Në mbledhjen e sotme ku keshillaret morën edhe mandatet dhe zgjodhën kryetarin e Këshillit nga radhët e BDI-së, në përfundim të seancës, 3 këshilltarë të BDI-së dhanë dorëheqje, i pari dorëheqje e revokoi bartësi i Listës se kësaj partie, Gazmend Jusufi./TV21
Author: IM
Nga Fatmir Limani LEGENAT ! Sa herë që u rrezikohet pushteti, thonë: Amerika, Unioni Evroipian dhe NATO, janë kundër rrëzimit të Qeverisë kriminale, e cila s’ka të ngopur me përvetësimin e pasurisë së përgjithshme. Ku merret more të mjerë Amerika me kriminel të dëshmuar, të cilët në dy dekada rjepin të gjallë njerëzit e këtij vendi !!! Dëshmi të fundit se mbi të gjitha kanë pasurimin nga keqpërdorimet e fondeve popullore janë: • Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme të krizës elekto-energjetike, të cilën e paraplanifikuan dhe kurdisën, për të shit-blerë rrymën përmes kompanive të krijuara dhe udhëhequra nga vetë shpallësit…
Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në një prononcim të shkurtër për media nuk ka dashur të komentojë se çfarë do të thotë dorëheqja e shtyrë në kohë të pacaktuar dhe as deri kur do të bëhet si e tillë. Ai tha se gjatë kësaj periudhe do të punohet në ruajtjen e shumicës parlamentare.
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sonte është mysafir në emisionin debativ “Click Plus” ku po diskutohet për dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev. Sipas Xhaferit, ai është vendim i LSDM-së. Ai shton se Zaev nuk e ka problem të kthehet, sepse zyrtarisht nuk e ka dorëzuar dorëheqjen. “Zaev bëri mirë që nuk u tërhoq. Këtë e them si pjesë e mazhorancës aktuale. Nuk duhet të nxitet nga emocionet momentale. Ai duhet të koordinojë dhe të vazhdojë të udhëheqë institucionet. Nuk duhet të marrë vendime emocionale, ka përgjegjësi të udhëheqë qeverinë”, tha Xhaferi.
Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, do ta anulojë dorëzimin e dorëheqjes deri në stabilizimin e situatës në vend – kanë thënë burime partiake për gazetën “Fokus”. Kjo do të thotë se do të shkohet në votimin për besimin e Qeverisë. Një nga argumentet për anulimin e dorëheqjes është mundësia që RMV-ja t`i fillojë negociatat me BE-në në Dhjetor. Zaevi pret që vendi në Dhjetor do t`i nis negociatat për shkak të mbështetjes së fuqishme ndërkombëtare. LSDM-ja ka autorizuar Zaevin të negociojë për rritjen e shumicës parlamentare.
Shefi i grupit parlamentar të VMRO-së, Nikolla Micevski e ka ftuar deputetin e Alternativës, Skender Rexhepi- Zejdi për rrëzimin e Qeverisë. “Koleg Skënder, hajde ta rrëzojmë së bashku qeverinë kriminale dhe popullore të delegjitimuar! Pasi 61 deputetë e nënshkruan qartë dhe pa mëdyshje mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë të premten, regjimi hibrid filloi një fushatë brutale, me shumë presione, kërcënime dhe shantazhe për të shkelur dinjitetin njerëzor dhe për të cenuar besueshmërinë e Kuvendit të Maqedonisë”, deklaroi Micevski. Ai tha se deputët e opozitës duan ta ruajnë dinjitetin para popullit që e përfaqësojnë “Kolegë Skender Rexhepi, ta ruajmë dinjitetin e…
Informacion për mbledhjen konstituive të Këshillit Komunal të Komunës së Çairit Dje, e hënë (08.11.2021), u mbajt seanca konstituive e Këshillit Komunal të Komunës së Çairit, në të cilën Kryesues i Këshillit u zgjodh një këshilltar nga radhët e BDI-së. Ne, grupi i këshilltarëve nga koalicioni Aleanca Shqiptare dhe Alternativa, votuam kundër këtij propozimi dhe dolëm me propozim që z. Xhelal Hajdari të jetë Kryesues i Këshillit Komunal të Komunës së Çairit. Në fjalën tonë argumentuam se z. Xhelal Hajdari është këshilltar jopartiak, ndërsa meqë Kryetari i Komunës është nga radhët e pozitës, një Kryesues Këshilli i propozuar nga opozita…
Dorëheqja e paralajmëruar e kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, analiza e rezultateve zgjedhore dhe ngjarjet aktuale politike pas parashtrimit të nismës për mosbesim të Qeverisë pritet të jenë temë diskutimi në mbledhjen e sotme të organeve më të larta të LSDM-së, që do të mblidhen sot pasdite në selinë e partisë transmeton Alsat. “Në ora 18:00 është caktuar mbledhja e Këshillit Ekzekutiv të partisë, ndërsa në ora 20:00 Këshilli Qendror do të mbajë mbledhjen e tij”, njoftojnë nga LSDM-ja.
Kryetari i Lëvizjes Besa njëherit edhe kryetar i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami nuk komenton nëse do të vazhdojnë të jenë pjesë e Qeverisë. I pyetur nga TV21 për këtë, Kasami me përgjigje të shkurtër: “Sot jam për të rregulluar çështjen e mbeturinave në Tetovë”. Kujtojmë se largimi i Besës nga Qeveria erdhi pasi që në Komunën e Zhelinës, KSHZ-ja solli vendim për rivotim në vendvotimin 2107, por që ditën e djeshme ky vendim u anulua nga Gjykata Administrative, me çka Komuna e Zhelinës do të udhëhiqet nga Blerim Sejdiu nga Lëvizja Besa. Për vendimin e Administratives me reagim në…
Duke komentuar zhvillimet e fundit politike në vend lidhur me mundësinë e krijimit të shumicës së re në Kuvend, gazetari Emad Mehmeti ka shkruar shkurt: “ Kush nuk e voton rrëzimin e BDI-së është me BDI-në. Pikë!” Tutje Mehmeti ka shtuar “ Politikanët shpesh i ngatërrojnë parimet me perime, si në pazar shitblerjesh. Pra, ta dini që disa prej tyre kur flasin për parime në sytë e tyre vizëllejnë “perimet” euro – dollarë etj”.
Shkruan: Ismail Sinani Disa pyetje për Alternativën nëse nuk e rrëzon BDI-në! – Si do të mund t’i shikoni në fytyrë aktivistët tuaj nëse ju lejoni që BDI edhe më tej të qëndrojë në pushtet e bashkë me ta edhe ju? – Si do ta mbuloni turpin kur ju plotë gjashtë vjet u keni thënë se kjo parti është e keqja më e madhe e shqiptarëve? – Si do të mund t’i shikoni në sy familjarët tuaj, të cilët hiq më tepër, para dy javësh i keni bindur se duhet t’ju votojnë juve duke u thënë se dëshironi BDI-në ta…
Edhe dy deputetë do të na bashkangjiten për të votuar mosbesimin e qeverisë. Emrat e tyre do ti mësojmë këto ditë. Kështu tha sonte Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari, Ai këto komente i bëri në televizioninn Klan Maqedoni, ku është i ftuar edhe Izet Mexhiti i BDI-së. “Mund të na akuzonit nëse ne do shkonim në qeveri bashkë me Levicën, por tani nuk ka pse akuzohet ASH-ja, pasi ajo as nuk bisedon diçka me atë partii”, tha Taravari. Kjo qeveri e korruptuar ka krijuar shumë pakënaqësi edhe te radhët e veta, tha Tavarai dhe shtoi pikërisht kjo ka…

