Shtetasi turk Sedat Peker i është drejtuar opinionit në Maqedoninë e Veriut lidhur me informacionet e ditëve të fundit për pasaportën e tij false dhe se është larguar nga Maqedonia për shkak se është kërkuar për krime të kryera në Turqi, transmeton gazeta Lajm. Në vazhdim e sjellim demantin e plotë të tij: “Njoftim zyrtar deri te opinioni në Maqedoninë e Veriut. Për shkak të problemeve shëndetësore të shkaktuara nga virusi ‘Kovid 19” nuk pata mundësi të ndajë kohë për përpunim të lejes sime për qëndrim në Maqedoninë e Veriut, ku kam qëndruar. Me arsyetim se nuk mundem të qëndroj…
Author: Emad
Pas tetë viteve që kur u largua nga Maqedonia e Veriut, si duket brendi i njohur për ushqime të shpejta “McDonald’s” do të rikthehet në vendin tonë. Kështu shkruan portali Faktor duke u bazuar në burime të veta. Edhe pse vazhdimisht hapen operatorë për ushqim të shpejtë, megjithatë për shumicën e adhuruesve të ushqimit të shpejtë “McDonald’s” është vendi i preferuar.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se pas vlerësimit të Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) për vaksinën e Astra Zeneca kundër Covid-19, autoritetet në vend kanë marrë vendim që me këtë vaksinë të imunizohen vetëm personat më të vjetër se 60 vjet, shkruan Alsat.
Kryetari i Departamentit të shëndetësisë pranë ASH, Bekim Tateshi, mbrëmë në Clik Plus paraqiti shqetsimet lidhur me shpërndarjen dhe shitjen e pakontrolluar të medikamenteve për trajtim me Kovid 19, në Kosovë, edhe atë me banderola të Maqedonisë së Veriut. “Sipas informatave të Fondit Shëndetsorë thuhet që shumë ampula Kleksan, që përdoret kundër mpikjes së gjakut, i gjen në Kosovë, biles me banderola të Maqedonisë, dhe flitet që shumë ilaçe me banderola të Maqedonisë ndodhen në Kosovë. Krejt këto, ne si opozitë na japin të drejtë të kërkojmë Dorëheqje.”
Kryeministri Zoran Zaev tha se të hënën mund të arrihet marrëveshje lidhur me çështjen e shtetësisë në takimin që do të ketë me opozitën shqiptare Aleanca dhe Alternativa. Ai tha se ata si qeveri janë përgatitur që tu dalin në pah kërkesave të koalicionit shqiptar. “Ti japim mundësi takimit të hënën të gjejmë zgjidhje dhe është radha që kërkuesi i këtij takimi, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ti kumtojnë në fund edhe zgjidhjet dhe ne të dalim me ata dhe të themi se çfarë është ajo për çka është arritur marrëveshje. Pra pres që të gjindet zgjidhje duke i ditur…
Drejtori i Entit shtetëror për Statistikë, Apostoll Simoski ishte i prerë në qëndrimet e tij sa i përket çështjes nëse diaspora po regjistrohet apo evidentohet. Ai theksoi se diapsora siç e parasheh ligji po regjistrohet. Por si duket e vërteta po qëndron pak më ndryshe, shkruan Zyrtare.net Gjatë një verifikim që ka arritur të bëj portali Zyrtare.net ka arritur të has se në ueb faqen e Entit shtetëror për Statistika, gjegjësisht në faqen e krijuar për procesin e regjistrimit https://popis2021.stat.gov.mk/ në ballinën ku tregohen informacione për rrjedhën e procesit në diasporë shihet se në verzionin e faqes në gjuhën maqedonase qëndron se…
Alternativa Shqiptare në Mal të Zi, e udhëhequr nga Kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj, përmes një kumtese ka njoftuar se janë duke menduar seriozisht për të kërkuar që Tuzi të jetë pjesë e buxheteve të Shqipërisë ose Kosovës. “Qeveria e Dritan Abazoviq [Abazoviqi është zëvendëskryeministër në mal të Zi] në projekt-buxhetin për vitin 2021, nuk planifikoi asnjë cent investimesh në komunën e Tuzit, megjithëse na takon me ligj. Pasi ishte mysafir në komunën e Tuzit dhe premtimeve të bëra, Abazoviq duhet të turpërohet nga [mos)veprimet e tuaja. Ju vazhduat pothuajse të njëjtën praktikë në Ulqin, si dhe në komunat e…
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski në një dalje për media dha detaje në lidhje me aksionin. Ai tha se janë lëshuar 215 pasaporta me identitet të huaj. Spasovski tha se nëpunësit policor e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe kanë dhënë pasaporta të Maqedonisë duke përdorur identitetin e dikujt tjetër. Mes tjerash, ai shtoi se ky aksion ka filluar që nga viti 2019. “Ato kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe kanë dhënë pasaporta të Maqedonisë duke keqpërdorur identitetin e dikujt. Pas informacioneve dhe planeve të ndryshme operative që kemi ndërmarrë në fillim të vitit 2019”, tha Spasovski.
Kryeministri Zoran Zaev disa ditë më parë paralajmëroi se Qeveria do të propozojë heqjen e taksës rrugore për turistët serb, ndërsa si duket kjo do të zgjerohet edhe me propozime tjera. Drejtori i Agjencisë për Promovim dhe Përkrahje të Turizmit, Lupço Jovanovski ka propozuar që turistët serb në vendin tonë të kenë parking pa pagesë, bileta për muze, si dhe lirime në kafene dhe hotele. “Dora e zgjatur asnjëherë nuk duhet harruar! Propozoj: bileta pa pagesë në të gjitha muzetë, parking pa pagesë në të gjitha qytetet, lirime në objektet hotelerike, lirime në kapacitetet strehuese, transfero e shpejtë në pikat…
Ejup Berisha Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Z. Stevo Pendarovski në një sondazh të fundit të hulumtimit mendimit të opinionit publik ka dalur me besueshmëri më të madhe në raport me faktorët e tjerë politik të angazhuar në ambientin politik të RMV-së. Kështuqë unë si qytetarë i këtij shteti mendoj se ky fakt dhe rezultatet e dala nga ky sondazh duhet të përshëndeten dhe të thuhet se Presidenti Stevo Pendarovski e meriton besueshërinë që ka dale nga sondazhi në fjalë. Pra rezultatet e tij i përshëndes dhe mendoj se të dhënat që kanë dalë nga sondazhi në fjalë…
Sonte, pas përmbylljes së reformave të brendshme partiake, Kryesia Qendrore e partisë, në mënyrë unanime, zgjodhi dhe rikonfirmoi kryesinë e re të partisë, ku me këtë rast Sekretar i Përgjidhshëm i AlternAtivA-s u zgjodh kryetari i degës së Çairit, Bekim Sali – stomatolog. Ndërkohë në FB është vërejtur një mobilizim i madh i aktivistëve të Alternativës, pas përzgjedhjes së Bekim Saliut si Sekretar i Përgjithshëm, duke shpërndarë fotografinë e tij me mbishkrimin: ana jonë dihet – Autentik, Autonom, Autokton! Në këtë mbledhje u zgjodhën edhe nënkryetarët e partisë: deputetja Safije Sadiki – Shaini, deputeti Hysni Ismaili dhe profesori universitar Lulzim…
Sonte, në një mbledhje konstruktive – në përfundim të procesit të reformave në parti – u zgjodhën edhe nënkryetarët, Sekretari i Përgjithshëm dhe sekretarët e sekretariateve të partisë. Kështu, me vota unanime, Sekretar i Përgjithshëm i Alternativës u zgjodh kryetari i deritanishëm i degës së Çairit, Bekim Sali – stomatolog. Nënkryetarë të partisë, po ashtu me vota unanime, u zgjodhën: Dr. Lulzim Aliu – profesor universitar, Dr. Hysni Ismaili – profesor universitar dhe deputet Safije Sadiki – Shaini – profesore universitare dhe deputete. Në kuadër të reformave u zgjodhën edhe sekretarët e sekretariateve. Kështu Sekretar i Sekretariatit të Politikave Strategjike…