Author: IM

Ministri i drejtësisë Nikolla Tupançevski në konferencë për media tha se gjatë gjithë kohës janë në komunikim me autoritetet hungareze për mundesinë e ekstradimit të ish kryeministrit të vendit Nikolla Gruevski i dënuar me burg në gjykatat e vendit.

Lexo më Shumë

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, u paraqit në seancën dëgjimore para Gjykatës Speciale. Për këtë, ai e kishte përgatitur një fjalim. Fjalimi dhe deklarimi i tij se është i pafajshëm s’ishin krejt karakteristikat e kësaj paraqitjeje. Ish-zëdhënësi i UÇK-së i ka dhënë rëndësi edhe paraqitjes së tij fizike të martën. Për paraqitjen e sotme, Krasniqi kishte zgjedhur ta vendoste një kravatë kuq e zi, me shqiponja të vogla të zeza mbi këmishën e bardhë. Krasniqi u deklarua i pafajshëm, ndërsa pati një fjalim të gjatë kur gjykatësi Nicolas Guillou e pyeti nëse e ka marrë aktakuzën e re dhe nëse…

Lexo më Shumë

Gjatë festimit të ditës së policisë, ndihmës drejtori i Byrosë Për Siguri Publike (BJP) u dekorua nga MBP me mirënjohje direkte nga vet Oliver Spasovski. Në të njejtën kohë, Shefik Bajrami njihet si një ndër personat më të kompletuar në MPB dhe një jurist i shkëlqyer i cili e ka treguar kontributin e tij në vitet e fundit në Ministrinë e Punëve të Mbrendshme.

Lexo më Shumë

Veturat nga vitet 1980 dhe 1990 janë shumë të popullarizuar edhe tani dhe disa nga makinat që ishin gjithmonë të shtrenjta tani po arrijnë shifra të mëdha. Një prej tyre do të jetë Audi Sport Quattro, i cili po shitet në ankand, shkruajnë mediat e huaja. Shtëpia e ankandeve RM Sotheby’s vlerëson se Audi Sport Quattro i vitit 1984 do të shitet për 750,000 deri në 1,000,000 euro kur t’u ofrohet blerësve në Monako më vonë këtë vit. Madje, siç vlerësohet, edhe modelet më të shtrenjta të Audi si RS6 Avant nuk mund të krahasohen me këtë makinë. Audi Sport…

Lexo më Shumë

Polici vrau vëllain e tij në Graçanicë, policia jep detaje rreth vrasjes Në mesditën e së shtunës në fshatin Gushtericë të Poshtme të Graçanicës, një person me inicialet M.Sh zyrtar policor kishte shtënë mbi trupin e vëllait të tij D.Sh, duke e lënë kështu të vdekur atë. Në raportin 24 orësh Policia e Kosovës bënë të ditur se vrasja kishte ndodhur më armë zjarri dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. Sipas policisë dorasi është arrestuar dhe rasti është duke u hetuar nga Inspektorati Policor i Kosovës. “Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (zyrtar policor) ka…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pak para mesnatës, një shtetas i Maltës është therrur me mjet të mprehtë dhe më pas është grabitur. Shtetasi i Maltës është sulmuar nga ana e katër personave në Banjën e Katllanovës në Shkup. “Me datë 06.05.2022, në ora 23:15 në SPB Shkup, M.K.(31) nga Malta, me banim në Shkup, ka raportuar se rreth orës 22:30 në afërsi të Banjës së Katllanovës, katër persona e kanë sulmuar me mjet të mprehtë, e kanë plagosur dhe i kanë marrë para”, njoftojnë nga MPB.

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE nuk do t’i mbështesë ndryshimet në Kushtetutën e Maqedonisë të kërkuara nga Bullgaria, sepse nuk kemi kurrfarë garancie se me këtë mbyllen të gjitha çështjet e hapura ndërmjet dy vendeve, deklaroi sot lideri i partisë Hristijan Mickoski. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë kryerjes së inspektimit të aktiviteteve ndërtimore në Ohër, për paralajmërimet e Ministrit të Punëve të Jashtme Bujar Osmani se ndoshta Bullgaria do ta heqë veton deri në qershor, ai tha se konsideron që bisedimet me BE-në nuk do të fillojnë derisa nuk e plotësojnë kornizën e tërësishme negociuese. Sipas tij, vetëm Evropa mund të…

Lexo më Shumë

Vazhdon ikja e qytetarëve nga Maqedonia e Veriut drejt Evropës, së fundmi shihen autobusa të shumtë në vendkalimin kufitar në Tabanocë të mbushur me të rinjë të cilët po largohen nga vendi. Ju sjellim disa pamje që kanë arritur në redaksinë e Klan Maqedoni me autobusat e mbushur duke pritur daljen nga kufiri.

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari i ka reaguar paardhësit të tij Nevzat Bejta i cili sonte e akuzoi për keq-menaxhim të komunës. Taravari i cilin dy herë e ka mundur Bjetën në zgjedhje lokale (2017 dhe 2021), i kujton atij se me sa borxhe ia la trashigimi komunën, duke shoqëruar reagimin e tij në rrjetet sociale edhe me dokumente zyrtare. Travari duke iroizuar, i thotë Bejtës: “Baba Tigri” hajde sërish në zgjedhje në vitin 2025 se të kërkojnë qytetearët. Sipas Taravarit nuk janë më pak se një milion euro borxh i trashëguar në vitin 2017-të por se ai…

Lexo më Shumë

Profesori i Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore të Universitetit të Tetovës, Doc. Dr. Arianit Reka përmes programit ndërkombëtar Fulbright vijon hulumtimet shkencore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë qëndrimit në SHBA, në bashkëpunim me disa shkencëtarë të njohur ndërkombëtarisht, ka arritur suksese në lëmin e kërkimit shkencor. Këtë semestër, përkatësisht në muajin mars, ai ka zhvilluar një ligjëratë në “Southern Illinois University”, ndërkaq në muajin qershor do të ligjërojë në Universitetin e Omahas. Një tjetër sukses që duhet veçuar është edhe botimi i studimit të fundit në revistën me faktor ndikimi:https://www.sciencedirect.com/science/article/abs/pii/S0950061822012338. Si rezultat i arritjeve të lartpërmendura, Doc.…

Lexo më Shumë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale bashkë me videon e fjalimit të tij në Kuvendin e Shqipërisë. Pasi foli në parlamentin shqiptar këtë të martë, Zelensky ka publikuar në Facebook një mesazh dedikuar marrëdhënieve Shqipëri-Ukrainë. “Dekada më parë, Ukraina dhe Shqipëria zgjodhën rrugën e demokracisë dhe integrimit evropian. Ne nuk devijuam nga kjo rrugë. Së bashku, ne jemi të përkushtuar për zhvillimin e lirisë dhe një Evropë të bashkuar. Dhe unë besoj se kur të vijë koha për të vendosur për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, vota juaj do të jetë në mbështetjen…

Lexo më Shumë