“ Të dashur vëllezër dhe motra, kur institucionet që ndajnë drejtësinë bien në shërbim të politikanëve që e shtrembërojnë atë duhet të dilet dhë të protestohet,kur liria individuale e dikujt cënohet,ju duhet të mbroni lirinë tuaj duke e mbrojtur lirinë e tjetrit,prandaj me dinjitet dhe në një protestë paqësore, dilni dhe flisni zëshëm” shkruan kreu i ASH, Ziadin Sela.
Author: Emad
“E drejta për protestë, përveçse mekanizëm për të shprehur qëndrimin publik, është edhe mjet përmes të cilit shprehet revoltë, pakënaqësi dhe reagim ndaj një padrejtësie. E tillë është edhe protesta e nesërme kundër akuzës së përsëritur ndaj të akuzuarve në rastin “Monstra”. Në këtë drejtim, konsideroj se protesta që organizohet nesër nga familjarët e të akuzuarve është një e drejtë legjitime për të shprehur pakënaqësinë jo vetëm të kësaj familjeje, por edhe të gjithë neve që kemi kaq shumë dyshim në sistemin e drejtësisë. Me këtë rast, u bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve në këtë protestë për ta ruajtur gjakftohtësinë…
Nga Arbnor Sadiku I. Tregimin narrativ i sjelljes së turmave e nis me propagandën për ta bindur individin në turmë që ky i fundit të veprojë dhe sillet edhe kundër interesave të tij. E hipnotizon pra individin dhe e trajton pastaj si do në turmë. Në sajet të shkatërrimit të Jugosllavisë në fillimin e viteve 90-ta, dhe shpërthimit të një nacionalizmi serb, në krye të Serbisë dhe Jugosllavisë së asaj kohe po vinte një “bishë politike” i quajtur Sllobodan Milloshesheviç, i cili tentonte të vejë në krye të Jugosllavisë kërkesat nacionaliste dhe shoviniste serbe, duke shantazhuar kryetarin e asaj kohe…
Regjistrimi në Maqedoninë e Veriut nuk mund të jetë operacion statistikore. Kështu tha kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, duke shtuar se nga ato numra varen të drejtat e komuniteteve. “Kur skam menduar se të drejtat e mia të varen nga dëshira e mirë ose e keqe e ndonjë politikani maqedonas. Ne kemi në tokën tonë që e kemi pasur me shkuj dhe mendojmë të jetojmë po aq, pra me shekuj. Dhe të drejtat tona nuk duhet të varen nga dëshira e mirë ose e keqe e Zaevit apo Gruevskit ose dikujt tjerët. Por duhet të jenë të garantuar…
Sot në një intervistë ekskluzive për “Target” nga Emad Mehmeti në #Almakos, i ftuar është Bedri Ajdari – një nga familjarët e të akuzuarve në rastin “Monstra”. – Çka po ndodh me rastin “Monstra”? – A solli ndonjë provë të re prokurorja Fatime Fetai? – Zoran Zaev a ka ndonjë bombë të papublikuar për rastin “Monstra”? – Kush i organizon protestat këtë të premte në Shkup dhe çka pritet të arrihet? Për këto dhe shumë të tjera flet për “Target” Bedri Ajdari. Ndiqeni intervistën e plotë më poshtë:
“Kuçova rreshtohet fuqishëm pas ndryshimit që përfaqësojmë ne. Sonte isha në një takim me banorët e Kuçovës. Ndjehem i bekuar nga mikëpritja madhështore, të cilën më organizuan ku bashkëbisedova shtruar me të pranishmit në takim. Ju premtova se unë si drejtues qarku, por dhe Partia Demokratike gjithmonë do të jemi zëri i tyre për t’i zgjidhur problemet. E keqja na ka kapluar gjithandej, ndaj duhet votuar masivisht më 25 Prill ndryshimin të cilin e përfaqësojmë ne si PD” – shkruan Tomor Alizoti në FB.
Pas kërkesës së prokurores Fatime Fetai për burgim të përjetshëm për të akuzuarit e rastit “Monstra”, grupe qytetarësh të pakënaqur nga kërkesa kanë filluar të shpërndajnë viseo në të cilën paralajmërohet një protestë madhështore ditën e premte pas namazit të drekës në orën 14:00. Sipas paralajmërimeve, vend tubimi do të jetë në sheshin Skenderbeu dhe do të marshohet deri tek objekti i ish prokurorisë speciale. Sllogani i protestës është “Heshtja nuk është zgjidhje”. https://fb.watch/3dDwlFTzcf/
Edhe vitin e shkuar Shtëpia Botuese ‘Logos-A’ e vazhdoi aktivitetin e vet ashtu si edhe disa dekada më pare – duke botuar e duke shpërndarë libra falas pa bërë shumë zhurmë dhe pa i vetë lëvduar. Ne të vërtet këtë shtëpi botuese dhe pronarin e saj Adnan Islmaili i dallon dashuria dhe përkushtimi ndaj librit si dhe vetëdija se për çdonjërin nga ne flasin vepra që lëmë pas. Vitin e shkuar 2020, kur pandemia e ‘mbylli’ botën, SHB “Logos-A” mundësoi libra falas online për lexuesit që ishin të detyruar të mbylleshin nëpër shtëpitë e veta dhe të izoloheshin shkaku i…
Do t’u vendoset çelësi të gjithë bastoreve nëse miratohet Ligji i propozuar për Lojërat e Fatit, me anë të të cilit njësitë e biznesit duhet të jenë të paktën 500 metra larg shkollave dhe institucioneve të arsimit të lartë. Për Shoqatën e Bastoreve, ndryshimet janë të papranueshme, ata besojnë se e gjithë industria do të mbyllet, dhe 8,000 punonjës do të humbin punën e tyre brenda natës. Kjo do të hapë mundësitë për baste të paligjshme. Është e paqartë nëse Qeveria dëshiron të bëjë nga një treg i rregulluar me ligje, në një treg të parregulluar, sepse ky do të…
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti gjatë një paraqitje mediatike i ka quajtur manipulim, zërat se shqiptarët janë ata që skanë nënshtetësi, njofton News33 Sipas Ahmetit numri më i madhë i qytetarëve që janë pa nënshtetësi janë romë e jo shqiptarë. Ndryshe, çështja e nënshtetësive u aktualizua javëve të fundit, pasi opozita shqiltare, ASH-AAA, ka propozuar ndryshim dhe lehtësim të procedurave për marrjen e nënshtetësisë. https://fb.watch/3b1KVbsZIf/
Prokurorja Fatime Fetai në seancën e sotme gjyqësore duke treguar fjalët e fundit të Prokurorisë, ka thënë se motivi i vrasjes së pesëfishtë ka qenë destabilimi i Maqedonisë së Veriut. Fetai ka kërkuar dënim maksimal me burg, pra burgim të përjetshëm për Alil Demirin, Afrim Ismailoviqin dhe Agim Ismailoviqin. Ata akuzohen për veprën terrorizëm, raporton SHENJA. Sa i përket Fejzi Azirit, Fetai tha se ai ngarkohet për dy vepra penale, ndihmë pas kryerjes së veprës, dhe kërkoi 15 vite burgim për të, ndërsa për Haki Azirin, i cili sipas saj, ka bërë dy vepra penale, 9-10 vite burg.
Kjo fotografi më së miri e demanton shumicën parlamentare e cila ka akuzuar Opozitën shqiptare se po bllokon punën e Kuvendit. Kjo tregon se opozita çdoher ka qenë dhe është në krye të detyrës aty ku e kërkon nevoja për interesin e qytetarëve. Ajo që mbetet shqetësuese se shumica parlamentare,më sakt Kryetari i Kuvendit nuk po arrinë të sigurojë numrin e deputetëve të nevojshëm për të filluar seanca për miratimin e ligjit për regjistrim. Opozita është në pritje të deputetëve të shumicës (LSDM-BESA,BDI) por si duket problemi qëndron tek shumica dhe jo tek opozita e cila nga fotografia duket që…