Lideri i Alternativës, Afrim Gashi ka përjashtuar çdo mundësi bashkëpunimi me partinë opozitare maqedonase, Levica(E majta, pasi siç shton, ata kurrë nuk do të bashkëpunonin me një parti që është kundër NATO-s, BE-së dhe njohjes së Kosovës. “Një parti politike e cila është kundër NATO-s, kundër njohjes së Kosovës kurrë s’mundet me bashkëpunu me Alternativën”, tha Gashi në ClickPlus në TV21.
Author: IM
“LZ-Invest” dhe “Xhevahir Group” është pronar i ri i “Shik Jellakut” – Tetovë. Siç ka arritur të sigurojë portali TetovaSot kontratën e shitblejres mes kompanisë “Jelak Gradba” dooel Tetovë – Miodrag Davidovic si shitës i “Shik Jellakut” dhe LZ -Invest dool Tetovë me pronar Xhevahir Lazami si blerës i “Shik Jellakut” e nënshkruar me datë 09.02.2022. Kontrata është nënshkruar nga avokati i “Shik Jellakut” dhe avokati i “LZ-Invest” si dhe pronarit të ri të “Shik Jellakut” Xhevahir Lazamit. Por kush është kompania LZ Invest dhe Xhevahir Group. Lz Invest Dooel MK” është kompani me prevojë shumë vjeçare si në Gjermani…
ryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në profilin e tij në Facebook ka dënuar veprimet e Rusisë ndaj dy territoreve separatiste në Ukrainë, përcjell TV21. Sela ka ftuar Qeverinë që t’i bashkohet sansioneve të BE-së ndaj Rusisë pa ngjarjeve në Ukrainë. “Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë dy vendet e vetme kandidate për BE nga Ballkani Perëndimor që bojkotojnë sanksionet e BE-së kundër Rusisë në lidhje me Ukrainën. Serbia si Serbi, është konsistente në qasjen e saj dhe kryesisht hesht karshi agresionit rus. Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut nga ana tjetër ka lëshuar disa deklarata…
Almakos më poshtë ua sjell reagimin e BDI-së: Bashkimi Demokratik për Integrim po ndjek nga afër situatën në dhe rreth Ukrainës dhe dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina dhe vënien e tyre nën qeverisjen ruse.Me këtë shkelet Marrëveshja e Minskut, minohen bisedimet e formatit të Normandisë dhe rrezikohen përpjekjet për një zgjidhje diplomatike të krizës.Ne mbështesim plotësisht integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.E vetmja gjë që do ta konsiderojmë si sukses është ç’tensionimi i situatës, që mund të arrihet vetëm me tërheqjen…
Rafije Maksuti, mësimdhënëse në arsimin e mesëm në Tetovë, thotë se gjendja e punonjësve në arsim është rënduar si pasojë e krizës ekonomike, që ka shkaktuar rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe të shërbimeve të tjera. Në Maqedoninë e Veriut, në arsimin fillor janë të punësuar rreth 20,000 mësimdhënës, ndërsa rreth 8,000 në arsimin e mesëm. Sipas të dhënave të fundit të Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, paga mesatare e arsimtarëve në arsimin fillor sillet në rreth 21,600 denarë (350 euro), ndërsa në arsimin e mesëm 22,500 denarë (365 euro). Mësimdhënësja Rafije Maksuti, thotë se me pagat që…
Nga Kim Mehmeti Flitet se bota ndodhet në prag të luftës planetare! Ku ta dish, mbase ajo ka shkuar edhe më tej, e tani më ndodhet në paradhomën e saj. Merrni dhe numëroni shtetet stabile si dhe ato ku nuk bëhet luftë dhe numri i tyre nuk do u del as sa gishtat e dy duarve. Më në fund, mos vallë dikush beson se kjo botë mundë të qëndrojë e paluhatur mbi themelet e amoralitetit, hajnisë, padrejtësisë dhe destruktivitetit që e kanë mbuluar atë? Nuk e vëreni se si na mësuan të mos na bëjë përshtypje kur i keqi dhe…
Drejtori i Spitalit të Tetovës, Amir Elezi nga Alternativa u takua me koordnitatorin e TIKA-s në vend, z.Halim Omer Sogut. “Kisha kënaqësinë që të takohem me Koordinatorin e Zyrës Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim TIKA z. Halim Omer Sogut. Biseduam për shumë çështje në interes të bashkëpunimit tonë, veçanërisht për sferën e mjekësisë dhe shkëmbimit të përvojës nga nivelet më të larta të shendetësisë së shtetit turk”, ka shkruar drejtori i Spitalit të Tetovës nga radhët e Alternativës, Amir Elezi.
Drejtori nga radhët e Alternativa për Librat Amë, Blerim Abazi kërkon lehtësimin e dhënies së çertifikatave pët fëmijët. “Kisha takim pune me Zëvendëskryetaren e Qeverisë e ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë – Sllavica Gërkovska dhe Ministrinë për punë të brendëshme #MPB e përfaqësuar nga ndihmës ministri Marjan Zdravkovski. Në takim u fol për menjanimin e pengesave gjatë dhënies së çertifikatave për fëmijët e posalindur si dhe vërtetimin e marrëveshjes për ndërrim dhe gjenerim të numrit amë, me çka do të shkrutohet koha për dhënie të çertifikatës” tha Abazi.
Komision për Sëmundje Infektive (KSI) do t’i propozoj ministrit të shëndetësisë e më pas edhe Shtabit të Krizës heqjen e dy masave, e para ka të bëjë me certifikatat e vaksinimit dhe e dyta me gratë shtatzëna. “Komisioni për Sëmundje Infektive do ti propozoj ministrit të shëndetësisë dhe më pas dhe Shtabit të Krizës që të hiqet në vendkalimet kufitare në dalje nga shteti të mos kërkohet certifikatë vaksinimi apo PCR Test dhe masa e dytë që gratë shtatzëna të mos lirohen nga puna, por të vaksinohen dhe të vazhdojnë me punë”, tha Zllate Memedoviq, zëdhënës i KSI-së.
“Në vigjilje të protestës së nesërme në Tetovë, të organizuar nga Lëvizja Antibixhoz, që vjen si thirrje për largimin e lokaleve të tilla nga qyteti, AlternAtivA deklaron se e mbështet këtë protestë dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve për pjesëmarrje në të. Ashtu siç e kemi thënë kur ishim në opozitë, ne e mbështesim këtë fushatë dhe angazhimi ynë nuk resht pavarësisht se cili është pozicioni ynë politik sot. Bixhozi është një ves shoqëror dhe kufizimi i tij maksimal ose ndalimi i plotë janë mundësitë më të mira për shëndetin e përgjithshëm shoqëror. Duke besuar se Lëvizja Antibixhoz po…
Dhe atë që gjuha amtare përfaqëson për ne maqedonasit, po atë përfaqëson edhe gjuha e tyre amtare për komunitetet e tjera që jetojnë në Maqedoninë tonë. Dhe ne nuk mund të kërkojmë respekt nëse nuk ofrojmë respekt. Ajo që duam të respektojnë tek neve maqedonasit, duhet të nënkuptojë ta respektojmë edhe tek komunitetet tjera në Maqedoni, kështu ka deklaruar lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në tribunën e organizuar për ditën ndërkombëtare të gjuhës amë me temë “gjuha amë dhe identiteti”, njofton Almakos. Më tutje Mickoski ka thënë: “Prandaj duhet të mësojmë të dëgjojmë njëri-tjetrin, të respektojmë njëri-tjetrin edhe kur nuk…
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit (KRRE), miratoi vendimin, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0.56 %. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë (ЕL-1) rriten për 0.50 denarë për litër, ndërkaq çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZEL (D-Е V) nuk ndryshon. Nga mesnata çmimi i ЕUROSUPER BS-95 do të shitet për 82.50 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet për 84.50 denarë. EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 74.00…

