Author: IM

Fjalë pak e shumë punëtor. Kështu e përshkruajnë shumica e bashkëpunëtorëve, Dritan Ismailin. Një njeri i cili gjithmonë ishte i gatishmëm për t’i ndihmuar qytetarët në Ministrinë e Shëndetësisë, derisa me atë udhëhiqte nga Venko Filipçe. Ai e ushtroi postin e shefit të kabintetit në këtë dikaster. Ndërsa së fundmi Ismaili përmendet si kandidat i mundshëm për anëtar kryesie në LSDM. Por kush është Dritan Ismaili? Ai ka mbaruar fakultetin stomatologjik “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ndërsa ka magjistruar në universitetin “Kristal” të Tiranës. Punët e Ismailit ndër vite: 2001-2004: Komercialist në Avio transport Maqedoni 2005-2014: Drejtor i përfaqësimit…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i Alternativës, Orhan Murtezani nëpërmjet një njoftimi në profilin e tij zyrtar në facebook, ka bërë të ditur se ka pranuar detyrën si Drejtor Gjeneral dhe kryetar i Bordit Drejtues të SH.A Mepso. Ja postimi i plotë i Murtezanit në facebook: Sot edhe zyrtarisht pranova detyrën si Drejtor Gjeneral dhe Kryetar i Bordit Drejtues të SH.A. Mepso. Na priftë e mbara!

Lexo më Shumë

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska në programin e saj katër vjeçar të Qytetit të Shkupit ka shumë më tepër projekte se pushteti i mëparshëm i cili premtoi shumë, ndërsa realizoi vetëm 5 për qind të programit të tij. Projekti më i madh i Shilegovit ishte vendosja e barrierave të betonit në “Cvetan Dimov” në Komunën e Çairit, i cili u quajt “Muri i Turpit” nga vetë banorët e kësaj komune. Në buxhetin e ri të Qytetit të Shkupit janë përfshirë një numër i madh projektesh për të cilat janë lidhur kontrata shumëvjeçare nga ana e pushtetit të mëparshëm…

Lexo më Shumë

Ejup Berisha A po rikthehemi në gjendjen natyrore të kohës së Xhon Lokut dhe të Tomas Hobsit në shoqërinë dhe në shtetin tonë.Pse po izolohen njerëzit mes vete ndërsa po thuhet se jetojmë në periudhë të komunikimeve masovike.Nëse sot janë hapur mundësitë e komunikimit mes një australiani dhe një shqiptari në këto troje që janë larg mes vete me disa mija kilometra atëher pse dy shqiptar që jetojnë në një largsi simbolike prej dhjetra kilometrash nuk komunikojnë më mes vete.Komunikimi me një australian ndoshta e dëshmon aftësinë e njeriut për komunikim jashta teritorit kombëtar në distancë dhe në gjuhë të…

Lexo më Shumë

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Apostol Simovski, në edicionin e lajmeve në “TV Telma”, tha se pret që regjistrimi i kryer të tregojë se rreth 300.000 mërgimtarë jashtë Maqedonisë kanë shtetësi, por nuk janë regjistruar. Regjistrimi përfundoi në shtator, ndërsa për përpunimin e të dhënave duhet së paku gjysmë viti, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Është përpunim që duhet të zgjasë pak kohë. Në regjistrimet e mëparshme, më të hershmet ishin një vit e gjysmë, dhe disa zgjatën dy vjet. Gjashtë muaj është periudhë e shkurtër”, tha Simovski. Ai shtoi se rezultatet do të dihen vetëm kur të përfundojnë të gjitha…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë mbrëmje në bulevardin “Aradhet e Partizanëve” në lagjen porta Vllae. Sipas informacioneve të para jozyrtare edhe nga ajo që mund të vërehet nga fotografitë në aksident janë dëmtuar më tepër makina. Në aksidentin janë përfshirë tre makina. Në vendngjarje menjëherë kanë reaguar ekipe të ndihmës së shpejtë, njësitit të zjarrfikësve dhe policisë. Pritet që policia të del me raport zyrtar për aksidentin.

Lexo më Shumë

Më poshtë ua sjellim statusin e plotë të Afrim Gashit, kreu i Alternativa:  Kim Mehmeti, në mjedisin tonë, nuk është vetëm ndër shkrimtarët tanë më të mirë, për çka dëshmon zëshëm vepra e tij, por ai është ndër intelektualët më të mirë që i ka prodhuar kombi ynë në këtë shtet. Guximi intelektual, përgjegjësia shoqërore dhe artikulimi e gatishmëria për ta thënë të vërtetën edhe me çmimin e përplasjes me individë dhe grupe të ndryshme shoqërore është tipar që e shquan personalitetin e Kimit. Në kohën kur një grup politik është ngritur kundër atij, mendoj se ne si njerëz dhe…

Lexo më Shumë

Avokati bullgar nga Pllovdivj, Stanisllav Stanev, doktor i te drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, ka dërguar një letër të hapur ku shpreh gatishmërinë e tij për të mbrojtur falas shkrimtarin tonë të njohur, Kim Mehmeti, pas padisē që kundër tij ka ngritu lr Levica e Apasievit. Stanev letrën e ka adresuar deri te kryetarja r Komisionit Evropian, Ursula von Der Lyen, komisioneri për zgjerim, Oliver Varhely, te zyrtari i lartë amerikan, Gabriel Escobar, te ambasadorja amerikane, Kejt Meri Brnz, si dhe te zyrtarë tjerë të lartë. “Ai është shqiptar etnik dhe pushteti mund të organizojë izolim të tij social, siç bën…

Lexo më Shumë

Kim Mehmeti: Beogradi ia përcakton Maqedonisë edhe ‘brekët’ politike që ajo do i vesh! Nga Kim Mehmeti Miqve dhe gazetarëve që më pyesin lidhur me aktakuzën ngritur kundër meje s’kam çka u them tjetër përpos se e di që veproj e jetoj në një shtet që ishte e mbeti filiale politik e Serbisë, shtet ku lejohet të brohorasësh ‘Vdekje shqiptarëve’ dhe “Bugari tatari”, po ku nuk guxon të kritikosh asnjë projekt serb, si për shembull atë për ‘Ballkanin e Hapur”, projekt të mbështetur nga tre shtete që shenjë njohëse kanë korrupsionin, mos sundimin e ligjit si dhe ekonomi, sistem arsimorë…

Lexo më Shumë

Alternativa është subjekti i fundit që hyn në koalicionin qeverisës të Maqedonisë së Veriut. Pas dështimit të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së Zaev dhe daljes së Lëvizjes Besa nga koalicioni, Alternativa rikthehu shumicën në anën e Socialdemokratëve. Kryetari i kësaj partie, Afrim Gashi, tha se nuk kanë dashur të luajnë kumar me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, ndërsa për partnerin qeverisës BDI thotë se i bashkon interesi për shqiptarët. Në një intervistë për KosovaPress, kryetari i partisë Alternativa, e cila me 4 deputetë te saj pritet të bëjë 64 numra të shumicës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut,…

Lexo më Shumë

Më poshtë e gjeni njoftimin e kryetarit të FRASH, Omer Ajdini, raporton Almakos: “Policia më paska ftuar në bisedë informative nesër në Shkup. Nuk e di çfarë informacioni duan të marrin përveç asaj që veçmë dihet, por gjithsesi unë nesër do t’i informoj për një gjë: kot mundoheni të na friksoni, nuk ja kemi frikën këtij regjimi sepse jemi në anën e e drejtë, në anën e popullit!”

Lexo më Shumë

Organizata me qendër në Britaninë e Madhe, UK Islamic Mission, mbështeti projektin e ndihmave dimërore, shpërndarjen e të cilave e bëri Fondacioni ALSAR. Ndihma u dhanë për 185 familje në nevojë, që morën nga dy batanije dhe një sasi të konsiderueshme lënde drusore për ngrohje. ALSAR realizon për çdo dimër projekte të ngjashme në ndihmë të shtresave në nevojë të shoqërisë me mbështetjen e organizatave ndërkombëtare partnere. UK Islamic Mission dhe Fondacioni ALSAR bashkëpunojnë prej kohësh për realizimin e projekteve të përbashkëta. Aktiviteti humanitar i Fondacionit ALSAR është i pandërprerë gjatë gjithë vitit dhe përbën një prej tre shtyllave të…

Lexo më Shumë