Author: Emad

“Kujt po i shërben terrorizimi i Çarshisë me njësitë speciale? Në këtë mënyrë Çarshia qëllimisht po rrezikohet dhe po goditen bizneset, të cilat mezi e sigurojnë kafshatën e gojës për familjet e tyre në këtë kohë pandemie. Shteti policor i LSDM-së dhe BDI-së po e tejkalon çdo kufi.”, ka shkruajtur në rrjetin socail të fb, Zëdhënësi i AlternAtivA-s, Orhan Murtezani

Lexo më Shumë

95 deputetë miratuan nevojën e ndryshimit të ligjit për regjistrimin e popullsisë kurse 7 prej tyre u deklaruan kundër. Propozim ndryshimi ligjor parashikon shtyrjen e regjistrimit të popullsisë brenda vendit për në shtator. Opozita shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa për ta kundërshtuar atë dorëzuan 200 amendamente të cilat u cilësuan si të parregullta nga aspekti formal për t’u shqyrtuar në Komisionin për çështje evropiane. Nuk u pranuan as tre amendamentet e “Të majtës”. Pas komisionit, procedura kalon për votim përfundimtar në seancë plenare. ”  Arsyeja është kryekëput politike dhe kryekëput në dëm të shqiptarëve. Për arsye se realisht të…

Lexo më Shumë

Qendra për Zhvillim Edukativ dhe Kulturor “Racio” ka organizuar Panel Diskutim me temë: “Qasje dhe strategji kreative në përpilim të programeve për punësim të të rinjve. Kryetari i Qendrës Racio, Fahmi Osmani, deklaroi se ky panel diskutim është organizuar për të parë se cilat janë mundësitë dhe programet që ofrohen në vendin tonë për punësimin e të rinjve, duke pasur parasysh vështirësitë me të cilën përballen rinia sa i përket çështjes së punësimit. “Duke pasur parasysh se dita ditës të rinjtë e kanë humbur besimin se një ditë do të bëhet mirë këtu, ne vazhdimisht me përkrahjen tonë mundohemi ti…

Lexo më Shumë

Një moment jo i rëndomtë, ka ndodhur sot në seancën e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Kryeparlamentari Talat Xhaferi, derisa udhëhiqte me seancën, hodhi dyshime se dikush nga deputetër dëshironte t’i hidhte ujë. Në fillim Xhaferi mendoi se këtë e tha deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri, por ky i fundit pasi e mohoi të ketë përmendur diçka të tillë, Xhaferi i kërkoi falje. Megjithatë, Xhaferi është i bindur se dikush dëshiroi t’i hidhte ujë.

Lexo më Shumë

Ejup Berisha Z.Stevo Pendarovski Ministri i Shëndetësise së RMV-së Venko Filipqe nuk duhet të merret kot me Presidentin e Republikës Z Stevo Pendarovski por ai me shumë duhet të merret me qështjen që më se shumti e shqeteson dhe e tangon vendin dhe qytetarët apo me Pandeminë. Z.Ministër Filipqe mendoj se ju nuk keni kohë komoditet dhe hapsirë të filloni konflikt të panevojshëm dhe të kotë me Presidentin Stevo Pendarovski, por ju duhet me shpejtësi pa humbur aspak kohë të merreni me aktivitetet rreth zbutjes se gjendjes së rëndë që e ka kapluar vendin tonë me Pandemine.Z. Filipqe qytetarët nga…

Lexo më Shumë

“Është e neveritshme se me çfarë lehtësie politikanët maqedonas i shpallim për qendra të krimit vendbanimet shqiptare, siç ndodh ditëve të fundit me fshatin Grçec, në afërsi të Shkupit. Dhe këtë e bëjnë pse ne nuk kemi përfaqësueses të denjë shqiptarë, të cilët do u tregonin, për shembull, këtyre idiotëve dhe shantazhuesve biznismenësh të VMRO-DPMNE’së që merren me Gërçecin, se partia e tyre deri dje njihej si ‘nëna’ e krimit dhe hajdutërisë. Si edhe t’u thoshin se Grçeci ka mjekë, biznesmen, juristë, bujq … të ndershëm dhe kuptohet, si gjithë vendbanimet tjera, ka edhe rrugaçë që nuk njohin as ligj…

Lexo më Shumë

Deputetit i BDI-së, Izet Mexhiti në një prononcim për TV21, nëse do ta votoj ose jo propozimin-ligjin për shtyrjen e regjistrimit, Mexhiti me përgjigje të shkurt tha se nuk e voton marrëveshjen LSDM – VMRO DPNNE për prolongimin e regjistrimit. “Nuk e votoj marrëveshjen LSDM – VMRO DPNNE sot, për prolongimin e regjistrimi”, tha Mexhiti. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot ka caktuar seancë ku në rend dite do të jetë anulimi i regjistrimit dhe ndryshimet e Kodit zgjedhor. Zyrtarisht në rend dite në seancën e 38-të janë Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për regjistrim të popullsisë,…

Lexo më Shumë

Prezenca e NATOs në Maqedoninë Veriore bën “checkout” me shpërblimin për njeriun më te fuqishëm të NATOs në Maqedoninë Veriore – Blerim Kolallin, i cili aktualisht punon si Këshilltar për Siguri Kombëtare te Presidenti i Republikës, Stevo Pendarovski. Këtë shpërblim Kolalli e ka marrë personalisht nga shefi i NATOS në Shkup, kolonel, Zoran Jankoviç./Almakos

Lexo më Shumë

Zeqirija Ibrahimi: Kush e bllokon ligjin e shtetësisë, do e bllokojmë gjithë shtetin Sonte, në emisionin “Click Plus” në TV 21, i ftuar ka qenë anëtari i Kryesisë Qendrore të AlternAtivA-s, Zeqirija Ibrahimi. “Kush e bllokon ligjin e shtetësisë, opozita shqiptare do bllokon gjithë Kuvendin. Kush e bllokon ligjin e shtetësisë, do e bllokojmë gjithë shtetin”, tha Ibrahimi. “Tashmë është regjistruar 10 % e mërgatës shqiptare. Çdo përpjekje për t’a ndal regjistrimin është tentim për të ndal hovin e regjistrimit të shqiptarëve”, ka thënë nga Alternativa, Zeqirija Ibrahimi për TV 21. Ibrahimi gjithashtu tha:”Do të bëjmë çmos që mos të…

Lexo më Shumë

Sonte në një intervistë ekskluzive për emisionin “Target” nga Emad Mehmeti në Almakos, ka folur kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi. Me kryetarin e PDIU do të bashkëbisedojmë për zgjedhjet në Shqipëri, qeverisjen e Edi Ramës dhe se çka pritet të ndodh pas zgjedhjeve më 25 Prill. – Si e vlerëson qeverisjen e Edi Ramës? – Si po shkon fushata parazgjedhore në Shqipëri? – Cila është marrëveshja mes PDIU dhe PD-së? – Çka pritet të ndodh pas zgjedhjet parlamentare? Për t’i mësuar përgjigjet e këtyre pyetjeve nga Shpëtim Idrizi, ndiqeni intervistën e plotë më poshtë:

Lexo më Shumë

Sonte në një intervistë ekskluzive për emisionin “Target” nga Emad Mehmeti në Almakos, ka folur kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi. Me kryetarin e PDIU do të bashkëbisedojmë për zgjedhjet në Shqipëri, qeverisjen e Edi Ramës dhe se çka pritet të ndodh pas zgjedhjeve më 25 Prill. Ai po ashtu ka premtuar se qeverisja e PDIU-PD të gjithë shqiptarët do t’i pajisë me pasaporta të Shqipërisë. Ndiqeni intervistën e plotë më poshtë:

Lexo më Shumë

Nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi kanë thënë se sonte nuk është mbajtur seanca për Ligjin për regjistrimin e popullsisë dhe Propozim Vendimi për vazhdimin e afatit të gjendjes së krizës. Kjo për shkak se nuk është arritur marrëveshje me deputetët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. “Edhe krahas këmbënguljes sime gjatë gjithë ditës për harmonizimin e qëndrimeve e të gjithë faktorëve politik në drejtim të arritjes së marrëveshjes dhe mbajtjes së të dyja seanca në të cilin do të votoheshin Propozim ligji për regjistrimin e popullsisë dhe Propozim Vendimi për vazhdimin e afatit të gjendjes së…

Lexo më Shumë