Nga Kim Mehmeti Albin Kurti sot nuk e ka të lehtë, sepse përballë vetes nuk i ka vetëm luftënxitësit që e drejtojnë Serbinë, por edhe ‘paqendërtuesit’ shqiptarë që tani përballen me të shkuarën e vet të turpshme, gjatë së cilës, nuk ndërtoni shtet, por vila e shtëpi të shtrenjta për vetveten. Kryeministri i Kosovës sot është duke ndërmarrë atë që duhej ta bënin burrështetasit e mëparshëm të korruptuar të vendit: njëherë e përgjithmonë të qartësonin nëse Kosova është shtet i pavarur me kryeqendër Prishtinë, apo një protektorat i Serbisë. Andaj të vjen për të vjellë kur sheh se edhe në…
Author: Emad
Kandidati për kryetar komune i Çairit, nga koalicioni opozitar AAA – ASH, Bekim Sali, sot në Çarshinë e Shkupit, ka pritur biznesmenin e njohur botëror shqiptar, z. Sahit Muja. “Sot, në Çarshinë e Shkupit, e prita pronarin dhe themeluesin e kompanisë “Albanian Minerals”, z. Sahit Muja, një biznesmen i suksesshëm në përmasa botërore, me një biznes të shtrirë në katër anët e globit, i cili ka ardhur në vizitë në Shkup, si dhe për të parë mundësinë që ta ndihmojë ekonomikisht edhe vendin tonë. Përveç kësaj, ai është edhe një lobist i madh i çështjes shqiptare në SHBA, si dhe…
Ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, e ka quajtur “budalla”, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, teksa ka folur rreth zhvillimeve në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak. Vulin ka thënë se nevojitet vetëm një budalla për ta ndezur luftën, dhe se ai person është kryeministri Kurti. “Nevojiten të paktën dy persona për ta bërë paqen, ndërkaq për luftën mjafton vetëm një budalla, dhe jam i frikësuar se atë budalla e kemi në anën tjetër, ai ndodhet në Prishtinë dhe emri i tij është Albin Kurti”, ka thënë Vulini për mediat serbe, percjell Koha.net. Ai ka thënë se Serbia…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sulmet në Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok dhe në Zveçan, janë veprime të nxitura nga Serbia. Të shtunën, në Zubin Potok është djegur ndërtesa e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve, ndërsa në Zveçan ka pasur sulm, sipas Kurtit, me bomba dore, në ndërtesën e regjistrimit të automjeteve, por që ato s’kanë shpërthyer. Teksa ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cilësoi ato sulme akte kriminale me elemente terroriste, kryeministri ka thënë se sulmuesit po nxiten nga Serbia. Madje sipas tij, ky është provokim për “konflikt serioz ndërkombëtar” “Hetimet…
Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi në emisionin debativ në TV SHENJA, tha se procesi me Aleancën për Shqiptarët për të gjetur një gjuhë të përbashkët ka qenë një proces i gjatë, por se është mirë që për herë të dytë dy subjekte shqiptare të gjejnë gjuhë të përbashkët dhe të dalin bashkë në zgjedhje. “Synimi ynë si Alternativë ka qenë që ne të dëshmojmë se AAA ka sensin dhe nervin ta dëgjojë zërin e popullit, të shfaq elementin e bashkimit. Në fund kemi dalë me disa emra konkret. Ne i quajmë ato kandidatë të përbashkët, pavarësisht se disa janë…
Sot kryetari i shtetit Stevo Pendarovski së bashku me këshilltarin për siguri, z.Blerim Kolalli janë takuar me përfaqësues të kongresit panshqiptar. “Ne emer te Kongresit Pan Shqiptare dhe Drejtoreve Martin Vulaj Vullnet Dervishi dhe Gezim Rushiti takuam Presidentin e Republikes se Maqedonise te Veriut z.Stevo Pendarovski Nga Presidenti kerkuam zbardhjen sa me te shpejte te tragjedise ne Spitalin e Tetoves Transparence ne Regjistrimin e Popullates ne vend dhe ne Diaspore si dhe organizim dhe korektesi sa me te mire te Zgjedhjeve Lokale” – shkruan Bruno Ceka.
Kandidati për kryetar komune i koalicionit Alternativa – Aleanca për Shqiptarët për komunën e Çairit, Bekim Sali, sot së bashku me kandidaten e pavarur për Qytetin e Shkupit, Danella Arsovska, kanë vizituar esnafët e Çarshisë së Vjetër të Shkupit. Në këtë marsh që u realizua në rrugët e Çarshisë, u vizituan shumë afaristë dhe esnafë të kësaj ane, me ç’rast u bisedua mbi problemet e përditshme të tyre dhe ofertën politike të koalicionit opozitar për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Gjatë ditës së djeshme, 22.09.2021, të punësuarit e Sektorit për krim kompjuteristik dhe forenzikë digjitale në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë shkuar në trajnim në Mal të Zi. Kanë udhëtuar me veturë zyrtare nga autoparku i MPB-së, të cilin MPB e shfrytëzon që kur është marrë nga Agjencia për konfiskim, kurse është konfiskuar nga Drejtoria e Doganave në aksionin për shkatërrim të tregtisë me drogë në vitin 2016, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. “Kur kanë arritur në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi në veturë është gjetur marihuanë, e cila është fshehur në bunker…
Kandidatët e BDI-së në zgjedhjet lokale vazhdojnë të keqpërdorin fëmijët për fushatë zgjedhore. Kandidati për këshilltar në Qytetin e Shkupit Ardian Muça ka publikuar fotografi me fëmijë në profilin e tij në Facebook, pa e mbrojtur identitetin e tyre dhe duke i shfrytëzuar ata për PR. Kjo paraqet shkelje e rëndë e të drejtave të fëmijëve. Para pak ditësh shkelje të ngjashme bëri edhe kandidati për Komunën e Çairit Visar Ganiu. Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, si Megjashi, u detyruan të reagojnë publikisht dhe të dënojnë ashpër keqpërdorimet e Visar Ganiut. Megjithatë duket se BDI nuk e…
Mbrëmë, si shumë shpesh kohëve të fundit, një barnatore në Komunën e Çairit është grabitur nga hajna të panjohur dhe të pakapshëm për policinë, ndërsa si pasojë e kësaj një person ka gjetur vdekjen nga goditja e trishtimi i shkaktuar. Duke qenë se kjo hajni nuk është një rast i izoluar në Çair, porse Komuna e Çairit është bërë çerdhe e kriminelëve, hajnave dhe grabitëse, ku vrasjet ndodhin në pikë të drekës dhe njerëzit grabiten në pronat e tyre, ndërsa policia evidenton dhe rrudh krahët, nuk mund të mos konstatojmë se Çairi është bërë një komunë e rrezikshme për jetë.…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot ka prezantuar prioritetin e katërt të Platformës për zgjedhjet lokale, Agjendën e blertë. Naser Nuredini nga BDI në konferencën e sotme për shtyp theksoi se Platforma dhe pesë përbetimet kryesore kandidatët për kryetar të komunave duhet me doemos t’iu përmbahen, sepse kjo Platformë premton komuna më të zhvilluara, standard më të lart jetësor dhe inkuadrimin e qytetarëve në vendimmarrje. Nuredini më tej tha se prioriteti i katër, Agjenda e Blertë parashikon qytete të pastra, pa mbeturina në rrugët dhe lagjet tona, ujë të pijshëm dhe të pastër në të gjitha komunat, ajër të pastër,…
Diaspora nuk do të përfshihet në regjistrin e popullsisë rezidente, por në një grafë të posaçme ku do të qëndrojnë të gjithë shtetasit të cilët për më shumë se një vit jetojnë apo punojnë jashtë vendit. Kjo është bërë e ditur nga kryeministri maqedonas, Zoran Zaev në një debat televiziv ku ka folur edhe për regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut, që ka nisur më 5 shtator dhe do të përfundojë më 30 shtator. Ndërsa sot, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, duke komentuar deklaratat e fundit kontradiktore rreth regjistrimit të diasporës, tha se me kohë i ka…