Ambasadori i Serbisë në Sofje, Zhellko Joviq ka vizituar në spial Lulzim Sulejmanin, i cili është me shtetësi të Serbisë dhe i cili i ka mbijetuar tragjedisë në Bullgari. “Edhe përkundër lëndimit, ai ka ndihmuar evakuimin e udhëtarëve! Ndjehet mirë, do ta vizitojmë rregullisht, thuhet në njoftimin e ambasadës, e publikuar në tuiter.
Author: IM
E shkuara osmane dhe studimi i saj mbeten një temë e parapëlqyer për shumë studiues, historianë, akademikë. Një prej tyre, autori kosovar Ibrahim Gashi, i paraqitet lexuesit me veprën, “Reformat në Perandorinë Osmane dhe shqiptarët (1792-1876)”. Periudha historike së cilës autori i është kushtuar në punimin e tij studimor përfshin reformat e Tanzimatit, parë dhe analizuar në lidhje me shqiptarët. Vepra ndihmon për një vështrim realist të zhvillimeve të shekullit XIX në Perandorinë Osmane, të reformave dhe qëndrimit të shqiptarëve karshi tyre. Librin sapo e ka botuar Fondacioni ALSAR. Ai vjen në radhën e një serie botimesh gjatë këtij viti…
Nje aksident i rënde sot ka tronditur Maqedonine e Veriut ku nje autobus me shtetas te Maqedonise qe ktheheshin nga Turqia humben jeten ne 46 persona, ne mesin e tyre me shume femije. Prej tyre edhe 10 antaret e familjes Jahiu nga Morana Asnjëherë nuk e kishin menduar,që kjo selfi do të jetë e fundit në jetën e tyre ! Këta janë 10 anëtarët e familjes JAHIU nga MORANA e komunës STUDENIÇANIT ! Qofshi MELAQE të XHENETIT ! AMIN !/tetova1
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka marrë konfirmim zyrtar nga institucionet kompetente të Republikës së Bullgarisë për shtatë udhëtarët e lënduar në fatkeqësinë rrugore në magjistralen “Struma” afër Sofjes. Më poshtë keni listën e udhëtarëve të lënduar, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe për momentin janë të shtruar në Spitalin shtetëror të Sofjes, “Pirogov”. 1. Ebip Pajazitovski (24.09.1972), shtetas i Maqedonisë së Veriut 2. Gjula Jasharovska (16.06.1972), shtetas i Maqedonisë së Veriut 3. Zulejha Jasharovska (12.05.2005), shtetas i Maqedonisë së Veriut 4. Мinir Jasharovski (06.01.1971), shtetas i Maqedonisë së Veriut 5.…
Mediat turke publikuan pamjet nga kamerat e sigurisë të një hoteli ku po qëndronin turistë maqedonas, 45 prej të cilëve vdiqën pasi një autobus që kthehej në shtëpi mori flakë pranë fshatit Bosnek, në autostradën Struma në Bullgari. Pamjet tregojnë gjithashtu fëmijët që largohen nga hoteli dhe hipin në autobus.
Almakos publikon incizime nga shëtitjet e turistëve tanë në Stamboll, të cilët aty kaluan fundjavën e zgjatur, me çka duket fundjavën e kaluan si në përralla. Ata kanë dëgjuar muzikë duke lundruar në Bosfor, disa prej tyre kërcejnë dhe disa u hedhin copëza buk pulëbardhave. Ndërsa, sot fatkeqësisht ndodhi një aksident fatal në Bullgari, ku të vdekur ngelën disa prej tyre./Almakos
Autobusi ka lëvizur me shpejtësi prej 100 km/h dhe nuk ka asnjë milimetër shenjë të frenimit, që donë të thotë se shoferi nuk ka reaguar në mënyrë adekuate. Aksidenti ka ndodhur si rezultat i gabimit njerëzor. Kështu ka deklaruar Vasko Pirgov, sekretar për siguri në Pernik, për BTV-n Bullgare. Ai ka arritur në vendin e ngjarjes në momentin kur ka ndodhur tragjedia së bashku me zjarrfikësit dhe policët. Sipas tij autobusi nuk është rrokullisur, ndërsa shoferi ka tentuar të kthej në të majtë, duke shtuar se ka material të filmuar “që nuk është edhe i përshtatshëm për ta shikuar”. “Pamja…
Kryeprokurori Lubomir Joveski ka deklaruar se ata do të ofrojnë ndihmë në sigurimin e dokumentacionit, identifikimin e viktimave dhe gjithçka tjetër që është e nevojshme. Duke u përgjigjur në pyetjet, prokurorët bullgar kanë thënë se po punojnë në të gjithë versionet ndërsa për momentin po merren deklarata nga dëshmitarë të cilët janë gjetur në vendin e ngjarjes. Ata than se në Maqedoninë e Veriut nuk do të ketë hetim shtesë, ndërsa të gjithë ekspertët do të sigurohen nga pala bullgare. Shefja e Repartit për krim të organizuar, Villma Ruskovska, tha se pronari i kompanisë është në vendin e ngjarjes. “Këtu…
Mediumi bullgar BGNES shkruan se viktima më e vogël në tragjedinë që ka ndodhur në Bullgari ka 4 vjet, ndërsa më i vjetri 63 vjet. Sipas informacioneve të medias bullgare, numri më i madh i viktimave janë të lindur mes viteve 1971 dhe 2004. Autobusi ka udhëtuar në relacion Stamboll – Shkup. Sa i përket tragjedisë po punohet në dy pista: gabim njerëzor të shoferit dhe një mosfunksionim teknik i papritur. “Fotografia është e tmerrshme. Askush nuk mund të thotë për momentin sa janë dhe kush janë. Është e vështirë të identifikohet dhe të përcaktohet një nga një”, tha ministri…
Nga tragjedia e cilia ndodhi mbrëmë në Bullgari, kanë mbetur të bdekur edhe 6 nxënës të shkollës fillore “Ismail Qemaili” në Shkup, të cilët ishin në udhëtim familjarët e tyre. Sipas informatave të para shkolla fillore “Ismail Qemali”, për shkak të aksidentit në Bullgari.
Në shenjë solidarizimi me viktimat e tragjedisë në Bullgari dhe me familjarët e tyre, mbledhja e Kryesisë Qendrore e Alternativës shtyhet për ditët në vijim. Me këtë rast, AlternAtivA u shpreh ngushëllimet më të ngrohta e më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe uron që të lënduarit të kthehen sa më shpejt në shtëpitë e tyre.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe njëheri edhe zëdhënës i BDI-së, Bujar Osmani në ClickPlus në TV21, foli edhe për vendimin e deputetit Kastriot Rexhepi i cili nuk shkoi në Kuvend të votoi rrëzimin e Qeverisë të enjten e 11 nëntorit. Mes tjerash Osmani tha është e rëndësishme që në kohën e duhur të jesh në anën e duhur të historisë!

