Kandidati i ASH-AAA për Komunën e Çairit Bekim Sali, gjatë debatit zgjedhor në Alsat M, ia ka numëruar në sy Visar Ganiut premtimet e rrejshme të “Kontratës” të cilat nuk i ka filluar aspak në 4 vitet e mandatit të tij. “Më vjen keq që duhet të flas për ‘Kontratën’ e Ganiut, por: Spitali në Gazi Babë nuk ka nisur aspak, Qendra Rinore në Seravë as që është folur për të. Ka premtuar 4 çerdhe të reja, njëra është filluar dhe ka mbetur vetëm në shtylla, për 4 vite. Këto janë ato projektet madhore, mos të flas edhe për nja…
Author: Emad
Kandidati i Alternativës dhe Aleancës për Shqiptarët për Komunën e Çairit Bekim Sali tha se zgjidhja e vetme për normalizimin e Çairit dhe kthimin nga kaosi ku e ka futur BDI-ja është Master Plani që ai e propozon. “Kaosi në ndërtim ka shkaktuar një situatë kur urbanizmi nuk mund të kthehet në gjendje normale. Master Plani për Çairin e Ri është zgjidhja e vetme sipas nesh, e cila garanton një jetë të dinjitetshme në Çair, që garanton planëfikim të mirë hapësinor, për jetën sociale, për zhvillimin e gjeneratave të reja, për numrin e shkollave, për numrin e çerdheve, për klasat…
Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka kumtuar rezultatet e zgjedhjeve në Qytetin e Shkupit. Në balotazh do të jenë Petre Shilegov nga LSDM dhe kandidatja e pavarur Danella Arsovska. Ulëset në Këshillin e Shkupit do të jenë siç vijon më poshtë: VMRO-DPMNE- 17 këshilltarë LSDM – 12 këshilltarë BDI – 6 këshilltarë E majta – 4 këshilltarë Të vendosur për ndryshime – 2 këshilltarë ASH-AAA – 2 këshilltarë Dragana Vellkovska – 2 këshilltarë.
Iniciativa më mirë për Tetovën të cilët në këto zgjedhje grumbulluan madje 2842 vota, përmes një konference për shtyp, sot kanë falënderuar tetovarët për besimin e dhënë ndaj tyre, duke u zotuar kështu se, në katër vitet e ardhshme, këshilltarët e tyre, do të punojnë për një Tetovë më të mirë dhe më të pastër, ndërsa kanë premtuar dyer të hapura të komunës për të gjithë qytetarët. “Neve na kanë votuar ata që duan ndryshimin. Ne nuk do të ndërhyjmë në zgjedhjen e qytetarëve, por është e qartë se mbështetja për ne është mbështetje për ndryshim për Tetovën”, u tha…
Kandidati i Alternativës dhe Aleancës për Shqiptarët për komunën e Çairit, Bekim Sali ka falënderuar qytetarët për votën e dhënë në rrethinë e parë, ndërsa ka shtuar se beteja për Çairin e ri vazhdon. “Ta dashur 9824 qytetarë, votues, aktivistë dhe dashamirë që dje votuat për ndryshim në Komunën e Çairit, dëshiroj t’ju falënderoj nga zemra secilin nga ju. Ju jeni heronjtë e këtij rezultati dhe unë ju jam pafundësisht mirënjohës e përjetësisht falënderues. Pavarësisht se kundërshtarët tanë i kanë metodat e tyre të përvetësimit të vullnetit të lirë, kjo fare nuk na dekurajon, por – përkundrazi – na ka…
Kryetari Aleancës për Shqiptarët në pres konferencë tha se ata shpallim fitore në dy komuna në Gostivar dhe në Dibër. “Për pesë komuna tjera shkojmë në raundin dyta, pra do të ketë balotazh. Ne jemi të fokusuar prej këtë moment për raundin e dytë dhe besoj që ne do të ja dalim bashkë me qytetarët që numri i komunave që udhëhiqet nga opozita të jetë akoma më i madh”, deklaroi Sela, duke shtuar se demokraci në Maqedoni përfshinë brenda klientalizmin, shantazhin, mosrespektimin e asnjë ligji. “Si do që të jetë është sukses që opozita i fiton dy komuna urbane që…
Ibrahimi: Procesi zgjedhor në Çair ka qenë shumë i vështirë, me dhjetëra herë jemi detyruar të paraqitemi në polici Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa në konferencë për media u shpreh se procesi zgjedhor në komunën e Çairit nuk ka qenë i lehtë dhe se gjatë tërë ditës ka pasur presione të vazhdueshme mbi votuesit. “Është dashur me dhjetëra herë të mos themi me qindra herë të paraqitemi në polici dhe të kërkojmë asistencë përshkak të presionit të madh të votuesve nëpër vendvotime edhe nëpër shkolla. Kjo është një praktikë që është instaluar nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe ata gjithnjë e…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në rrjetin social ka shkruar se populli është përcaktuar. “Shpresa është lindur. Për çdo njeri në Maqedoni. Së bashku për të ardhmen. Fitore dhe përgjegjësi të madhe. Të faleminderit popull i Maqedonisë”, ka shkruar Mickoski.
Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, në një konferencë për media, ka thënë se partia e tij, ka fituar në tri komuna. Ai ka thënë se BDI ka fituar në Saraj, Likovë dhe Pllasnicë. Derisa thotë se janë në epërsi në të gjitha komunat me shumicë shqiptare.
Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev pasi ka realizuar të drejtën e votës, para mediave deklaroi se zgjedhjet e sotme do të dërgojnë porosi se Maqedonia e Veriut ecë drejt demokracive evropiane. “Jam i bindur se me këto zgjedhje edhe njëherë dërgojmë porosi se në çfarë drejtimi duhet të ecë shteti ynë dhe komunat tona, sepse përfundimisht qytetarët e presin më të mirën për ata”, tha Zaev
Kandidati për kryetar nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Arben Taravari pret që dita e zgjedhjeve të kalojë sa më mirë. “Si edhe qytetarët tjerë, sot e përmbusha detyrimin tij qytetar dhe erdha të votoj me familjen time. Pas një fushate relativisht korrekte dhe të mirë presim rezultate që do të jenë një vulë të cilën e japin qytetarët. E shoh se procesi zgjedhor po zhvillohet relativisht stabil me përjashtime të vogla të incidenteve. Shpresoj se edhe kështu do të përfundojë kjo ditë. Le të fitojë ai që do të fitojë mbështetjen më të madhe të qytetarëve. Mendoj se…
Para pak minutash është sulmuar me granatë pikë-qëndrimi i zyrtarëve policorë dhe doganierëve në kufirin e Jarinjes, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it. Sipas këtyre burimeve, granata është hedhur nga ana e Serbisë. Përveç dëmtimit të objektit, nuk dihet nëse ka të lënduar.