Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, i pyetur nga gazetarët nëse në takim është diskutuar për periudhën e kaluar kur Alternativa ishte pjesë e Qeverisë, e ku janë vërejtur disa obstruksione, sikurse është kthimi i Programit Vjetor në Ministrinë e Kulturës dhe mos emërimi i disa drejtorive , ai tha se në janë diskutuar ato mangësi që kanë qenë. “Ne nuk do të bëhemi pjesë e një Qeverie e cila në ata që i kujton se i ka partnerë do të gjej pengues. Ne nuk jemi aty mish i egër. Nëse dikush mendon se futet mish i egër në Qeveri,…
Author: IM
Kryeministri Zoran Zaev duke folur pas takimit me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi tha se ky ishte takimi i tyre i parë. “Së pari jemi falënderues që AAA kanë pranuar të vijnë në një takim të tillë për një Qeveri në të ardhmen. E bëjmë këtë për shkak se Maqedonia e Veriut është para një momenti të rëndësishëm, ndërsa kjo është që të fillojmë bisedimet me BE-në. Kjo është diçka që duhet të jetë përgjegjësi e të gjithëve”, tha Zoran Zaev, raporton SHENJA. Ai tha se është biseduar edhe për shumë gjëra të rëndësishme, dhe të cilat duhet të diskutohen…
Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski është mysafir në ClickPlus në TV21. Ka folur për gjendjen politike, dështimin për të rrëzuar Qeverinë “Zaev 2” dhe hamendësimin e deputetit Kastriot Rexhepi. Nikollovski në studio ka publikuar lista dhe thotë se Rexhepi ka nënshkruar në katër lista dhe se ka folur kundër Qeverisë dhe kryeministrit Zoran Zaev. “Kur u iniciua tërë puna, ideja e deputetëve të partisë politike Besa ishte që të nënshkruhen të fundit në listë, kurse Rexhepi të jetë i 61-të. Aq shume fliste kundër Qeverisë dhe Zaevit, dëshiroi të jetë i 61-të dhe ja u nënshkrua. U nënshkrua në katër…
Duke folur për marrëdhëniet me Alternativën, Arben Taravari tha se marrdhëniet kanë qenë korrekte dhe ka pasur tolerancë mes dy partive. “Më duhet të them se lideri i Alternativës, Afrim Gashi është një prej njerëzve më të njerëzishëm që kam takuar në jetën time. Mund që edhe ne të kemi tepruar ndonjë rast, ndoshta edhe ata. Ne kemi biseduar për çdo gjë, edhe me Bekim Salin për të cilin kam thënë se ndoshta ka qenë kandidati ynë më i mirë, ai dhe Bekim Pocesta, pro fatkeqësisht nuk ja dolëm në Çair”, tha Taravari, duke shtuar se ata megjithatë ata janë…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot ka deklaruar se nesër do të kenë takim me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse ku do të bisedohet për masat e reja kufizuese. “Është caktuar takim ku do të bisedojmë se çfarë masash do të vendosen. Do të dalim me propozime konkrete dhe më pas do t’i dorëzojmë në qeveri”, tha Filipçe duke shtuar se masat do të jenë më shumë për personat e pavaksinuar.
Në prag të takimit të nesërm të kryetarit të partisë, Afrim Gashi me kryeministrin e vendit, Zoran Zaev, në selinë e partisë ALTERNATIVA qëndroi ambasadori i Francës në Shkup, z. Siril Bomgartner (Cyrille Baumgartner), i shoqëruar nga këshilltarja e parë dhe e ngarkuara me punë, zonja Emanuel Gardil (Emanuelle Gardille), si dhe përkthyesi dhe përgjegjësi për protokollin, z. Ardian Ramadani. Bashkëbiseduesit theksuan se rrugëtimi evropian i Maqedonisë së Veriut ngelet rruga e pashmangshme dhe e paalternativë, për çka nevojiten reforma thelbësore, luftë kundër krimit dhe korrupsionit. Kryetari Gashi theksoi, se partia ALTERNATIVA mbetet e përkushtuar në rrugën evropiane të vendit…
Sot në KSHZ u zbulua se si BDI e vodhi fitoren në Dibër. Kështu kanë thënë nga Aleanca për Shqiptarët. “Në vendvotimin 0563 është zbuluar se mungon një fletëvotim, dëshmi e fuqishme kjo se në rrethin e dytë është përdorur treni bullgar. Gjithashtu në këtë dhe katër vendvotime të tjera, ka korrigjim të rezultatit, mungojnë formulari 20 dhe disa kuti votimi nuk janë mbyllur me siguresa. Drejtësia vonon, por nuk harron. Vazhdojmë betejën për t’ua rikthyer Dibrën qytetarëve të Dibrës dhe për ta çuar në vend vullnetin e tyre”, thuhet në reagimin e ASH-së.
Lideri i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski paralajmëroi se çmimi i ngrohjes qendrore në Shkup pas Vitit të Ri do të rritet për dy herë e gjysmë. Ai thotë se kompanitë nga biznesi i ngrohjes nuk kanë mjaftueshëm gaz natyror dhe se çmimi i tij në bursa po rritet seriozisht. Prandaj Mickoski vlerëson se shteti duhet të ndihmojë dhe të parandalojë një goditje të re çmimesh. Kompanitë thonë se mund të blejnë gaz, por tani është tre herë më i shtrenjtë se gazi natyror që është blerë para gjashtë muajve kur u formua çmimi për qytetarët. “Çmimi për ngrohjen e shkupjanëve…
Sekretari për Marrëdhënie me Publikun i partisë, Alternativa, Zeqirija Ibrahimi, në rrjetin social facebook ka reaguar duke thënë se kjo parti ende nuk ka marrë qëndrim zyrtar nëse do të bëhet pjesë e Qeverisë. “AlternAtivA ka zëdhënës të saj, ka Sekretar për Marrëdhënie me Publikun dhe ka organe të saj. Deri tash nuk ka asnjë qëndrim zyrtar partiak për pjesëmarrje në qeveri. Gjithçka që thuhet tjetër është qëndrim ose dëshirë personale”, ka shkruar Zeqirija Ibrahimi.
Nga Qeveria njoftojnë se gjatë ditës së sotme, kryeministri Zoran Zaev ka realizuar takim me deputetin Kastriot Rexhepi Në kumtesën e Qeverisë, mes tjerash thuhet se kryeministri Zaev dhe deputeti Rexhepi konfirmuan përkushtimin e përbashkët për fuqizimin e reformave dhe përkushtimin për kursin evropian të vendit.
Në moshën 37-vjeçare ka ndërruar jetë aktori i Teatrit Shqiptar të Shkupit, Hajrullah Ramizi. Lajmin për ndarjen nga jeta, e kanë bërë Teatri Shqiptar i Shkupit nëpërmjet një njoftimi në Facebook. “Me pikëllim të thellë ndajmë me ju lajmin e zi për ndarjen e hershme nga jeta të kolegut tonë Hajrullah Ramizi 02.03.1984 – 18.11.2021 Publiku i Teatrin Shqiptar, kujton Hajrullahun nga shfaqjet: Vojceku, Kaligula, Brekët, Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kuçedra, Jetë me qira, Makbethi, Arseniku dhe dantelat e vjetra dhe së fundmi Bregu i pikëllimit. Hajrullahu pos në teatër, shpesh është i angazhuar edhe nga produksionet filmike të…
Zhvillimit aktual të qytetit të Vlorës në Shqipëri shumë shpejt do t’i shtohet një port turistik, shoqëruar edhe nga rezidenca luksoze për banim. Marina Vlorë është investimi që do sjellë impulse të reja në ekonomi dhe është një investim i zgjuar për këdo që vendos të blejë një shtëpi në një prej gjireve më të mrekullueshme të Mesdheut, me një klimë të butë në dimër dhe tipike bredgetare në verë, në një vend si Shqipëria ku nga 365 ditë që ka viti, 300 janë ditë me diell. Porti i ri do të zërë vendin e atij ekzistues industrial, për t’i…

