Author: IM

Ditë më parë studentët dhe një grup intelektualësh nga Shkupi takuan “deputetin përbashkues” të shqiptarëve dhe PD-së, Tomor Alizoti. Ndërkohë, sot Alizoti ka takuar nënkryetarin e VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovskin. Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të Alizotit: “Në vazhdën e takimeve të realizuara me faktorët e jashtëm njëkohësisht miq të Shqipërisë, sot në ditën e përzgjedhjes së tij në postin e nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, takova mikun tim, Aleksandar Nikollovski, të cilit ia urova përzemërsisht postin e marrë me plotë meritë, duke i dëshiruar vetëm suksese e bashkëpunim të frytshëm mes nesh – për të ardhmen e vendeve tona. Po…

Lexo më Shumë

Në Maqedoni duhet të pranojmë se disa mënyra “të lehta” për të fituar para shpesh provohen, por fakti është se gjërat nuk vijnë aq lehtë në jetë kështu që në fund mund të përfundosh i mashtruar pa paratë e tua. Pikërisht kështu ka ndodhur edhe me mashtrimin e fundit “Big Commerce”, transmeton Motika. Zhurma u ngrit fillimisht në rrjetet sociale pasi u mbyll aplikacioni i paligjshëm “Big Commerce”. Besohet se ajo vodhi emrin origjinal të një kompanie australiane të tregtisë elektronike dhe shumë qytetarë investuan me shpresën se do t’u ktheheshin shuma të mëdha parash. E njëjta gjë ndodhi edhe…

Lexo më Shumë

Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të Dr. Gjyla Çeliku: Albin Kurti hyri në pushtet dhe harroi vuajtjet e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Një kohë përkrahte publikisht opozitën shqiptare këtu, por si i mori erë pushtetit tash takohet me shokët e atyre që janë në Hagë. Nejse Albin e drejta yte duke kuptuar politikën si politikë por ama mos ndrysho politikat sepse të kemi ndihmuar edhe ne dhe mos na dëmto. Ti vetë u çlirove dhe populli atje po, por këtu vdesin luftëtarët shqiptarë që çliruan edhe Kosovën, vazhduan në Maqedoni, u burgosën të pafajshëm dhe vdesin në…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe një delegacion ministrash të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Burime qeveritare nga Prishtina, që pretendojnë se janë të mirëinformuara për takimin e mbrëmshëm, kanë thënë se pjesa idilike dhe fotografitë protokollare kanë qenë pjesa më e parëndësishme e takimit. Shumë më e rëndësishme, por pak edhe e tensionuar sipas këtyre burimeve, ka qenë pjesa e takimit prapa dyerve të mbyllura, ku qeveritarët kosovarë “gjatë tërë kohës me ton qortues u ka folur ministrave të BDI-së dhe kryetarit të saj Ali Ahmeti”. “Ministrat e…

Lexo më Shumë

Omer Ajdini, kryetar i forumit rinor të Aleancës për Shqiptarët ka reaguar përmes një shkrimi në facebook pas ceremonisë së varrosjes së të burgosurit të rastit “Alfa” Rexhail Qerimi, përcjell in7 Ajdini shkruan se një banor të komunës së Likovës e varrosëm sot i cili vdiq duke u mbajtur padrejtësisht në burg nga ky sistem i padrejtësisë ndërsa funksionarët e BDI nga Likova, asnjë fjalë të vetme ngushëllimi për Rexhail Qerimin. Postimi i plotë: Ne sot vorrosëm një banor të komunës së Likovës i cili vdiq duke u mbajtur padrejtësisht në burg nga ky sistem i padrejtësisë, ndërsa këto janë…

Lexo më Shumë

Shek Hallaçi Vjen një kohë kur heshtja (ndaj të keqës) është tradhëti..! Takimi me Aliun, Artanin e Bujarin nuk është asgjë tjetër vetëm poena politik për ta po ua jepni luksin e po i favorizoni ata që mbrojnë gjuhen Maqedone para asaj Shqipe e mbrojnë sllavët para shqiptarëve. Vdes në burg Rexhaili i pafajshëm e lirohet Mijallkovi që e ka montuar rastin Alfa e shumë raste të tjera Albin mos e tako më Aliun se po ata që ishin me Aliun në takim e konfirmuan denimin e përjetshëm për 8 pjestarë të Uçk-së. Dikur Artani me Aliun ju quanin Legena…

Lexo më Shumë

Studentë dhe një grup intelektualësh nga Shkupi takuan sot “deputetin përbashkues” të shqiptarëve dhe PD-së, Tomor Alizoti. “Në këtë takim diskutuam për çështje jetike për shqiptarët, Ballkanin, dhe të ardhmen e të rinjve në kuadër të mundësive që kemi. Patëm kënaqësi të dëgjojmë pikëpamjet e z. Alizotit edhe për aktualitetin politik në Shqipëri dhe bashkëpunimin e mundshëm me të rinjtë dhe intelektualët e viseve tona”, deklaroi pas takimit studentja Maida Alimi nga Universiteti i Evropës Juglindore. Në takim Alizoti u shoqërua edhe nga shkrimtari i njohur shkupjan, Kim Mehmeti. Ai në Shkup ka realizuar edhe takime tjera të rëndësishme. Ministri…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i shoqëruar nga Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, ministrat Besimi, Osmani, Shaqiri, Bekteshi, Nuredini dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore, Ejup Rustemi kanë qëndruar për vizitë në Prishtinë ku janë pritur vëllezërisht nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili ishte i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe shefi i Stafit, Luan Dalipi. Gjatë këtij takimi, Ahmeti dhe Kurti kanë diskutuar mbi situatën…

Lexo më Shumë

Duhanpirësit e lehtë dëmtojnë mushkëritë e tyre po aq sa ata të varur që kalojnë dy pako cigaresh çdo ditë, ka gjetur një studim. Mjekët që qëndruan pas studimit në Universitetin Columbia tani thonë se ndezja e disa herë në ditë e cigares, është ‘shumë më e rrezikshme nga sa mendojnë shumë njerëz’. Ata testuan funksionin e mushkërive të 25,000 vullnetarëve, një përzierje e duhanpirësve dhe ish-duhanpirësve, si dhe të rriturve që kurrë nuk kishin pirë cigare. Rezultatet treguan se funksioni i mushkërive të duhanpirësve të rëndë – të përkufizuar si pirja e duhanit 30 në ditë – u zvogëlua…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleances për Shqiptarët, Ziadin Sela është takuar me deputetin e Partisë Demokratike nga Shqipëria, Tomor Alizoti. Sela dhe Alizoti kanë biseduar për zhvillimet aktuale edhe në Maqedoninë e Veriut edhe në Shqipëri. “Një takim vëllazëror me deputetin e Partisë Demokratike, Tomor Alizoti. Bashkëpunimi dhe forcimi i të djathtës, situata në PD, zhvillimet në Shqipëri dhe në vendin tonë, si dhe mënyrat për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen shqiptarët në përgjithësi ishin temat që diskutuam në këtë takim mjaft të rëndësishëm dhe shpresdhënës”, tha Sela pas takimit.

Lexo më Shumë

Banorët e fshatrave Hasnbeg dhe Stajkovc në temperaturat e ulëta dimërore kanë mbetur pa energji elektrike. Ata sot protestuan për problemin e tyre tashmë disa vjeçar, dhe në shenjë rovolte për disa orë bllokuan bulevardin “Metodia Andonov Çento”. Banorët thonin se faturat e rrymës elektrike i paguajnë nga 6.000 deri më 7.000 denarë, ndërsa vazhdimisht kanë mungesë të energjisë elektrike. Ata shpreheshin të shqetësuar për fëmijët dhe anëtarët e tyre familjarë që janë të moshuar, pasi siç thonin në çdo dimër ata hasin të njëjtat vështirësi. Ejmen Ajdari, protestues nga fshati Hasanbeg “Hasanbegu për vitë të tëra ka problem me…

Lexo më Shumë

Ministri i diasporës, Xhemail Çupi, bashkë me Faton Fazliun, shefin e kabinetit të Kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi, pritën në drekë pune deputetin e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë, Tomor Alizoti. “Bashkërisht biseduam për proceset politike në Maqedoninë e Veriut në raport me hyrjen e Alternativës në Qeveri dhe integrimin e pjesës programore të Alternativës në programin qeverisës; për ngjarjet e fundit brenda partisë më të madhe opozitare në Shqipëri ku z. Alizoti përgjithësisht njihet si zë unifikues mes palëve të involvuara, por edhe për shumë çështje tjera relevante të vendeve tona, rajonit dhe botës”, njoftoi pas takimit ministri…

Lexo më Shumë