Gjykimi për ngjarjet e 27 prillit sot ka vazhduar me prezantimin e dëshmive të të akuzuarit Abdulfetah Alimi, i punësuar si sigurim në Kuvend. Avokati i Alimit, Donço Nakov në fillim të seancës tha se i tërheq dëshmit për të akuzuarin, pasi siç tha, pamjet që posedojnë kryesisht përputhen me ato të Prokurorisë. Për këtë propozim reagoi prokurorja publike Villma Ruskovska, e cila nuk u pajtua me tërheqjen e dëshmive, duke thënë se ka momente të rëndësishme nga pamjet para qendrës për konferenca në Kuvend. “Nuk pajtohem me tërheqjen e inçizimeve për Alimin, sidomos për videon para qendrës për shtyp.…
Author: Hamdi Kumanova
“Më e rëndësishme është qytetarët të jenë të kënaqur, pasi reformat janë që ata të jetojnë më mirë. Ata do të tregojnë se sa është është bërë mirë. Mendoj se deri tani është bërë progres, presim më shumë në të ardhmen”. Këtë e tha sot ambasadori i BE-së në Shkup Samuel Zhbogar, në tribunën e mbrëmshme në Kriva Pallankë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai theksoi se seanca për ndryshimet kushtetuese kaloi mirë dhe pa elektrizime dhe mosdurime. Zhbogar shtoi se është bërë hap i madh edhe në fushën e sigurisë, me propozimin për reforma në DSK. Sipas tij, një nga pengesat…
Një numër i madh i ushtarëve profesionistë kanë braktisur Armatën e Maqedonisë (ARM). Një nga ushtarët e larguar thotë për INA se një numër i madh i ushtarëve profesionistë janë larguar nga fillimi i këtij viti. “Unë jam larguar pasi që mora vizën e punës nga ambasada gjermane dhe atje kam gjetur punë. Nuk ka kushte me një rrogë ushtari për të mbijetuar. Sa vite pune nuk kemi as kulm mbi kokë, as kushte jetese, andaj u detyruam”, theksoi për INA, një nga ushtarët e larguar. Ai thotë se rroga shkon rreth 350 euro, dhe se së fundi ka pasur…
Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe dhe kryeministri Zoran Zaev biseduan me deputetë nga Kuvendi i Maqedonisë për lokacionet e mundshme për ndërtimin e Qendrës së re Klinike. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se qëllimi është që të kyçet edhe opozita në debat, kurse takimi është realizuar dje pasdite në Kuvendin e Maqedonisë. Janë prezantuar lokacionet e propozuara me qëllim që të shqyrtohen të gjithë aspektet e mundshme për të gjetur një vend të përshtatshëm për këtë objekt. “Për një projekt kaq të madh me interes kombëtar siç është Qendra klinike, në debat e kemi përfshirë edhe opozitën. Nuk ka dallime…
Universiteti i Tetovës dhe Universiteti i Ilinoisit Verior, sot në mënyrë solemne promovuan hapjen e programit të përbashkët studimor për Adminstrim biznesi, i akredituar nga Këshilli për Akreditim i Maqedonisë. Promovimi i këtij programi studimor u bë në prani të rektorit të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, ambasarorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, Jess Baily, ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, si dhe të përfaqësuesve të tjerë nga të dy universitetet. Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti theksoi se programi i ri studimor për Administrim biznesi, në studimet e ciklit të dytë,…
Në një konferencë në Vjenë ai tha se parasheh rritjen e çmimit të biletave vitin e ardhshëm. -Themeluesi i kompanisë ajrore “Wizz Air” Jozhef Varadi i porositi klientët që të shfrytëzojnë edhe pak çmimet e ulëta të biletave për aeroplanë sepse nuk do të mbeten të njëjta edhe për shumë kohë. Në një konferencë në Vjenë ai tha se parasheh rritjen e çmimit të biletave vitin e ardhshëm. “Çmimet do të stabilizohen”, theksoi Varadi, transmeton “Ina”. Kompania ajrore hungareze këtë pranverë u stacionua në aeroportin e Vjenës Shvehat, por edhe pse të dhënat janë të larta, Varadi porositi se kjo…
28 nëntori, përveçse ditëlindje e Republikës së Shqipërisë, është edhe ditëlindje e shqiptarisë. Është ditë kur të gjithë shqiptarët ndjehen të rilindur, sepse kjo është festa unike e flamurit tonë kombëtar, që na e ruan kujtesën se aty identifikohemi të gjithë. Qoftë edhe jeta jonë flamur i sukseseve! Urime 28 Nëntori – Dita e Flamurit! Afrim Gashi, kryetar i Lëvizjes BESA
Kryetari i Komunës së Kavadarit, deklaro se nuk do të marr pjesë në protestën e VMRO-DPMNE-së para Qeverisë së Maqedonisë. “Në protestë nuk do të arrij, Deri në ora 18:30 kam obligime që duhet t’i përfundoj, sepse qytetarët më zgjodhën për këtë, të punoj dhe të realizoj projektet e premtuara në interesin e tyre”, deklaroi për Mitko Jançev, i pyetur se si do të përgjigjej në ftesën e Komitetit Komunal. Ai shtoi se shoqëria duhet të de-partizohet dhe të vijojë pajtimi. Beson se ftesa e Komitetit Komunal të VMRO-DPMNE-së nuk është shkruar nga atje, por nga kryesia qendrore. Jançev thotë…
Maqedonia shënon përparim në rrugën drejt BE-së, ambienti në shtet është ndryshuar në drejtim pozitiv dhe vendi mirë është i përgatitur për fillimin e negociatave, por ende nuk është i përgatitur për anëtarësim në Union. Lëvdata për Marrëveshjen e Prespës, por edhe paralajmërim për mosukses të mundshëm nga ratifikimi i saj. Kjo ka qenë në fokusin e debatit për Maqedoninë të titulluar “Maqedonia mes shpresës dhe shqetësimit” në Bundestagun gjerman të organizuar nga Shoqata e Evropës Juglindore ku kanë marrë pjesë përgjegjësit për Maqedoninë në Ministrinë e Punëvë të Jashtme Kristijan Helbah dhe në kabinetin e kancelares Merkel, Matijas Lutenberg,…
VMRO-DPMNE sot organizon marsh protestues në Shkup, edhe përkundër faktit se sot shqiptarët gjithandej në kryeqytet shënojnë Ditën e Flamurit, 28 Nëntorin. Protesta e VMRO-DPMNE që ka për qëllim përkujtimin e përvjetorit të ngjarjeve në kuvend me 27 prill të vitit të kaluar, do të mbahet vetëm në 1 kilometër distancë nga Sheshi SKËNDERBEU në Çarshinë e Vjetër të Shkupit ku për sonte është caktuar të mbahet një koncert. Marshi protestues sipas paralajmërimit të VMRO-së do të nis në ora 17.00 para selisë së partisë. Me këtë rast Ministria e Brendshme ka paralajmëruar edhe ndryshim të regjimit të komunikacionit. Protesta…
Sot me respekt të veçantë përkujtojmë Ditën e Flamurit dhe të gjithë ata që me sakrificën e tyre bartën te ne idenë për të qenë të lirë dhe krenarë, andaj 28 Nëntori mbetet simbol i qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptar. Uroj që të gjithë së bashku të vazhdojmë në këtë rrugëtim drejt realizimit të aspiratave tona të përbashkëta. Në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike ShqiptareJu Ju uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë Ditën e Flamurit. Me respekt, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi
28 Nëntori, festa kombëtare e dyfishtë, Dita e Flamurit dhe e shpalljes së Pavarësisë të Shtetit Shqiptar, është datë historike për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, prandaj të nderuar bashkëkombës, Ju ftoj që këtë Ditë të madhe ta festojmë me dinjitet dhe krenari. Flamuri ynë kuq e zi, me një histori aq të gjatë dhe të lavdishme, e herë herë edhe të dhimbshme, është i vetmi simbol, që na ka bashkuar si një komb, pavarësisht shtrirjes gjeografike, ndasive ideologjike dhe kufijve ndarës mes nesh. Uroj që Flamuri ynë kombëtar përveç në Shtetin Shqiptar, të përdoret lirshëm dhe i pa…

