Author: Hamdi Kumanova

VMRO-ja edhe sot e ka pasur në shënjestër “Klanin Zaev”, siç e quan ish-partia në pushtet. Në komunikatën e mëngjesit, VMRO-ja vlerëson se ndërsa klani në pushtet i udhëhequr nga kryeministri numëron milionat në llogaritë e tyre, qytetarët zhyten në varfëri dhe luftojnë për ekzistencë. “Mbi 460,000 qytetarë janë duke jetuar në prag të varfërisë. Qytetarët janë kthyer në kujtimet e errëta të tranzicionit të viteve ’90. Pushteti nuk po realizon premtimet për uljen e varfërisë dhe për rritjen e pagave. Vendin e rrezikon skenari grek”, theksohet ndër të tjera në komunikatën e VMRO-së.

Lexo më Shumë

Qeveria e Zoran Zaevit në Maqedoni ka dorëzuar projektligjet për ndryshimet kushtetuese në Kuvend, ndërsa përmes sekretarit të përgjithshëm të LSDM-së, Aleksandar Kiracovski ka sqaruar se shqyrtimi i tyre do të marrë rreth dy muaj e gjysmë kohë, pasi për çdo amendament do të duhet të debatohet rreth 3 ditë. “Shpresoj dhe jam i bindur se të gjithë deputetët, në mënyrë integruese do të marrin pjesë në debatin për amendamentet e parashtruara, që janë evidente, e të gjitha së bashku ta plotёsojnë procesin që na çon drejt BE-së dhe NATO-s”, tha Aleksandar Kiracovski, i cituar nga “Deutsche Welle”. Megjithatë, në…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Maqedonisë edhe pse jetojnë në një vend të varfër, ata megjithatë kanë kursime marramendëse apo para të thata që i ruajnë në banka. Sipas të dhënave të Fondit për Sigurimin e depozitave, deri në fund të shtatorit janë evidentur 4 miliardë euro, para të qytetarëve që ruhen nëpër banka, informon MIA. Të dhënat flasin se për një vit ka pasur rritje të depozitave për 8,6 për qind. Kjo është rritja më e madhe në tre vitet e fundit. Fondi për sigurimin e depozitave si institucion i specializuar financiar për sigurimin e depozitave ndikon fuqishëm në ndërtimin e besimit…

Lexo më Shumë

Ministria e shëndetësisë e nisi procesin e ndryshimit të Ligjit për ndërprerjen e shtatzanisë. Pas konsultimeve disa mujore me përfaqësuesit e organizatave qytetare, në tërësi inkluzive dhe hapur i pranuam vërejtjet e të gjitha palëve të përfshira, si dhe rekomandimet e organizatave ndërkombëtare dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Vullneti i gruas do të jetë në rend të parë. Me ndryshimet e Ligjit ndërpritet këshillimi i obliguar dhe pritja prej tre ditësh, si dhe formimi i obliguar i Komisionit deri në javën e 22 të shtatzanisë. Në Regjistrin e Vetëm Nacional Elektronik të Rregulloreve të Republikës së Maqedonisë është…

Lexo më Shumë

Shoqata të gazetarisë në Maqedoni kërkuan nga portali grek “Iefimerida” që t’i publikojë emrat e gazetarëve nga Maqedonia dhe mediave që kanë marrë para që publikisht të mbështesin marrëveshjen e Prespës. Portali nga Greqia këtë muaj publikoi informacione se Qeveria e Greqisë ka shpenzuar shuma milionëshe për korruptimin e mediave të Maqedonisë dhe gazetarë. Naser Selmani, Kryetari i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë insiston që emrat të publikohen. “Letrën deri te portali e dërguam të enjten, me kërkesë të qartë që t’i publikojnë të gjitha emrat e gazetarëve dhe mediave që kanë marrë para nga MPJ-ja greke për promovimin e…

Lexo më Shumë

Deputeti i LSDM-së dhe koalicionit, Kostadin Kostadinov u përgjigj në pyetjen e gazetarit se cili do të jetë pozicioni i grupit të deputetëve të LSDM-së për Ligjin për amnisti që nesër do ta sjell VMRO-DPMNE-ja në procedurë të shkurtuar. “Propozimi i kryesisë anti-perëndimor të VMRO-DPMNE-së, është ndërhyrje brutale në gjyqësi. Si parti përgjegjëse dhe shtetformuese jemi që ta respektojmë principin e shtetit të së drejtës dhe në këtë drejtim mund të flasim për shtrirje të dorës, mund të flasim për pajtim, por në asnjë mënyrë nuk mund të flasim për amnisti, që de-fakto është ndërhyrje në sistemin gjyqësor”.

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski në një intervistë për portalin MKD.mk thotë se në kontekst të racionalizimit të shpenzimeve të partisë, po mendojnë që ta shesin ndërtesën e selisë së partisë ndryshe e njohur në publik si Pallati i Bardhë. Ne jemi duke menduar për të racionalizuar shpenzimet në parti. Nëse kemi një ofertë të përshtatshme, objekti i selisë së partisë do të shitet ose do ta japim me qira nëse ka një ofertë të përshtatshme. Tani po bëjmë një lloj skanimi në treg, kështu që do të shohim”- ka thënë lideri i VMRO-së, Hristijan Mickoski gjatë intervistës.…

Lexo më Shumë

Në një intervistë për gazetën greke “Real news”, ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë, Georgios Katrougalos tha se “deri në mars vitin e ardhshëm, marrëveshja e Prespës do të arrijë në Kuvendin e Greqisë dhe pa asnjë dyshim do të ratifikohet”. Siç raportojnë nga AIM, ai komento edhe votimin në Kuvendin e Maqedonisë dhe vendimit e sjellur më shumicën prej dy të tretave për fillim të ndryshimeve kushtetuese. “Kjo është ndërlidhje pozitive që tregon se marrëveshja e Prespës e mban momentumin e saj. Për dy popujt tonë, kjo do të thotë fund kontestit të zjarrtë, i cili mund…

Lexo më Shumë

Qeveria punon me përkushtim në zhvillimin e sektorit energjetik, ndërsa për këtë flasin proceset e shumta reformuese të cilët zhvillohen në këtë plan. Ligji i miratuar për energjetikë i cili është i harmonizuar me direktivat evropiane, përveç përparësive të cilat i ofron mundëson stimulim të përdorimit të burimeve ripërtëritëse të energjisë  si dhe një sërë mundësish për kompanitë energjetike të Maqedonisë, që do t’i bëjnë më konkurruese në tregun botëror dhe në tranzicionin e ri energjetik. Këtë e tha zëvendësministri i Punëve të Jashtme Andrej Zhernovski gjatë fjalimi në panelin me temë “Energjia si parakusht për zhvillim dhe bashkëpunim ekonomik…

Lexo më Shumë

Thuajse një vit nga qeverisja me Strugën e Kryetarit të Komunës aktual, Ramiz Merko, qytetarët e Strugës janë me mendime të ndara rreth asaj se çfarë ka premtuar, nëse ka realizuar apo jo. Thonë se qyteti ende po ballafaqohet me probleme infrastrukturore serioze, kaos trafiku dhe kaos urban, parkingje të parregulluara, mungesë e vendeve të parkimit dhe probleme tjera. “Problem në Strugë është veçanërisht në fushën e turizmit. Ne presim të vijnë më shumë turistë dhe për këtë shkak Struga duhet të rregullohet në pjesën e higjienës, infrastrukturës, rrugëve më të mira. Struga i ka këto probleme”, thotë një qytetar…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski, tha se sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, 460.000 qytetarët në Republikën e Maqedonisë për çdo ditë kanë uri. “Sipas raportit të fundit të Entit shtetëror për Statistika shkalla e varfërisë në Republikën e Maqedonisë është 22.2%. Kjo do të thotë se 460.000 qytetarë në Republikën e Maqedonisë jetojnë në varfëri. Afërsisht dy vjet pasi LSDM-ja është në pushtet, qytetarët gjithnjë e më shumë po zhyten në borxhet dhe në varfëri. Për fat të keq, jeta që solli LSDM-ja është më shumë se tragjike. LSDM-ja me borxhet çdo ditë merr borxh publik, dhe…

Lexo më Shumë

Reformimi administratës është një nga kriteret që duhet të plotësojë Maqedonia për procesin e integrimit të vendit. Ekspertët e këtij lëmi theksojnë nevojën e më shumë investimeve në profesionalizimin e administratës, aplikimin e sistemit meritor dhe jo punësimit të militantëve politikë në këtë sektor. Sipas tyre, kjo mund të kontribuojë në realizimin e reformave në administratë, të cilat Maqedonia është e shtrënguar t’i realizojë në prag të fillimit të bisedimeve për anëtarësimin e vendit në Bashkimit Evropian. Këto komente pasojnë shpalosjen e planit të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës për realizimin e reformave në këtë sektor, me ç’rast parashihet ulja e numrit…

Lexo më Shumë