Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, së bashku me Shefin e Shtabit Qendror të Alternativës, nënkryetarin Lulzim Aliu, sonte kanë qëndruar në komunën e Dollnenit, në fshatin Cërnillishtë, ku së bashku me kandidatin për kryetar komune të Dollnenit nga Alternativa, Samedin Imeri, u bë hapja e Shtabit Zgjedhor në Dollnen. Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, para banorëve të Dollnenit kërkoi mbështetje për kandidatin Samedin Imeri, duke theksuar: ”Kërkoj nga ju që të jeni me Samedinin. Me fitoren tonë në Dollnen, ne do të ofrojmë një qeverisje ndryshe. Do të jemi në mbështetje të banorëve të kësaj…
Author: IM
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, në emisionin debativ në TV Shenja ka folur edhe për problemet e ujit. Ai ka shprehur keqardhje, pasi administrata e kaluar shtrenjtoi çmimin e ujit për 100%. “Ngadalë po i rregullojmë edhe problemet me ujin. Pjesët e qytetit të cilët i kishim prioritet i kemi zgjidhur. Kemi bërë rikonstruimin e ujësjellsit edhe në Çair. Më vjen keq që administrata e kaluar e qytetit e shtrenjtoi çmimin e ujit për 100%, me qëllim të t’i ndërroj gypat e azbestit. Nga ai shtrenjtim nuk ka gypa të azbestit”, ka deklaruar Shilegov. Shilegov më tej u…
Mbrëmë koalicini AAA-ASH ka qëndruar në Likovë ku ka promovuar kandidatin për kryetar komune, dr. Arsim Idrizi dhe kandidatët për këshilltar komunal. Kryetari i Altetnativa, Afrim Gashi, në këtë tubim ju ka bërë thirrje aktivistëve të BDI-së që të jenë të qetë, pasi me fitoren e koalicionit AAA-ASH do të jenë fitimtarë edhe ata, sepse me plan-projektet konkrete zhvillimore që kanë përgatitur kandidatët për kryetar komunash nga ky koalicion do t’i gëzojnë të gjithë.
Ziadin Sela nga Zhelina u shpreh se kjo komunë, por edhe të tjerat, votojnë për dy gjëra të rëndësishme. “Një për Mahirin dy Nderimin por voton edhe për një çështje tjetër të rëndësishme. Nëpërmjet votës tuaj, ju e keni momentin më 17 tetor të shprehni mirënjohjen tuaj për deputetët më të zëshme më të zonjë, më punëtore që ka pasur parlamenti Maqedonisë, Ilire Dauti”, deklaroi Sela nga Zhelina. Sela tha se këto janë zgjedhje ku në betejë janë e vjetra, e harxhuara dhe e korruptuara e ndotura me të pastrën. “Jo rastësisht kemi dalë me sloganin pastër sepse jemi pastër…
Në hapjen e shtabit të BDI-së në Çair është shtënë me armë zjarri nga një simpatizant i kësaj partie. Siç mund të shuhet në video, gjatë fillimit të fjalimit të shefit të shtabit, Izet Mexhiti, njëri nga pjesëmarrësit në tubi, ka shtënë disa herë më armë, duke rrezikuar kështu jetën e atyre që ishin prezentë gjatë tubimit. Lidhur me rastin nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ganiu disa herë në emisione është zotuar se do të punojë për të përmirësuar gjendjen e sigurisë në komunë, pasi që dihet që siguria në këtë komunë…
Pasi ka rën shit gjatë ditë së sotme është çarë asfallti dhe kanë rënë veturat brenda gropës – kjo është ajo që ka ndodhur sipas banorëve të kësaj zone sot me “Kontratën” e Visar Ganiut në Çair. https://fb.watch/8jhgNaIOZ9/
“Kontrata” ka humbur nga skena dhe nuk shihet askund. Sot banorët turprohen me uzurpimet që kanë bërë pushtetarët. 4 vite nuk realizuan asgjë nga programi i tyre”, ka thënë kandidati për kryetar komune për Çair nga koalicioni AAA-ASH, Bekim Sali, në emisionin “Programi 200” në Alsat M.
Kryetari aktual i Çairit, njëherësh kandidat edhe për një mandat të kësaj komune nga BDI, Visar Ganiu, i ka replikuar Bekim Salit nga ASH/Alternativa, në lidhje uzurpimet që ky i fundit i tha se i kanë bërë në Çair. Ganiu, tha se ata i kanë përmbushur mbi 80% të premtimeve, derisa u betua se s’ka pasur asnjë uzurpim.
Sonte, në emisionin “Programi 200” në Alsat M, të ftuar në debat kanë qenë kandidatët për kryetar komune të Çairit. Kandidati i opozitës shqiptare AAA-ASH, Bekim Sali, duke folur për slloganin “Pastër” tha që:”Ne i hyjmë kësaj gare pastër, me zemër të pastër dhe me planë afatgjatë. Master plani jonë në Çair, nënkupton ndryshim në çdo sferë në Çair”, theksoi Sali. Sipas tij përkrahja masovike nga populli, na ka motivuar që t’i hyjmë garës për fitore.
Nga Kim Mehmeti Në fotografitë që e shoqërojnë këtë koment shihet filozofia dhe kultura e gjelbër e drejtuesve të BDI-së, e praktikuar nëpër vendbanimet shqiptare gjatë dy dekadave të shkuara. Dy dekada me radhë, drejtuesit komunal të kësaj partie, i shndërruan lumenjtë dhe bukurit natyrore në gropa septike e deponi plehrash, duke zaptuar e grabitur çdo pëllëmbë të tokës shtetërore dhe duke përvetësuar brigje lumenjsh, lëndina e livadhe pa ‘pronarë’. Dhe po ata drejtues të përjetshëm komunal, edhe në këto zgjedhje vendore e kërkojnë votën e popullit, mbase që në të ardhmen ta pastrojnë plehun që kanë lënë pas vetes,…
Institucionet shtetërore dhe fetare mos të luajnë me fatin e nxënësve të Medresesë “Isa Beu” Të nderuar qytetarë të Repulikës së Maqedonisë Veriore, të dashur ish-medresantë Jemi të detyrauar të kërkojmë ngase është e drejtë e çdo njeriu që të kërkojmë një të drejtë që po na shkelet gjatë 30 viteve të fundit. Tashmë një kohë të gjatë po neglizhohet dhe po shkelen padrejtësisht të drejtat elementare ndaj nxënësve të shkollës fetare islame, dhe kjo vazhdimisht po bëhet duke mos e pranuar akreditimin e medresesë “Isa Beu”, ndërsa kjo më tepër tregon mllefin e institucioneve shtetërore ndaj gjeneratave fetare. Republika…
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot konfirmoi se profesori i të drejtës ndërkombëtare Lubomir Fërçkoski është propozuar për ambasador në Kombet e Bashkuara në Nju-Jork. Në takimin e sotëm me media, ndërsa pastaj edhe në deklaratë, Xhaferi tha se kanë mbërritur materialet për Fërçkoskin, ndërsa kur do të thirret seancë e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit varet nga kryetari i Komisionit. “Më ka mbërritur materiali. Nga Ministria e Punëve të Jashtme janë dorëzuar tezat për personin në fjalë, bëhet fjalë për profesorin Lubomir Fërçkovskin. Në procedurë përkatëse Ministria i dorëzoi tezat e kandidatit dhe menjëherë janë dorëzuar te…

