Author: Emad

Sot, në një takim për riorganizimin e Degës së Strugës, pas një mbledhjeje të Kuvendit të Degës, u zgjodh edhe kryetari i ri i Degës së Strugës. Ai do të jetë Geni Qyra, inxhinier i elektronikës. Me këtë rast kryetari i posazgjedhur i Degës, Geni Qyra, i falënderoi kuvendarët për besimin e dhënë, e falënderoi edhe koordinatorin e deritanishëm të degës, Hysein Dika, si dhe premtoi se do të jetë gjithnjë në shërbim të Degës dhe, në përgjithësi, të Strugës. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe kryetarit…

Lexo më Shumë

Janë mbushur 15 vite që kur u nda nga jeta patrioti dhe hoxha i njohur nga Sllupçani, Mulla Jakup Hasipi. Ai humbi jetën më 6 janar të vitit 2006, në një aksident trafiku në autostradën Shkup-Kumanovë. Jakup Hasipi u lind dhe jetoi në fshatin Sllupçan të Kumanovës. Ishte magjistër në teologji dhe patriot i njohur jo vetëm në fshat e në rrethin e Kumanovës por në tërë Maqedoninë edhe më gjërë. Ndër të gjitha lirisht mund të thuhet se ishte më oratori dhe më karizmatiku ndër shqiptarët e këtyre trojeve në kohën tonë. Ligjërimet e tija dallohen për nga përmbajtja…

Lexo më Shumë

Kreshnik Spahiu Turqia ka pranuar të jetojnë 6 milion shqiptar, Turqia njohu e para Kosovën, Turqia e re nuk është Perandoria Osmane, Turqia ka një shekull paqe me kombin shqiptar, Turqia është investitori i parë në Shqipëri, Turqia ka hapur 800 biznese në Shqipëri, Turqia na ka mbështetur në çdo krizë humanitare, Turqia ka investuar edhe në zona katolike si Laçi, Turqia nuk ka pretendime territoriale,

Lexo më Shumë

Shqiptarja Donika Sejdiu ka arritur të pranohet doktorante në Universitetin e Zyrihut në degën e Bio-Mjekësisë. Në mesin e 43 kandidatëve shqiptarja Sejdiu arriti të bind komisionin se ajo ishte kandidatja e duhur. Gjithnjë e më tepër të rinjtë shqiptarë në Zvicër po e dëshmojnë veten duke arritur suksese në fusha të ndryshme të jetës. Donika Sejdiu është njëra prej tyre. Nga 1 janari i vitit 2021 Donika Sejdiu i bashkëngjitet doktorantëve të Universitetit të Zyrihut në degën e Bio-Mjekësisë (Bio -Medicine). Ajo pas përfundimit me sukses të studimeve Bachelor dhe Master pranë të të njëjtit Universitet, arriti të pranohet…

Lexo më Shumë

Partia politike “AlternativA” e Afrim Gashit, mbrëmë nëpërmjet platformës online, ka mbajtur mbledhje me anëtarët e Kuvendit të saj Qendror. Në këtë mbledhje, të ftuar nga Afrim Gashi, temë e bisedës ishin zhvillimet e fundit politike në vend, keqmenaxhimi i qeverisë aktuale dhe reformat e brendshme, që javëve të fundit po ndodhin në AlternAtivA. Ndryshe, përveç reformave strukturore brendapartiake, AlternAtivA ka filluar edhe me procesin e anëtarësimeve të reja, për çka së shpejti do të jenë të njoftuar edhe anëtarësia e partisë, por edhe opinioni më i gjerë.

Lexo më Shumë

Shkruan: Osman Atalaj Retë e errëta mbi shtetin e Kosovës nuk po shpërndahen lehte. Miku ynë i vjetër, Kosova, është perpjekur te gjeje paqe dhe qetesine duke u përballur me problemet e brendshme dhe të jashtme që nga viti 1999, kur fitoi autonominë e saj nga Serbia, deri më 17 shkurt 2008, kur deklaroi pavarësinë e saj. Që nga viti 1999, asnjë qeveri e Kosovës nuk ka qenë në gjendje të përfundojë mandatin e saj. Në 12 vitet që nga pavarësia e saj, u mbajtën shtatë zgjedhje të përgjithshme, katër prej të cilave ishin zgjedhje të përgjithshme të parakohshme. 8…

Lexo më Shumë

Biznesmeni i njonur Lazim Destani ka falenderuar përmes një shkrimi ish-kongresmenin amerikan, Eliot Engel për kontributin e tij në mbrojtjen e kauzës shqiptare, raporton Almakos. Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të destanin: “ Respekt dhe mirënjohje pafund për Kongresistin Eliot Engel me rastin e përfundimit të punës së tij në Kongresin Amerikan ku ai shërbeu për më se tri dekada. Gjatë gjithë kësaj periudhe në Kongres, Eliot Engel ka qenë ndër zërat më të fuqishëm në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare e të promovimit të demokaracisë në rajonin e Ballkanit. Është i jashtëzakonshëm kontributi i tij në mbështetje…

Lexo më Shumë

Sonte në emisionin “Target” nga Emad Mehmeti në Almakos, i ftuar është kryetari i Komunës së Shkupit, Petre Shilegov. Me të do të flasim për projektet që i ka realizuar, por edhe planet e tij për vitin 2021. – Çka ka premtuar e nuk e ka relizuar Shilegov në vitin e kaluar? – Çka thotë se do të realizoj këtë vit? – Si do ta përmirësojë ajrin shumë të ndotur në Shkup? – Cili është qëndrimi i tij për problemin me Bullgarinë? Për këto dhe shumë pyetje të tjera flet ekskluzivisht në “Target”, Petre Shilegov. Shikojeni intervistën e plotë më…

Lexo më Shumë

Në fshatin Gjurgjedell të Komunës së Kaçanikut një të moshuarës i janë grabitur para të gatshme në vlerë prej rreth 55 mijë euro. Nga Policia e Rajonit të Ferizajt, Qazim Reka, ka konfirmuar se grabitësit edhe i kanë shkaktuar lëndime trupore viktimës. “Një të moshuare rreth 60 vjet i janë grabitur para në vlerë rreth 55 mijë euro. Grabitësit e kanë kryer veprën nën kërcënimin e armës së ftohtë – thikës”, është shprehur përmes telefonit Reka. “Tek viktima shihen po ashtu lëndime trupore”.

Lexo më Shumë

Partia opotitare “Aleanca për Shqiptarët”, përmes një komunikate me shkrim, ka komentuar pohimet e fundit të deputetit të BDI-së, Izet Mexhiti, ndaj bashkëpartiakëve të tij integristë, ku ndër të tjera nga ministrat e BDI-së kërkoi që të ndalojnë së fotografuari dhe të merren me punë! Nga partia e Ziadin Selës thonë se nuk përbën ndonjë risi që BDI është rekordere e mashtrimit, sepse siç shtojnë, “në 18 vite të qeverisjes dhe në gjashtë qeveri të ndryshme s’ka realizuar kurrë ndonjë premtim brenda 100 ditëshit të parë edhe kjo s’është risi”! Risia, sipas partisë opozitare shqiptare, është që “më në fund…

Lexo më Shumë

Në përfundim të këtij viti, SHB “Logos-A” ka kënaqësinë që ta prezantojë botimin më të ri – serinë 8-vëllimëshe të autorit Ismail Ahmedi. Bëhet fjalë për gjithë opusin shkencor të studiuesit dhe pedagogut, të botuar ndër vite dhe të përgatitur enkas për këtë seri. Prof. Dr. Ismail Ahmedi, i lindur në Kërçovë, është profesor shumëvjeçar në Universitetin e Prishtinës, në degën e Orientalistikës, themelues i degës së Filologjisë Orientale në Universitetin e Tetovës dhe studiues i thelluar në fushë të filologjisë shqiptare dhe orientale, për çka dëshmon edhe kjo seri veprash. Logos-A Frymëzimi vazhdon…

Lexo më Shumë