Author: IM

Krimi Padit Drejtësinë! Nuk mund të mbulohet krimi dhe skandali që ka mbuluar BDI-në me një padi të pabazë ndaj Arben Taravarit. Menduam se sot kanë shkuar në Prokurori të ushtrojnë ndikimin e tyre për t’u zbardhur krimi i 100 kilogrameve drogë që u kapën para disa ditësh, ku të gjithë indikatorët çojnë deri ne krerët e regjimit BDI-LSDM- Mijalkov. Për të pastruar veten, duhet të merren me këtë temë, e jo të mundohen ta shpëtojnë veten duke vrapuar te “babushat” e tyre në prokurori për të ngritur gjoja padi ndaj Taravarit. Nuk ka faj Taravari për krimet tuaja. Pyesim…

Lexo më Shumë

NATO ka identifikuar një grup çetnikësh dhe agjentësh rusë në Ministrinë e Mbrojtjes ne Republiken e Maqedonise se Veriut, të gjithë të emëruar dhe promovuar nga Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska. Kandidati për përfaqësues ushtarak i Maqedonisë në Aleancë, kolonel Zoran Sekulovski, është kapur në flagrancë, transmeton Gazeta Lajm, shkrimin e “MKDenes”. Skandali me sekretarin shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes Drazho Nikoliq, lidhjet e tij me Serbinë dhe ideologun e “lëvizjes çetnike të Serbisë” të kriminelëve Drazha Mihajloviq dhe me kriminelin e luftes Ratko Mlladiq, jane pjesë e sektës së Zoran Vraniskovskit/iq, dhe kjo nuk paraqet një rast të izoluar.…

Lexo më Shumë

Kreshnik Çollaku funskionari i lartë i PD-së, njëherit kryetar i komisionit për marrëdhënie me jashtë, ka komentuar idenë e hedhur për kryeministër të liderit të Alternativa, Afrim Gashi. Më poshtë e gjeni statusin e plotë të Çollakut: “Afrim Gashi,politikani i ri dhe plot energji,i qete civil me nje vizionin te qarte euroatlantik,atdhetar dhe po aq i nje formati modern keto dite po perflitet si nje kandidat i mundshem per kryeminister i Republikes se Maqedonise se Veriut. Pa dashur te nderhyjme ne ceshtjet e brendeshme te vendit fqinj,mendoj se per krejt faktorin shqiptar,per Shqiperine e Kosoven ,Afrimi si kryeministri i trete…

Lexo më Shumë

Alternativa e cila pritet t’i bashkohet qeverisë së re, ka paralajmëruar kryeministrin Zoran Zaev se bashkëpunimi i arritur në fillim të këtij muaji mund të luhatet, nëse ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq nuk tërhiqet nga kërkesa për faljen e Boban Iliçit, të dënuarit për veprën “vepër e rëndë kundër sigurisë, pronës dhe njerëzve në komunikacion” me pasojë vdekjen e vogëlushit nga Kumanova, Almir Aliu, në vitin 2016. “Pas informacioneve se ministri aktual i drejtësisë Bojan Mariçiq, ka kërkuar që presidenti Pendarovski ta falë edhe Boban Iliçin, të dënuar për mbytjen e Almir Aliut të vogël më 25 qershor të vitit…

Lexo më Shumë

Një tjetër skandal po merr formë ditëve tē fundit e që ka të bëjë me faljen e dënimeve me burg nga ana e Presidentit me kërkesë të Qeverisë përmes Ministrisë së Drejtësisë, Bojan Mariciq. Dje në media qarkulloi lajmi dhe dokumenti ku vërehej se Ministria e Drejtësisë kërkonte faljen e pjesë së ngelur të dënimit me burg të Sead Koçanit, biznesmen i afërt me ish qeverinë e Gruevski-Ahmeti dhe bashkëpunëtor i Mijallkovit. Ky lajm bëri bujë dhe u përcoll me reagime të shumta nga qytetarë, por edhe nga partitë politike opozitare, përcjell in7 Por një tjetër skandal po del në…

Lexo më Shumë

Një ditë pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku u morën disa vendime, një prej tyre përjashtimi i Berishës nga Këshilli dhe Kuvendi Kombëtar Demokrat, kreu i PD Lulzim Basha ka përcjellë një mesazh në rrjete sociale, ku shkruan se kanë zgjedhur të ardhmen. Sipas tij, ashtu siç do të jetë Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër. “Çfarë ka ndodhur pas 9 shtatorit padiskutim po na ndryshon. Dhe ne sot zgjedhim që të na ndryshojë për mirë. Sepse si do të jetë Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër! Ndaj edhe ky Kuvend zhvillohet si…

Lexo më Shumë

Të hënën do të mblidhet Komisioni për falje në kuadër të presidentit i cili mes tjerash duhet të vendosë edhe për kërkesën e Sead Koçanit të dërguar përmes ministrit të Drejtësisë, Bojan Mariçiq për falje të pjesshme prej 6 muajve. Komisioni i përbërë nga 11 anëtarë dhe i udhëhequr nga Uranija Pirovska duhet të vendosë nëse do të falet ose jo njeriu i cili dëmtoi buxhetin shtetëror me 17 milion euro. Kërkesa e Koçanit është bërë nga burgu i Idrizovës ndërsa është shqyrtuar në komisionin e posaçëm në Ministrinë e Drejtësisë. Ndonëse nga ky dikaster thonë se nuk ka kërkesë…

Lexo më Shumë

“ BDI-ja është një aksident i rëndë politik që i ka kushtuar popullit më shumë se çdo tragjedi tjetër…Ajo do të shkruhet në histori si një parti që nuk e deshti popullin dhe luftoi me mënyrat më të këqia për të pasur pushtet. Me metoda anti-ligjore dhe mafioze, ajo po e kthen këtë vend në një kartel kolumbian të llojit Escobar. Vetëm para disa ditësh u kapën me 100 kg drogë një grup personash, të gjithë pjesë e afërt e nomenklaturës së BDI-së…pikërisht atyre që garuan për të drejtuar Komunën e Gostivarit. Skandaloze! Imagjinoni se ne ende qeverisemi nga kjo…

Lexo më Shumë

https://www.youtube.com/watch?v=pg_bVGwydDU Gazetare | Sumeja H Jakupi Shumë nga njerëzit që ëndërrojnë të bëhen të njohur nëpërmjet veprimeve të tyre, si të bëhen të suksesshëm në karrierë apo të pasur, 80-vjeçarja nga Tirana apo ashtu siç e thërrasin të gjithë “Nëna Lule”, gojë ëmbël dhe e urtë, ka vendosur që me këshillat e saj të ndihmojë shqiptarët në të gjitha trojet ku jetojnë. E takuam në Shkup – në xhaminë Sulltan Murat. Fali namazin dhe bëri lutje. Ajo ka vendosur të rrëfejë për Nistori një pjesë të jetës së saj, si nga profesioni, jetën gjatë kohës së komunizmit, librat dhe pasioni për…

Lexo më Shumë

Sonte Kryesia Qendrore e Alternativës, në mbledhjen e saj të radhës, diskutoi për temën e bartësve të përgjegjësive publike në institucionet shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në një atmosferë të komunikimit kolegial dhe me respekt, Kryesia Qendrore diskutoi për parimin e përfaqësimit më të mirë të Alternativës, duke i përzgjedhur kuadrot më të mira dhe më cilësore që i ka partia. Kështu, pas një debati të frytshëm dhe të argumentuar, ashtu siç është parashikuar në Statutin e partisë, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i propozoi emrat e bartësve të funksioneve publike, ndërsa Kryesia Qendrore në mënyrë unanime e…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët akuzon pushtetin se po fal kriminelë, siç është rasti me të akuzuarin Sead Koçan, ish-bashkëpunëtorin e Nikolla Gruevskit. “Regjimi hibrid Ahmeti-Zaev-Mijallkov edhe ditët e fundit të sundimit po i shfrytëzon për të falur kriminelë. Ministri i (pa)drejtësisë i emëruar nga kjo Qeveri, Bojan Mariçiq, i ka propozuar Komisionit për falje të presidencës, që t’i falë pjesën e mbetur të dënimit me burg Sead Koçanit, bashkëpunëtorit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Ky regjim që erdhi në emër të drejtësisë, me trumbetime për luftë kundër krimit dhe korrupsionit, do të mbahet mend vetëm për falje, arratisje, amnisti dhe lirim…

Lexo më Shumë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë po kërkon që paga minimale në bruto, duke filluar nga janari i vitit 2022 të jetë 26.476.00 denarë ose në shumën neto 18.000 denarë. Sindikalistët kanë dorëzuar propozim për miratimin dhe ndryshimet e nevosjme të ligjit. Propozimi gjithashtu përmban se shuma e pagës minimale nuk mund të jetë më e ulët se 60 për qind e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në tre muajt e fundit, dhe e publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikave. “Ne propozojmë që pagat e të gjithë punëtorëve të harmonizohen me rritjen e pagës minimale në përputhje me…

Lexo më Shumë