Në Gjevgjeli është duke u realizuar aksion antidrogë nga policia, konfirmojnë nga MPB-ja. Është gjetur marihuanë që është tregtuar në mënyrë të paligjshme, ndërkaq ka edhe të arrestuar. Për momentin nuk jepen detaje nga MPB-ja./TV2
Author: Emad
Reformat e filluara muaj më parë nga partia e Afrim Gashit “Alternativa”, ka filluar të japin rezultate të suksesshme në terren, në shtrirjen strukturore të kësaj partie nga komuna e Likovës deri në Strugë. Informatat jozyrtare brenda Alternativës thonë se kjo parti tashmë ka filluar të fuqizohet strukturalisht edhe në zonat 5 dhe 6 zgjedhore, duke aderuar figura të reja me ndikim brenda këtyre zonave. Pas ristrukturimit të shumë degëve në nivel republikan, këtë javë partia e Afrim Gashit “Alternativa” shtrirjen e saj strukturore e ka vazhduar në zonën 6 zgjedhore, konkretisht u rithemeluan dega e Tearcës dhe Tetovës, ku…
Kryetari i “Aleancës për Shqiptarët”, Ziadin Sela ka hedhur poshtë pretendimet e kreut të Lëvizjes BESA Bilall Kasami se, dy deputetë të opozitës shqiptare pritet të kalojnë te partia e tij që është pjesë e pushtetit. Gjatë një prononcimi për gazetën LAJM, Sela tha se, Kasami e mendon politikën si tregti ndërsa deputetët e opozitës e kanë të qartë misionin e tyre kombëtar. “Nuk e di pse duhet ta ndyej këtë intervistë me emra të cilët ju i përmendi. Ka shumë njerëz që politikën e mendojnë si tregti dhe në emër te tregtisë kanë humbur subjektivitetin dhe e kanë dorëzuar…
Shefik Duraku Tregimi (narrativi) i imponuar në opinion, i tipit “po këta”(BDI) i dijmë më, s’kanë bërë asgjë, as që duam të merremi me ata, kanë dështuar, janë të pa aftë, por ju (opozita) çka bëni, s’keni kapacitet, vetëm ankoheni,ju nuk dini,blla blla) ky tregim (narrativ) i imponuar nëpër debate televizive, shpresojmë jo nga pushteti për të fituar “qetësinë” dhe amnestinë,për të relativizuar dështimet e tyre, por edhe për ti ikë kritikës nga opinioni dhe ballafaqimit me opozitën, vlerësoj se është shumë i dëmshëm, lëre që ka tendencë për të amnestuar politikisht pushtetin për dështimet, por më e keqja është…
Sot në mëngjes u raportua për dy të vdekur në Lagjen Tophane në Shkup. MPB bën të ditur se të vrarët janë të moshës 28 dhe 24 vjet të cilët janë gjetur të vdekur në automjet. “Është vërtetuar identiteti i të vrarëve A.b (28) dhe B.V (24), të dy nga Shkupi. Po ndërmerren masat për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga MPB. Siç mëson News33 këto janë dy personat që ngelën të vrar.
Sonte, në mënyrë solemne, pranë kuvendarëve themelues dhe përfaqësuesve të Alternativës, u themelua dega e Tetovës, ku në mënyrë unanime, për kryetar dege u zgjodh magjistri për çështje juridike, Faton Selami. Gjatë takimit me kuvendarët e degës, kryetari i porsazgjedhur, Selami falënderoi të pranishmit për besimin e dhënë në udhëheqjen e degës, duke thënë se nga ky moment Tetova do të frymojë ndryshe dhe zëshëm me Alternativë. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe deputeti i zonës 6 nga Alternativa, Hysni Ismaili, deputeti Skender Rexhepi – Zejdi, anëtari i Kryesisë Qendrore, Zeqirija Ibrahimi si dhe kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi,…
Intervistë me prof. dr. Adnan Ismaili, drejtor i SHB “Logos-A” dhe shef i Katedrës së Filologjisë Orientale në Tetovë “Emri i Alija Izetbegoviqit është i respektuar nga të gjithë intelektualët shqiptarë, madje edhe nga ata që nuk pajtohen me mendimin e tij. Mendoj se Alija ka qenë mendimi alternativ edhe për botën shqiptare, që – për shkak të fragmentimit gjysmëshekullor komunist – nuk arriti të rilidhet aty ku e vendosi nyjën Alija dhe intelektualët e tjerë boshnjakë.” Intervistoi: ELVIR MUSIĆ Emri i drejtorit të Shtëpisë Botuese “Logos-A” në Shkup, prof. dr. Adnan Ismaili, në gjeografinë shqiptare është sinonim i dashurisë…
Fejzi HAJDARI Herë me dorëza (diplomatike), e herë pa dorëza, herë mes rreshtash, e herë në kryerreshta, Bullgaria dalngadalë po e bën të qartë qëllimin për “çlirimin” e Maqedonisë së Veriut nga ndikimi jugosllav, ose serb (si t’i thoni, nuk gaboni). Dikush e ka kuptuar këtë, dikush tek do ta kuptojë. Serbia sot është shumë më e dobët se Bullgaria, si në aspekt ushtarak, poashtu edhe në aspekt ekonomik, por edhe në aspektin e pozitës në skenën ndërkombëtare. Prandaj, në shikim të parë, është për t’u habitur se pse një vend anëtar i NATO-s dhe BE-së, si Bullgaria, e ka…
Shqipëria apo Maqedonia e Veriut, dy shtetet duhet të vlerësohen veçmas apo së bashku në procesin e anëtarësimit dhe konferencën e parë ndërqeveritare? Kjo ishte një nga pyetjet e drejtuara në konferencën e përbashkët mes Ramës, Borell dhe Varhelyi ditën e sotme në Bruksel. Kryeministri Edi Rama ka dhënë një përgjigje të forta ndaj kësaj duke lënë të nënkuptohet se nuk duhet të ketë vlerësim ndarës mes Tiranës dhe Shkupit, duke shtuar se ky është një proces që nuk varet vetëm nga vendi ynë. “Duhet ta kuptojmë këtë. Jetojmë në një kohë tjetër, jo më e mira për ne. Kur…
“Të dashur mërgimtarë, sërish vjen marsi. Më 1 mars 2021 në RMV fillon regjistrimi i mërgatës. Ju mund të regjistroheni në vegëzën: https://census.stat.gov.mk Regjistrimi do të zgjasë deri më 21 prill 2021” – shkruan kryetari i Alternativa, Afrim Gashi.
Avokati i familjes së Almir Aliut, Asmir Alispahiq në rrjetin social fejsbuk ka njoftuar se është refuzuar kërkesa e Sedat Aliut, Abdulla Saliut dhe Sami Demirit dhe të njëjtit duhet të paraqiten në burg, ndërsa njëkohësisht gjykata e Kumanovës ka anuluar shkuarjen në burg të Boban Iliçit. Kujtojmë se Sedat Aliu duhet të paraqitet për të mbajtur 6 muaj burg ndërsa Sami Demiri dhe Abdulla Aliu nga 9 muaj. Ata janë të dënuar për dhunë. Boban Iliçit Gjykata e Apelit ia rrëzoi dënimin nga gjashtë vite burg në katër.
Qeveria dhe shumica parlamentare janë buzë greminës. Ditëve të fundit deputetë dhe parti nga koalicioni “Mundemi” dalin të pavarur nga grupi parlamentar, ndërsa edhe qëndrimi i tyre i mëtejshëm në koalicionin qeverisës mbetet pezull. E, nga ana tjetër, partitë më të mëdha në Qeveri dhe drejtuesit e tyre po betonojnë si pozitat e liderëve ashtu edhe radhët brenda partisë. LSDM ka thirrur kongresin për më 26 shkurt, ndërsa ndërkohë ka bërë azhurimin e anëtarësisë që do të ketë të drejtë të marrë pjesë në zgjedhjet e drejtpërdrejta për zgjedhjen e liderit të partisë. Por, në këtë garë për të parin…