Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, për premtimin e dhënë lidhur me punësimet në shëndetësi, siç ishte premtimi i 150 punësimeve në Klinikën e Tetovës, ai tha se nuk bëhet fjalë për premtime të parealizuara, por për një proces të nisur që është drejt finalizimit. “Ne nuk kemi premtuar, por kemi realizuar. Procesi nuk është mbyllur plotësisht, por të gjitha hapat për punësimin e këtyre personave janë kryer, përveç nënshkrimit të kontratës dhe takimit përfundimtar me drejtorin. Ky është një proces që tashmë është në vijim dhe nuk mund të zhbëhet. As ministri, as drejtori nuk mund të vendosin ta anulojnë…
Author: Hamdi Kumanova
Diella, ministrja e sapoemëruar e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, ka tashmë faqen e saj zyrtare në Facebook. Kjo është bërë e ditur nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar videon e Diellës duke u prezantuar, por edhe linkun e faqes zyrtare të Facebook. “MIRËMËNGJES dhe me njoftimin se tanimë Diella ka edhe faqen e saj në fejsbuk, si ministre e shtetit për Inteligjencën Artificiale, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. Në video Diella thotë: ‘Përshëndetje unë jam Diella. Falë punës sime të palodhur si asistentja juaj u zgjodha Ministre e Shtetit për Inteligjencën artificiale në qeverinë…
Në kuadër të vizitës së Presidentit të SHBA Donald Trump në Britaninë e Madhe, Microsoft dhe gjigantë të tjerë të teknologjisë amerikane kanë njoftuar investime prej miliarda dollarësh në infrastrukturën britanike të inteligjencës artificiale. Microsoft-i do të investojë 30 miliardë dollarë në Britaninë e Madhe gjatë katër viteve, tha kompania. Rreth gjysma do të ndahet për cloud computing dhe infrastrukturën e inteligjencës artificiale. Ky është premtimi më i madh i investimit në Britani i bërë nga kompanitë amerikane të teknologjisë në lidhje me vizitën shtetërore të Trumpit. Sipas deklaratave të veta, Microsoft dëshiron të ndërtojë, ndër të tjera, superkompjuterin më…
Komunikacioni në gjithë vendin po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë –…
Diego Simeone ka reaguar pas incidentit që ndodhi në fund të ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Atletico Madridit dhe Liverpoolit, të cilën skuadra spanjolle e humbi 3:2. Trajneri argjentinas tha se shpërthimi i tij ishte një reagim “njerëzor” ndaj abuzimit të vazhdueshëm nga tifozët. Simeone u përjashtua pasi u përball me një tifoz pas përfundimit të sfidës, i irrituar nga fyerjet e shumta që pretendon se i ishin drejtuar gjatë gjithë takimit. “Të fyejnë për 90 minuta rresht dhe ti nuk mund të thuash asgjë vetëm sepse je trajner… Reagimi im nuk është i justifikueshëm, por është njerëzor.…
Tre persona janë arratisur nga Qendra e Mbajtjes së Emigrantëve në Vranidoll. Policia bën të ditur se dy nga tre të arratisurit për arsye të panjohur janë nga Bangladeshi. Ndërkaq një tjetër nga Maroku. Rasti është duke u hetuar.
Një burrë ka vdekur në Spitalin Rajonal të Gjakovës, të mërkurën. Sipas njoftimit të Policisë, viktima ishte dërguar nga familjarët në emergjencën e QKMF në Rahovec, e më pas ishte dërguar me autoambulancë në Spitalin e Gjakovës. Vdekjen e viktimës, e kishte konstatuar mjeku kujdestar në repartin e emergjencës në Gjakovë. “Raportohet se viktima mashkull kosovar, nga familjarët është dërguar në emergjencën e QKMF Rahovec, nga ku viktima më pas me autoambulance dërgohet në Spitalin Rajonal të Gjakovës. Mjeku kujdestar në repartin e emergjencës në spitalin e Gjakovës, ka informuar se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit,…
Ukraina pret kah muaji i ardhshëm t’i ketë rreth 3.5 miliardë dollarë në një fond për të blerë armë nga Shtetet e Bashkuara, për ta vazhduar luftën e saj mbi trevjeçare kundër pushtuesit rus, tha të mërkurën presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Marrëveshja financiare, e njohur si Lista e Kërkesave Primare të Ukrainës (PURL), mbledh kontribute nga vendet anëtare të NATO-s, përveç Shteteve të Bashkuara, për të blerë armë, municione dhe pajisje amerikane. “Ne kemi marrë më shumë se 2 miliardë dollarë nga partnerët tanë posaçërisht për programin PURL”, tha Zelensky në një konferencë të përbashkët për shtyp në…
Nënkryetari i KSHZ-së, Abdush Demiri gjatë intervistës në Alsat-M ka thënë KSHZ është e përgatitur që të realizojë zgjedhjet në bazë të programit dhe afatit të paraparë. Sipas tij, tentativa për ndryshime në Kodin zgjedhor ishte e dështuar. “Një ditë pas dështimit të tentativës së këtillë, KSHZ mbajti seancë me të cilën atë ditë fillonte dhe procedura e parashikuar në nenin 63 i cili është në fuqi që të fillojë, që të legjitimohen propozuesit e kandidaturave të pavarura, pra është një procedurë që duhet respektuar në përputhje me nenin 63 të Kodit zgjedhor”, tha ai. E di një…
BDI ka rënë aq poshtë sa nuk fshihet më pas kulisave, por shfaqet hapur si partner politik i partisë më albanofobe në vend, LEVICËS së Dimitar Apasievit. Kandidatura e Jovana Mojsovskës në Strugë është vula e marrëveshjes së turpshme të kurdisur nga njerëzit e Ali Ahmetit me LEVICËN, me një qëllim të vetëm të ndalet fitorja e Mendi Qyrës në rrethin e parë. Sot, ashtu si në “dhomën 161” kur dhanë kryeparlamentarin vetëm për të mbetur në pushtet, BDI ka zgjedhur të bëhet bashkë me Levicën për të ndaluar ndryshimin. Kjo ujdi e BDI-së me Levicën është dëshmi…
Një aksident tragjik ka ndodhur në Greqi. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ku katër automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Si pasojë e përplasjes një person i moshës rreth 64 vjec ka humbur jetën dhe tre të tjerë u plagosën. Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën 6 zjarrfikës duke u përpjekur të ndihmonin të lënduarit.
Ish-komnadanti i UÇK-së, Hafir Hoxha ka thënë se ish-diplomati amerikan James Rubin dha dëshmi në Hagë, duke përcjellë disa mesazhe kryesore: Hashim Thaçi nuk kishte rol vendimmarrës ushtarak në UÇK; ndërhyrja e NATO-s ishte për të ndalur terrorin dhe spastrimin etnik serb; SHBA do të mbështesë Kosovën vetëm nëse ajo zhvillohet drejt një shteti stabil me vlera perëndimore; Rubin paralajmëroi Serbinë dhe Rusinë për dhunë në Ballkan dhe kërkoi që gjykata të mos barazojë veprimet e UÇK-së me krimet e shtetit serb. Sipas tij, dëshmia ishte kryesisht politike dhe strategjike, duke ruajtur legjitimitetin e ndërhyrjes së NATO-s dhe rolin e…

