumë

Drejtoria për zbatimin e sanksioneve do ta promovojë projektin “Përforcimi i sistemit ndëshkimor-përmirësues dhe shërbimit provues”, që filloi të realizohet më 31.08.2018. Projekti zbatohet në bashkëpunim me Fondacionin për bashkëpunim ndërkombëtar juridik nga Gjermania dhe Qendra për bashkëpunim juridik nga Holanda, ku shfrytëzues kryesor është Drejtoria për zbatimin e sanksioneve pranë Ministrisë së Drejtësisë. Qëllimi kryesor i këtij projekti është që të zhvillojë efikasitetin e sistemit penitenciar dhe zhvillimit të shërbimit provues efektive, duke respektuar të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e personave të cilëve ju vendosen masa me qëllim të risocializimit të tyre në shoqëri. Me ndihmën e këtij…

Lexo më Shumë