Hikmete Aliti, në tragjedinë që ka ndodhur dje në Bullgari, ka humbur djalin e saj, Visar Aliti, ndërsa bashkëshorti, Orhan Aliti ka arritur të shpëtojë. Rrëfimi i saj është mjaft i trisht, ajo thotë se bashkëshorti i ka treguar se ai ka arritur të shpëtoj, por për fat të keq jo edhe i biri. “Bashkëshorti është në spital i ka unazat e thyera dhe këmbën do të bëhet operacion, por Visarin sën e ka shpëtuar. Ai ka kërcyer i pari, sa mujta bërtita Visar, Visar su dëgjojka zhurmë madhe nuk u dëgjojke. U dëgjova, tha unë shpëtova por djalin e…
Author: IM
Xhaxhai i binjakëve, Imer Bardhi në një prononcim për TV SHENJA, flet për tragjedinë, në të cilën humbën jetën, vëllai i tij, binjakët dhe bashkëshortja e vëllaut. Ai tha se lajmin për tragjedinë e kanë kuptuar përmes rrjeteve sociale. “Ai jeton në Gjermani kanë ardhur për vizitë para një jave. Vendosi me shku pak më fëmijët në Turqi, se fëmijët këtu i ka pas. Për fat të keq ja, nuk u kthye më. NË autobus kur ka hyrë në Bullgari, afër një orë kemi biseduar me të”, ka thënë Imer Bardhi.
Nga Kim Mehmeti Shqiptarëve të Maqedonisë shpesh u ndodhin tragjedi. Aq shpesh përballen me tragjedi nga më rrëqethëset sa jo vetëm ata, por edhe pushtetarët e tyre, thuajse u mësuan me to dhe i pranojnë si diçka që u ka rënë në hise, si fatalitet të cilit as kanë si i ikin, e as kanë si i shpëtojnë. Dhe pas fatkeqësive ajrore të vitit 1993, kur humbën jetën 194 viktima, kryesisht shqiptarë, pas ‘Sopotit’, ‘Monstrës’, likuidimit pa gjyq të Harun Aliut më shokët, rastit të Kumanovës…, para dy viteve, në afërsi të Shkupit, ndodhi përplasja e autobusit, ku humbën jetën…
Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bullgaria janë në zi kombëtare pas aksidentit tragjik që shkaktoi 45 viktima. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Kosova bashkëndjenë me Maqedoninë e Veriut dhe shqiptarët tronditur nga kjo tragjedi kombëtare. I pari i Qeverisë së Kosovës, në adresimin e tij tha se një udhëtim që do të duhet të përmbyllej me gëzimin e kthimit në shtëpi u ndërpre tragjikisht në orët e para të mëngjesit të djeshëm në autostradën e Strumës në Bullgari. “Një udhëtim që do të duhet të përmbyllet me gëzimin e kthimit në shtëpi u ndërpre tragjikisht në orët e…
Tragjedia në Bullgari preku mediat ndërkombëtare. Titujt bombastik për numrin e lartë të viktimave u shpërndanë gjithandej, pavarësisht qasjes së limituar të mediave për të arritur në vendin e ngjarjes. The Guardian aksidentin e cilësoi si tragjedinë më të madhe në Evropë gjatë dekadës së fundit. Duke u thirrur në burime nga mediat bullgare, The Guardin i referohet dëshmitarëve okularë duke hedhur dritë edhe mbi shkaqet e aksidentit i cili sipas tyre erdhi falë një gabimi njerëzor. CNN nis storjen me numrin e viktimave minoren. “12 fëmijë në mesin e 46 viktimave” potencohet në titullin e medias më të madhe…
Autobusi i djegur në të cilën humbën jetën 45 udhëtarë të Maqedonisë së Veriut, është larguar nga vendi i ngjarjes, teksa vendi vazhdon të jetë i bllokuar nga policia në të dy anët, në perimetër prej 1 km. Autostrada është lëshuar në qarkullim prej kilometrit të 32-të, informojmë nga television nacional bullgar.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i ka dërguar një telegram kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, nëpërmjet të cilit i ka shprehur ngushëllime për jetët e humbura në aksidentin tragjik në Bullgari. Konjufca përmes telegramit ka thënë që në emër të Kuvendit të Kosovës dhe në emrin e tij ka shprehur ngushëllimet më të ndjera për familjet e pasagjerëve që humbën jetën në këtë tragjedi tronditëse dhe “lutemi për shërim të shpejtë të të lënduarve”. “I nderuar Kryetar z. Talat Xhaferi, në këto momente tejet të rënda për popullin e Maqedonisë Veriore dhe për familjet…
Prokuroria Publike e Bullgarisë pas vizitës së pacientëve të hospitalizuar në Klinikën në Sofje u shpreh se të lënduarit që mbetën të gjallë nga aksidentin me autobusin në Bullgari janë në gjendje stabile shëndetësore fizike por po ashtu edhe në gjendje psiqike të rëndë. Ai tha se ende po ndërmerren masat për vërtetimin e shkaqeeve dhe arsyeve të aksidentit dhe se po vijon marrja në pyetje e të lënduarve. “Të lënduarit janë në gjendje të rëndë shëndetësore. E vetmja që thonë se ka ndodhur për disa sekonda. Nuk mund të them nëse ka pasur shpërthim. Gjithçka ka ndodhur për disa…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pasditen e sotme janë plagosur dy persona në rrugën “Ho-SHi-Min” në Shkup, shkruan TV21. Ngjarja ka ndodhur në parkingun e Shkollës Fillore “Zhivko Brajkovski”. “Në parking më parë është ndaluar makina “Reno” me targa të Shkupit, në të cilën kanë qenë të pranishëm personat M.A. dhe A.U. (34). Sipas deklaratave të M.A., personi M.B. ka gjajtur në drejtim të makinës”, njoftojnë nga MPB. Sipas MPB-së, M.A. ka marrë plagë në këmbën e majtë ndërkaq A.U. ka marrë lëndime në fytyrë. Dy të plagosurit janë pranuar për trajtim mjeksëorë në spitalin “Shën Naumi i…
Boçvarski: Autobusi i djegur nuk është në bazën elektronik të ministrisë, ka filluar procedura për marrjen e licencës “Besa Transit” Autobusi në të cilin kanë humbur jetën 45 persona nuk ka qenë i regjistruar në bazën e të dhënave për transport ndërkombëtar, deklaroi gjatë ditës konferencës për shtyp, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski. Ai tha se “Besa Trans” ka pasur të paraqitur katër autobusë, por autobusi i djegur nuk është në mesin e tyre. Boçvarski tha se Inspektorati për Transport është dashur të kontrolloj nëse transportuese ka licencë për atë makinë. Ai tha se tani është iniciuar procedurë…
Autobusi i “Besa Trans” në të cilin të martën e humbën jetën 46 persona në autostradë në Bullgari, nuk ka qenë i lajmëruar tek institucionet kompetente në shtet, mëson Dojçe Vele. Në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve janë duke u analizuar dokumentacionet e transportuesit “Besa Trans”, autobusëve të tij si dhe shoferëve profesional të paraqitur. DË shkruan se të dhënat e deritanishme thonë se autobusi i djegur aspak nuk ka qenë i paraqitur nga pronari dhe nuk figuron në sistemin e Ministrisë. Pronari i agjencisë nuk ka nxjerr patentë për atë makinë, ndërsa autobusi fare nuk është në bazën e…
Përkundër faktit që ka qenë 12 vite kryetar komunei Preshevës, ku me qasjen e tij destruktive ndaj të gjithë faktorëve relevantë, e pati sjellur komunën e Preshevës në një gjendje të vështirë ekonomike e sociale. Komunën e shndërroi në pronë private, duke punësuar familjarët e ngushtë dhe të gjerë, duke zhvatur buxhetin e komunës në pasurimin e tij dhe familjarëve të tij, nëpërmjet aferat e banesave dhe trojeve në Kosovë, kontrollin e çdo gjëje shoqërore nga ai dhe klani i tij… Pas pesë vitesh, në koalicion të gjerë me 4 parti, arriti të ringjitet prap në skenën politike e institucionale…

