Author: IM

Pas informacioneve per bllokadat në rrugën Mavrovë-Dibër, ka reaguar Aleanca për Shqiptarë. Reagimin e ASH-së mund ta lexoni të plotë, më poshtë. Në ditën e votimit kur me Kushtetutë ndalohet çdo veprimtari që pengon qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e votës, pushteti aktual ka izoluar Dibrën dhe pengon dibranët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike. Në ditën e dielë, ditë votimi, që nga orët e paraditës realizohen punimet në asfaltimin e rrugës Mavrovë-Dibër dhe për pasojë kjo rrugë mbahet e bllokuar. Kjo situatë u ka pamundësuar shumë dibranëve që janë me punë të përkohshme në qytetet e tjera të…

Lexo më Shumë

Presidenti bullgar dhe kandidati për mandatin e dytë në zgjedhjet e sotme tha se çelësi për fillimin e negociatave është “respektimi i të drejtave të bullgarëve të Maqedonisë, çrrënjosja e gjuhës së urrejtjes, ndërprerja e përpjekjeve për të shkatërruar sistematikisht trashëgiminë kulturore dhe historike të Bullgarisë”, shkruan 360 shkallë. Radev tha se fillimi i negociatave nuk do të varet nga qeveria e re e ardhshme dhe parlamenti i ri, por nga vetë Maqedonia e Veriut, e cila duhet të marrë masat e duhura. “Jam i bindur se vetëm me një dialog të hapur mes Sofjes dhe Shkupit do të ndërtojmë…

Lexo më Shumë

Nga Kim Mehmeti Ngjarjet e fundit rreth (mos)rrëzimit të qeverisë së Maqedonisë, më së miri tregojnë se gjitha partitë shqiptare, cila më shumë e cila më pakë, ‘din e iman’, parim e moral, ideologji e ideal…, kanë interesat personale të drejtuesve të tyre, interesa që realizohen vetëm me ardhjen me çdo kusht në pushtet. Dhe gabon ai që beson se populli nuk e dinë këtë të vërtetë. Duke e ditur këtë, zgjedhësit e këtushëm shqiptarë, veprojnë sipas mendësisë se nga gjitha të këqijat, më së miri të del ta zgjedhësh ‘nënën’ e gjitha fatkeqësive, pra BDI’në, partin të cilës, gjatë…

Lexo më Shumë

Shkruan: Liridon Ramadani Gati një dekadë vullneti për ndryshim i shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka qenë i qartë, por çdoherë është deformuar në tryezën e pazareve të BDI-së. Ky deformim është arsyetuar përmes sekserëve të tryezës së pazareve të ashtuquajtur “Analist të Pavarur” që për çudi çdoherë që nxjerrin fjalë të mira për pushtetin u shtohet hapsira në “Mediat e Pavarura”. Shqipëtarët për një dekadë kanë dëshiruar që BDI të jetë në opozitë dhe këtë e kanë materializuar ne votë, duke mbështetur partitë që kanë për synim rrëzimin e Integristëve nga pushteti dhe kjo paraqet në fakt…

Lexo më Shumë

Lëvizja BESA sot ka mbajtur mbledhjen e radhës të Kryesisë Qendrore. Në kumtesën dërguar mediave, mes tjerash, nga partia e Kasamit shprehin shqetësim se pushteti po bën presion tek deputetët e Besës. “I bëjmë apel pushtetit aktual LSDM-BDI që urgjentisht të ndërpresin presionin me të gjitha format e mundshme që po ushtrojnë ndaj deputetëve të Lëvizjes BESA. Për këtë çështje kemi njoftuar edhe faktorin ndërkombëtar në vend. Veprimet për cënim të integritetit profesional të deputetëve dhe presioni që po ushtrohet ndaj tyre është edhe një dëshmi se demokracia dhe veprimi i lirë politik në Maqedoninë e Veriut po vendohet në…

Lexo më Shumë

Pas dështimit të opozitës për ta rrëzuar Qeverinë “Zaev 2”, shumica parlamentare tashmë paralajmëron zgjerimin e saj. Sllavjanka Petrovska nga LSDM mendon se shumë lehtë mund të gjenden në një pikët të përbashkët me Alternativën. “Lidhja socialdemokrate e Maqedonisë si parti maxhoritare në koalicion, por edhe partnerët tanë të koalicionit, absolutisht janë të përgatitur për zgjerim të shumicës aktuale parlamentare, përsëri e them se me të gjithë ata deputetë që i ndajnë të njëjtat vlera. Nëse me kujdes i kemi ndjekur deklaratat, sidomos të z.Gashi dhe kolegëve deputetë nga Alternativa, mendoj se shumë lehtë mund të gjendemi në pikë të…

Lexo më Shumë

Shkruan: Emir HAMZAI Pse edhe për eurointegrimet do të ishte më mirë të rrëzohej qeveria LSDM-BDI!? E para, është e vërtetë që VMRO-DPMNE dhe “Levica” janë parti, njëra nacionaliste dhe tjetra populiste. Është e vërtetë që VMRO nuk bën kompromis në politikat identitare dhe kjo pengon eurointegrimet, për shkak se cenon raportet me fqinjtë. Aq sa është e vërtetë, që “Levica” është parti pro-ruse e anti-perëndimore. Por, cila është këtu gjëja pozitive që e mbante shtetin në rrugen e saj eurointegrues e properëndimor? Ishte arsyeja se të dy këto parti ishin të varura nga partitë dhe deputetët shqiptarë. Fillimisht dua…

Lexo më Shumë

Shkruan: Emad MEHMETI Ndonëse zgjedhjet lokale përfunduan pritej një qetësi të mbërthej opinionin në vendin tonë, pas zgjedhjeve të vazhdueshme e të stërlodhshme për popullin. Në zgjedhje kishte ankesa të vazhdueshme si çdoherë për blerje votash, shantazh e kërcënime, megjithatë më shumë komuna fitoi BDI-ja. Në kampin opozitar maqedonas ndodhi krejt e kunërta, me shumicë i fitoj zgjedhjet VMRO-DPMNE-ja, me çka me të drejt lindi kërkesa për të kërkuar rrëzimin e një qeverisje e cila tashmë kishte humbur legjitimitetin. E pas kësaj, “levic” e “desnic” u bënë bashkë për të firmosur mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, aty u mblodhën tok…

Lexo më Shumë

Jeta e ish kryeministrit autoritar në Maqedoninë e Veriut, Nikolla Gruevski në tre vitet e fundit dukej kështu: i arratisur nga drejtësia në vendlindjen e tij dhe kërkues i azilit politik në Hungari, i mbrojtur nga kryeministri hungarez Viktor Orban. Megjithatë, me Peter Marki-Zaj, si lider i opozitës së bashkuar në Hungari, i cili konsiderohet se ka shans më të mirë ta mposht kryeministrin aktual shumëvjeçar hungarez në zgjedhjet e ardhshme, që duhet të mbahen në prill të vitit 2022, klima politike në vend mund të bëhet e pavolitshme për Gruevskin, citohet në analizën e publikuar në platformën gazetareske “Reporting…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE nuk heq dorë nga kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit të vendit, Zoran Zaev. Sipas tyre, Zoran Zaev duhet menjëherë të japë dorëheqje pasi Zaev sipas tyre ka kidnapuar deputet vetëm që të mund të vazhdoj të të jetë në pushtet dhe që të vazhdoj të vjedhë. “ E vërteta është që Zaev ka humbur në zgjedhjet lokale dhe duhet ta përmbush atë që e ka premtuar, të japë dorëheqje. Zaev në zgjedhje humbi shumë komuna. VMRO-DPMNE-ja ka fituar mbi 40 komuna. LSDM ka humbur me më shumë se 100 000 vota dallim. Ky dallim i madh është fakt që…

Lexo më Shumë

Skenare të ndryshme, pazare, akuza të ndërsjellta, hedhje përgjegjësish, këta janë tematikat e vetme që qytetarët po dëgjojnë ditët e fundit, nga partitë, posaçërisht nga partitë më të mëdha në pushtet. As njëra dhe as tjetra nuk kanë shumicë parlamentare, e ajo me të cilën po merren janë kërkimi i përgjegjësisë të njëra tjetrës, për krizën e thelluar në vend. Partia maqedonase në pushtet, LSDM, thotë që Hristijan Mickoski duhet të japë llogari për siç e quajnë debaklin e tij politik, sepse thonë se u zbulua edhe një gënjeshtër e tij, se ka shumicë të re parlamentare. “Nuk i doli…

Lexo më Shumë

Shkruan: Musa Paçuku, New York Ali Ahmeti i ftoi dibranët që të votojnë doktor Bekim Pocestën për kryetar komune. Do mendoni se po bëj shaka, por nuk është ashtu. Ali Ahmeti shumë gjëra i ka gabuar në karrierën e tij politike, por sot e tha një të vërtetë- se dibranët janë me perëndimin dhe progresin. Dibranët për shkak se janë me perëndimin, të dielën do ta votojnë ndryshimin. Vetëm në vende lindore si Rusia, Bjellorusia, Kina, Korea e Veriut, dikaturat zgjasin 20 vite. Vetëm në këto vende kidnapohen deputetët kur duan të votojnë kundër ndryshimit. Në vendet e perëndimit funksionon…

Lexo më Shumë