Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë arritën nivel historik të shkëmbimit ekonomik-tregtar në mbi një miliardë euro, që pritet të rritet me zhvillimin e nismës Ballkani i Hapur, vlerësoi shefi i diplomacisë së Serbisë Nikolla Selakoviq në konferencën e sotme të përbashkët në Shkup me kolegen e tij të Maqedonisë së Veriut dhe nikoqirin Bujar Osmani. Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot ishte nikoqir i Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviq, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. “Gjatë bisedimeve u riafirmuan…
Author: IM
Ambasadori i Bashkimit Evropian ( Delegation of the European Union, Skopje) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, David Geer, ka zhvilluar një vizitë pune me Ministrin pa resor – të angazhuar për diasporë, Xhemail Çupi. Gjatë bisedës, ministri Çupi e falënderojë ambasadorin Geer për mbështetjen që e jep BE-ja në procesin euro-integrues të Maqedonisë së Veriut. Njëkohësisht shkëlqesinë e tij e informoi për vizionin, misionin dhe projektet e diasporës që planifikon ti realizojë në mandatin e tij, duke vendosur theksin pikërisht në vendet e BE-së që shihet një fluks më i madh i mërgimtarëve të rinj. Ambasadori në anën tjetër,…
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti bashkë me funksionarë të tjerë të BDI-së gjenden për vizitë në Shqipëri. Ahmeti i shoqëruar me ministra të partisë së tij në Tiranë kanë zhvilluar takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në publikimin në fejsbuk Ahmeti falenderon Ramën për gjithçka, ndërsa potencon se në fokus të takimit ishin koordinimi ndërinstitucional për projektet e ndërlidhjes më efikase infrastrukturore mes dy vendeve, për dialogun me Bulgarinë. Si vende anëtare të NATO-së, Ahmeti dhe Rama kanë shprehur shqetësimin për eskalimin e situatës në Ukrainë duke dënuar cënimin e integritetit të saj territorial dhe duke…
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, vlerëson se sulmet ruse ndaj sovranitetit të Ukrainës janë shqetësuese për secilin njeri human e të qytetëruar, e aq më shumë për neve që merremi me politikë aktive. “Këto sulme flasin për një botë të re ku nuk respektohet më as e drejta ndërkombëtare, as sovraniteti territorial e as pacenueshmëria e kufijve. Pas këtij agresioni askush më nuk është i sigurt. Sidoqoftë, uroj që sa më shpejt të pushojnë të shtënat dhe t’i krijohet hapësirë arsyes, dialogut e mirëkuptimit. Solidarizohem me popullin viktimë të Ukrainës dhe lutem për ta e për shqiptarët që me shekuj…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, u pyet gjatë ditës së sotme nëse do të kandidojë sërish për të qenë kryetar i ASH-së. AI tha se ai i nënshtrohet rregullave të cilat i nënshtrohet çdo anëtari i ASH-së. “A do të kandidohem apo jo unë. E kam përsëritur edhe tjera herë. Unë jam në funksion të anëtarësisë së ASH-së dhe sjellja ime në të ardhmen do të jetë në funksion të saj. Kuptohet që situata politike pas zgjedhjeve lokale ka pësuar tronditjet e veta politike dhe ne mundohemi bashkë me Arbenin dhe strukturat tjera të Aleancës të sillemi në…
Kabineti i Ministrit pa resor – përgjegjës për diasporë, Xhemail Çupi, e ka bërë hapin e parë duke tentuar të kontaktojë me afro pesëqind shoqata, organizata, unione dhe bashkësi që veprojnë në diasporë. Ministri përmes letrës zyrtare i ka informuar se është i hapur për bashkëpunim me secilin prej tyre dhe i ka siguruar se gatishmëria për bashkëpunim me to është e pa kompromis. “Përgjegjësia për diasporën, vendosja e bashkëpunimit dhe sidomos kthimi i mirëbesimit është një proces sfidues dhe afatgjatë që duhet të nis prej në lidhjen e kontakteve për bashkëveprim, prandaj të gjitha shoqatat, organizatat, unionet dhe bashkësitë…
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot përmes një shkrimi ka akuzuar BDI-në se po tenton të përçajë strukturat e ASh-së. Ai shkruan se BDI ka nisur një “lum thashethemesh ndaj ASh-së” “Sa herë që BDI-ja është në fund të saj çuditërisht nis fushatën e përçarjes, duke nxitur një lum thashethemesh për partitë që i ndjen kërcënim. Kështu ka nisur një valë kundër partisë më të madhe opozitare Aleanca për Shqiptarët. Kam një mesazh për BDI-në: E keni të kotë me ne! Asgjë dhe Askush nuk mund të na përçajë! Ne dolëm nga qeveria si askush tjetër…
Një video prekëse është publikuar në rrjetet sociale kur një ushtar ukrainas, thotë se qytetin e humbëm, derisa i shpreh dashurinë nënës dhe babait të tij. Në video shihet ushtari ukrainas duke thëne; “Po ua them shkurt, e humbëm qytetin. Nënë, baba, ju dua. ”Pas sulmit të Rusisë, në kryeqytetin ukrainës Kiev janë krijuar kolona të gjatë me vetura. Qytetarët ukrainas kanë filluar masivisht të largohen nga kryeqyteti për shkak të frikës nga lufta.
Zyrtarë të lartë, intelektualë, veprimtarë dhe aktivistē të sektorit civil në Tiranë dhe Prishtinë, kanë kërkuar nga përfaqësuesit e BDI-së në Qeveri dhe Kuvend t’i japin përkrahje të plotë Marrëveshjes me 9 pika për qeverisje, të nënshkruat nga kryetari i Alternativës, Afrim Gashi dhe ish kryeministri Zoran Zaev. Krerët kosovarë këtë kërkesë ua kanë bë edhe perfaqesusve të partive tjera shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duke kërkuar mbështetje unanime veçanërisht për pikën që parasheh ndriçimin e rasteve të montuara gjyqësore. Marrëveshjen Gashi-Zaev ata e konsiderojnë si bazë të mirë dhe legjitime për ndriçimin e këtyre rasteve, ku ka edhr shtetas…
Gjatë ditës së djeshme në Demir Hisar janë sulmuar disa policë, njëri prej të cilëve është sulmuar me thikë, ndërsa dy të tjerë janë goditur me veturë. E gjithë ngjarja është xhiruar me kamerë. “Rreth orës 08:00 në rrugën Manastir-Resnje, vetura “Peugeot” e drejtuar nga I.Gj.(41) nga Rosomani nuk është ndalur në shenjë ndalese nga punonjësit e policisë dhe me veturë ka goditur dy prej tyre. Menjëherë pasi u ndalua, ai ka plagosur me një mjet të mprehtë një punonjës policie në detyrë. Ai është ndaluar në Komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet…
Gazetari amerikan, Forrest Rogers, ka vënë re një hollësi interesante përmes një fotografie ku shihen dy ministra të Putinit. Më saktësisht, ai vërejti një “mashtrim” përmes orëve të dorës së ministrave Shoigu dhe Lavrov. Në një fotografi të publikuar në llogarinë e tij në Twitter, gazetari Rogers ka rrethuar me të kuqe orët e ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, dhe ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov. “Putini mblodhi një takim të paplanifikuar me Këshillin e Sigurisë së Rusisë në Moskë të hënën. Takimi u transmetua në orën 5 pasdite. Por në çfarë kohe u mbajt në të vërtetë ai? T’i shikojmë…
Nga Redi Shehu Duket e çuditshme, por, fakeqësisht rezultoi i vërtete, fakti se ky edicion i Big Brother Albania, në formatin VIP, pati një audiencë të majisur deri aty sa arriti që në natën finale të zbraste sheshet e qyteteve shqiptare. Ky program, me këtë lloj formati, që për hir të së vërtetës ka “infektuar” të gjithë botën përmes globalizimit të mënyrës dhe praktikave që fusin në kallëpin e uniformitetit të rendit liberal çdo komb dhe çdo kontekst, është varianti më i ri me të cilin grupe të caktuara kërkojnë të modifikojnë argëtimin dhe çka rrjedh prej tij. Një variant…

