Shqipëria do të hapet plotësisht në 1 qershor, pa masa kufizuese anti-COVID, sipas kreut të PS në Tiranë, Ervin Bushati. Nga studioja e “Quo Vadis”, Bushati parashikoi që 2021 do të jetë një vit pozitiv për Shqipërinë. “Ky do të jetë një vit shumë i mbarë, do të kemi hapje të shoqërisë, edhe ekonomia do të rindezë motorët. Shqipërinë e pret një vit i mbarë në 2021. Shumë shpejt do të shikojmë një Shqipëri tjetër në verë. Besoj se më 1 qershor Shqipëria do të hapet totalisht” tha ai.
Author: Emad
“Grupi Kumanova”, kanë treguar prapaskenat e gjithë ngjarjes së vitit 2015-të, që ndodhi në qytetin e Kumanovës në Maqedoninë e Veriut. Enver Hoxha, Naser Bajraliu dhe Muhamet Krasniqi që janë të dënuar me burg të përjetshëm në Maqedoninë e Veriut, janë deklaruar se ata kurrë nuk pendohen për atë që kanë bërë, shkruan Insajderi. Ata thonë se atje kanë shkuar për ideal, derisa tregojnë se nuk janë paguar të shkojnë atje. “Mua më kanë thirr me u taku në një kafe, me kanë thënë se po do me kursit lufta. U kam thënë, vetëm më tregoni më herët dhe unë…
Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka bërë një shpjegim për dallimin e kërpurdhave helmuese nisur nga ngjarja e rëndë e disa ditëve më parë kur ndërruan jetë tre familjarë nga Kosova pas helmimit në Gjirin e Lalëzit. Panariti thotë se në Shqipëri, në zona pyjore rritet kërpudha helmuese “Kësula e Vdekjes” që përmban lëndën toksike amatoksinë e cila i reziston dhe nuk shkatërrohet nga gatimi, zierja, pjekja, skuqja. Ai shpjegon se e vetmja mënyrë për të zbuluar lëndën helmuese është me anë të Wieland (pikimi i një sasie acidi klorhidrik të përqendruar në tulin e kërpudhës, e cila nëse përmban…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot në një dalje për media bëri të ditur se masa për ndalimin e organizimit të dasmave dhe koncerte ende po vazhdon. Filipçe tha se organizimi i ngjarjeve nuk do të thotë dasma apo koncerte, por vetëm takime dhe kurse edukative. “Këto janë ngjarje që mund të organizohen si takime, kurse edukative, por nuk lejohen koncerte dhe dasma. Sepse kemi frikë se distanca midis njerëzve të pranishëm mund të zvogëlohet. Kjo është arsyeja pse ne gradualisht po shkojmë drejt zbutjes së masave. Nëse trendet e uljes së të infektuarve vazhdojnë, koncertet do të lejohen”, tha…
Komisioni i Sëmundjeve Infektive me kërkesë të Shtabit Kryesorë për Menaxhim me Kriza rekomandon lehtësimin e masave restriktive si pasojë e Covid-19. Komisioni rekomandon që ora policore të nis nga ora 24:00 deri në ora 05:00, gastronomia të punojë deri në ora 23:30, ndërkaq kërkohet të hiqet ndalesa për punë për qendrat e fitnesit. KSI gjithashtu rekomandon lejimin e organizimit të ngjarjeve në ambient të hapur dhe të mbyllur, në përputhje me protokollet e vitit 2020, me mundësi për të shfrytëzuar vetëm 30 për qind të kapacitetit. Gjithashtu rekomandohet që kopshtet për fëmijë të zmadhojnë kapacitetet për + pesë fëmijë,…
Në 24 orët e fundit vendi ka regjistruar vetëm 25 raste të reja. Raste të tilla janë evidentuar vetëm në 8 qytete. Nga 1.016 tamponë, 2 për qind kanë rezultuar pozitivit duke regjistruar probabilitetin më të ulët që nga fillimi i pandemisë. Janë regjistruar 16 viktima, ndërsa janë shëruar 408 pacientë.
“Ndonëse kanë kaluar 20 vjet nga lufta dhe gati 20 vjet qëkur BDI është në pushtet, e vetmja gjë që shihet në Komunën e Likovës është bekatonizimi i rrugicave, madje edhe kjo e realizuar sipas bindjeve partiake të atyre lagjeve. Përveç talljes që ia bëjnë zonës së Likovës me tre lopata rërë, dy ujë e një çimento, është për keqardhje që shkojnë zgjedhje e vijnë zgjedhje, ndërsa tema qendrore mbetet ujësjellësi. Njësoj si në poezinë e Nolit “pranë detit i palarë”: Likova i jep ujë Kumanovës, por jo vetvetes. Ky është “suksesi” i tyre. Në vend se ujësjellësi të kishte…
Zëdhënësi i qytetit të Shkupit, Valon Salihu, përmes disa fotografive i ka reaguar opozitës shqiptare, që sot kishte mbajtur një aksion kundër betonizimit të lagjeve shqiptare “ Çysh ke ajo shprehja? Andej lule, këndej beton?” ka shkruar zëdhënësi i qytetit të Shkupit, Valon Salihu.
Një qytet, por me dy borëra të ndarja. Jo vetëm për kushtet e jetesës, por tani më Çairi dallon edhe në pamje nga secila komunë tjetër e Shkupit. Vetëm në komunën e banuar me shumicë dërmuese shqiptarë ndarja e korsive në bulevardin qendror është bërë me bankina të betonit, me pamjen më të shëmtuar të mundshme dhe që nuk dallon nga rrethojat e zonave të luftës. Nga ana tjetër, në çdo komunë tjetër, lagje dhe bulevard, rrugët dhe korsitë ndahen me parqe, gjelbërim dhe dekorime të tjera urbane. Jo vetëm në Aerodrom, por edhe në pjesët e tjera të kryeqytetit…
Sapo filloi ora policore, autoritetet e Komunës së Çairit dhe Qytetit të Shkupit larg syrit të qytetarëve kishin nisur me punë për të vazhduar murin e betonit, përgjatë rrugës “Cvetan Dimov”, në Çair. Makineritë filluan punën pak para mesnate dhe kjo shkaktoi reagime të shumta tek qytetarët. Menjëherë pas kësaj kryetari i Komunës së Çairit doli me reagim. Sipas tij, ky aksion do të jetë për të mirën e qytetarëve. Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit “Lehtësimi i qarkullimit nëpër rrugët e Komunës së Çairit është prioriteti ynë. Implementimi i projekteve efikase të komunikacionit bëhet me të vetmin qëllim…
Të nderuar përfaqësues të mediave, jemi sot këtu para Murit të Turpit “Visar Shilegov”, për të shprehur indinjatën tonë dhe të qytetarëve të Çairit për këtë poshtërim që na bëhet neve si qytetarë të Shkupit. Derisa kryetari i Qytetit të Shkupit nëpër pjesët e tjera të qytetit, si në Aerodrom, Karposh e në Gjorçe Petrov mbjell lule, në Çair që nga viti i kaluar mbjell vetëm beton. Dhe, duke pasur këtu një kryetar Çairi kukull, që edhe ashtu është instaluar nga Shilegovi e shefat e tij, qytetarët këtu janë vendosur nën trysninë e betonizimit dhe mëshirën e atyre që Çairin…
Nesër në ora 15:00 presidenti i vendit, Stevo Pendarovski do të presë në takim kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Në takim do të bisedojnë për dy tema. Për 27 prillin dhe për situatën aktuale ekonomike dhe politike në vend. Pas përfundimit të takimit presidenti Pendarovski do të mbajë pres-konferencë për media.