Për herë të parë në Gostivar ka filluar me punë ordinanca nutricioniste Diet and Smile. Një vend ku personat e interesuar për të jetuar një jetë të shëndetshme do të mund të marin planprograme ushqimore për produktet që duhet të konsumojnë ndërsa personat me mbipeshë të humbasin kilogramet e tepërta përmes dietave ciësore dhe efektive në mbykqyrje të nutricionistëve. Enesa Nesimi nutricioniste në ordinancën Diet and Smile shpreh se në këtë klinik ofrohen programe ushqimore që ndikojn në eliminimin e problemeve shëndetësore tek njerzit duke filluar nga sëmundja e sheqerit-si paradiabeti dhe diabeti,hipertensioni,kanceri,sëmundjet e zemrës,holesteroli, anoreksija dhe obeziteti,alergjitë e ndryshme,programe…
Author: IM
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti në debatin televiziv Click Plus të TV 21 Maqedoni, disa herë kërkoi nga z.Taravari që për hirë të opinionit dhe dilemave rreth koalicionit në mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, të sqarojë opinionin mbi atë se çka në fakt i bashkon këto dy parti. Kur vet kryetari i Aleancës kishte deklaruar kohë më parë se Lëvizja Besa, sot fraksioni i quajtur si Alternativa, janë parti me ideologji , financim dhe orientim të dyshimt. Ajo që u nënkuptua , është fakti se qëllimi i tyre i përbashkët është rrëzimi i BDI-së dhe jo…
Anëtari i kryesisë i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Enis Sulstarova u ka bërë thirrje Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës që t’i japin fund poshtërimit të shqiptarëve nga Zaevi dhe Ahmeti duke i konsideruar si popull 20%, e jo si komb shtetformues në Maqedoninë e Veriut. Sulstarova ka marrë si shkas deklaratën e Zaevit për heqjen e tabelave dygjuhësore në komunat ku shqiptarët janë nën 20%, duke e konsideruar këtë si një tjetër akt mashtrimi nga Zoran Zaevi. “Zaevi i heq tabelat rrugore ne gjuhen shqipe qe t’i vendose perseri pas zgjedhjeve e t’u thote shqiptareve se po ua ploteson kerkesat.…
FOTO LAJM/ Afrim Gashi dhe Ziadin Sela bashkëbisedim me mërgimtarët në Zvicër
“Tani më kur është kthjelluar situata në kampin politikë shqiptarë, Ali Ahmeti më nuk ka asnjë alibi, asnjë arsyetim dhe asnjë argument që ti ikë përballjes televizive me Ziadin Selën. Është demokratike që në pragë të fushatës, qytetarët të shohin një ballafaqim televiziv mes udhëqësve të pozitës dhe opozitës, këtë ua keni borxh qytetarëve.“ shkruan Arben Taravari i ASH.
Ditën e premte Klubi i Intelektualëve të Dervenit organizoi debatin e radhës rreth veprës “Ballkani Imagjinar” të studiueses së njohur bullgaro-amerikane Maria Todorova, ku morën pjesë profesorët S. Tahiri (ITSH), A. Pajaziti (UEJL), L. Veliu studente e doktoratës në Dublin City University, R. Sulejmani (UNT), I. Murtezani (Instituti për folklor “M. Cepenkov”), I. Bakiu (ITSH) dhe A. Jakupi (historian). Pas përkufizimit të ballkanizmit si përfytyrim ontologjik dhe epistemologjik lidhur me Orientin (Lindjen) dhe Oksidentin (Perëndimin), si studim – ideologjik – i Lindjes si objekt, pasiv, i ngurtë, ekzotik, misterioz, mistik dhe Perëndimin aktiv, të qytetëruar, modern dhe dominant, u trajtua…
Arbër Çeliku 1 E vërteta vonon, por nuk harron Pas protestave studentore vitin e kaluar, isha nën shënjestër të vazhdueshme të UDBËS. Me gjasë, ua prisha planet makabre, për ta filluar betejën e tyre antishqiptare nga Universiteti i Tetovës, simboli emblemë i çështjes tonë kombëtare. Gjithë ato sharje, shpifje dhe fabrikime në adresën time, i durova me dinjitet dhe krenari, sepse nuk kisha bërë asgjë të keqe dhe i falënderohem Zotit, i cili më mbrojti nga e keqja. Kur argatët e UDBËS e vërejtën se isha kockë e fortë, kaluan në planin B, atë të përvetësimit tim, duke u treguar…
Shoferi i furgoni që ka transportuar gruan 50-vjeçare, e vetmja në vendin tonë për momenti e konfirmuar me kornoavirus, ka simptomat e virusit korona. Shoferi është shtruar në spitalin e Strumicës dhe mjekët po bëjnë testimet për të parë nëse edhe ai është i infektuar me virusin Korona, gjatë ditës priten të dalin edhe rezultatet. Shoferi i furgonit u tha epidemiologëve se këtë mëngjes për herë të parë ka pasur kollë dhe dhimbje gjoksi. Ai nuk ka pasur asnjë kontakt me persona të tjerë, biles as me familjarët sepse ishte vetizoluar. “Shoferi nuk ka pasur kontakte, madje as me familjarët.…
Koalicionin parazgjedhor mes LSDM-së maqedonase dhe partisë së Bilall Kasamit e ka komentuar edhe shkrimtari ynë Kim Mehmeti. Sipas tij, pasi që BDI-ja e zhbëri parmin që qeverinë ta bëjnë partia fituese maqedonase me atë shqiptare, tani partive maqedonase u është hapur rruga që të veprojnë me “partitë” e tyre satelite shqiptare. Apo se ato tani do kenë grupet e veta shqiptare me vula partiake, e të cilët në të vërtet do jenë “aktivistë” të partive maqedonase. Kim Mehmeti vlerëson se partitë maqedonase tani do e kenë edhe më të lehtë të veprojnë sipas parimit se më lirë të del…
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë së Veriut dhe Lëvizja Besa sot publikuan arritjet e marrëveshjes për koalicionim parazgjedhor, i pari mes një partie shqiptare dhe një maqedonase. Nga ana tjetër, ky koalicion ka ngjallur debat të madh në medie, rrjete sociale apo edhe në ambiente të ndryshme në vend. Kështu ish deputeti i cili e lëshoi kuvendin për t’ju bashkangjitur Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Hisni Shaqiri, këtë veprim të Lëvizjes Besa e quan si të nxituar, sipas tij, ky veprim mund të jetë pengesë e realizimit të interesave kombëtare shqiptare në Maqedoninë e Veriut, në të ardhmen. Sipas tij koha e ndryshimit…
Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov në konferencën e sotme për shtyp kumtoi se deri te drejtorët e shkollave të mesme ka lëshuar urdhër që udhëtimet e tyre dhe ekskursionet e planifikuara për në Itali t’i anulojnë në kohë të pacaktuar. Shilegov theksoi se Bashkia e Shkupit në kuadër të kompetencave të veta është tërësisht i gatshëm që t’i ndërmerr të gjitha masat e domosdoshme që të pengohet përhapja e coronavirusit dhe potencoi se në këtë drejtim, që prej para një jave janë ndërmarrë masa parandaluese për mbrojtje të shëndetit të gjimnazistëve dhe pengimin e përhapjes së coronavirusit në…
Infektologu Fadil Cana theksoi në emisionin “Ditë e Re” në Alsat se nuk ka hapësirë për frikë dhe panik nga koronavirusi. Ai potencoi se maskat nuk duhet të përdoren nga gjithkush pasi ndonjëherë në vend të të mbrojnë mund të jenë të dëmshme. “Paniku dhe frika vijnë kur informimi është i cunguar, kur informimi nuk është i drejtë dhe i plotë. Është kërkesë e shumtë për pajisje me maska, por nuk është reale. Rekomadimet e OBSH-së janë shumë të qarta në këtë drejtim, dmth maskën duhet ta përdor personi i cili ka simptoma për arsye se ai person duhet të…

