BDI festoi mbrëmë në sheshin e Shkupit. Në skenë u ngjitën yjet e estradës, të cilët njihen si tejet të shtrenjtë për performancën e tyre. Sheshi Skënderbeu në Çarshinë e Vjetër të Shkupit u mbush kryesisht nga të rinj e fëmijë. Shumica e të anketuarve thanë se nuk kishin shkuar te festonin 20 vjetorin e BDI-së por për të shijuar koncertin. “Nuk e di o vëlla, se me Aleancën jam unë… Kam ardhur be vëlla se pa para, ta paguan tjetër kush”, theksoi një qytetar. “Për koncertin më shumë. Më shumë atmosfera më pëlqen”. “Unë nuk marr veshtë në BDI…
Author: IM
Sipas AD Scientific Index 2022, një sistem ky që bën vlerësime të revistave, universiteteve, që rangon dhe analizon performancat shkencore dhe vlerën e shtuar të produktivitetit shkencor të shkencëtarëve individualë në pesë vitet e fundit sipas i10 index, h-index dhe Google Scholar, në bazë të nëntë parametrave dhe 12 subjekteve, profesori i Universitetit të Europës Juglindore, sociologu i dalluar shqiptar Ali Pajaziti me 320 citime shpallet hulumtuesi më lartë i ranguar në fushën e vet (sociologji), duke lënë pas vetes për 235 vende sociologun e dytë nga vendi ynë. AD Scientific Index matjen e bën në subjektet Agrikulturë & pylltari,…
FacebookTwitterMessengerViberWhatsAppShare Para ciklit të ri të kualifikimeve nga Liga e Kombeve, seleksionuesi i kombëtares së Maqedonisë në futboll, Bllagoja Millevski, vendosi të kontrollojë shëndetin dhe kondicionin e zemrës në klinikën e sapohapur private VFV, duke bërë një stres test me teknologjinë HyperQ. Siç deklaroi edhe vetë, është i kënaqur me metodologjinë e re për testimin dhe diagnostikimin e sëmundjeve koronare të zemrës, të cilën nuk e ka hasur kurrë më parë e cila në mënyrë të shkëlqyeshme detekton gjendjen shëndetësore të zemrës. Njëkohësisht, ai apeloi tek të gjithë personat që, qoftë në aspektin rekreativ apo profesional, merren me sport para…
Nga Kim Mehmeti Mediat raportojnë se koncerti për 20-vjetorin e themelimit të saj, BDI’në do e kushtojë 100 mijë euro. E në të vërtet, e shkuara dy dekadëshe e kësaj partie mund të rrëfehet shumë lehtë edhe me një lahutë dytelëshe dhe pa pas nevojë për shumë muzikë e këngëtarë. Në fillimet e veta BDI’ja i takonte gjithë popullit dhe shqiptarët ishin gjithçka e drejtuesit e saj asgjë dhe askush. Pra populli ishte i fort, e BDI’ja e dobët, andaj edhe pala maqedonase e respektonte dhe e kishte ‘frikë’ atë . Pastaj, drejtuesit e BDI’së u dehën nga pushteti dhe…
Kryetari i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët (FRASH), Omer Ajdini, ka komentuar festën e paralajmëruar të BDI-së për 20 vjetorin e themelimit të saj. Sipas Ajdinit, kjo parti po feston turpin e saj dhe mjerimin e shqiptarëve. Në një prononcim për gazetën LAJM, tha se festa organizohet në kohën që po kalojnë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. “Nuk e di me çfarë arsye dhe me çfarë logjike organizohen festa të tilla në kohë më të vështirë për RMV-në dhe shqiptarët këtu. Nuk janë bërë as 6 muaj prej kur vdiq Rexhail Qerimi në duart e këtij sistemi të padrejtësisë…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka ftuar liderët e partive politike parlamentare të vendit, përveç të Majtës, për të shënuar 20 vjetorin e partisë. Por, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ai i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela dhe i Lëvizja Besa, Bilal Kasami, edhe pse morën ftesë nga BDI-ja, nuk do të marrin pjesë në festë. “Ne besojmë se nuk është koha për të festuar, në një kohë kur po përballemi me kriza”, tha për Sloboden Pecat Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së. Një arsye tjetër për mospjesëmarrjen e Mickoskit në festën e BDI-së, siç thonë nga VMRO-DPMNE, është edhe qeverisja…
Shkruan: Emad Mehmeti 📸 Do thoni çka kanë të përbashkëta këto dy fotografi⁉️ Kur i sheh harxhimet e #budallakafta në këto kohë krize, hec e mos merr #Diazepam, pra kjo është ajo që i bashkon titujt e mësipërm‼️ Me çka del se qytetarët shërohen nga depresioni me “Diazepama”, ndërsa #BDI-ja shëron “depresionin” me muzikë rap. Dallimi është se #qytetarët mezi gjejnë 100 denarë për një kuti “Diazepam”, kurse BDI nuk e ka aspak problem t’i harxhojë 100 mijë euro për rapera e raperka❗️ A thua ilaçin e BDI-së e pagujnë krejt shqiptarët e Maqedonisë⁉️
Ejup Berisha Çfar ështe Demokracia kjo mes tjerash është edhe mundësi e qytetarëve të një vendi apo këta si shtetas të një shteti të mund të takohen me Kryetarin e Kuvendit, me Presidentin e Republikës si dhe me Kryetarin e Qeverisë së shtetit të tyre. Kjo gjë duhet të behet realitet për faktin se të gjithë këta funkcioner të lartë shtetëror në postet më të larta shtetërore sot zgjedhen në mënyrë të drejtepërdrejtë apo jo të drejtpërdrejtë nga qytetarët, pra të njejtët janë perfaqsues të zgjedhur me votat e qytetarëve.Kështu Kryetari i Kuvendit së pari herë zgjedhet në mënyrë të…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka ftuar edhe kryetarin e Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela si dhe Kryetarin e Besës njëherit edhe Kryetar i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në manifestimin e 20 vjetorit të partisë. Në festën e BDI-së në Tetovë që do të shënojë të arriturat e përbashkëta në dy dekadat e fundit do të jenë të pranishëm shumë yje të shoubizit shqiptar. Mes tyre do të jenë edhe Kida, Tayna, Nora Istrefi, Ghetto, Lubi B dhe 54MM. Festa do të mbahet të shtunën, më 4 qershor, në Sheshin Iliria, Tetovë.
“Të qash me gra Zajazi” është zhargon popullor për raste të rënda që përdoret e edhe për shaka. Nisur nga kjo, nënkryetari i ASH-së dhe kreu i Gostivarit, Arben Taravari u ka apeluar zyrtarëve të BDI-së që në vend të festës të paralajmëruar gjatë fundjavës, të shkojnë për të nisur vajin nga Zajazi, vendlindja e liderit të tyre, Ali Ahmeti. Me ironi Taravari pyet se mos vallë kjo festë e BDI-së vjen për shpërnguljen e afro gjysëm milioni rini, vrasjet, krizës, krimit, shantazhet e korrupsionit që ka kapluar vendin, apo për djegien e gjallë të banorëve të Tetovës në spitalin…
Shkruan: Fitim Nuhiu Politikën në Preshevë nuk them se e përcjell qysh herët, me thënë të drejtën nuk më interesonte aq shumë, herë pas here përcillja ndonjë seancë të kuvendit mirëpo nuk më bëntë kurioz edhe aq shumë të ndiqja belbëzimet dhe recitimet e zymta e me letër të këshilltarëve të asaj kohe. Edhepse është shumë herët të analizohet dhe vlerësohet figura e Shqiprim Arifit në skenën politike, sepse akoma është në proces të aktivitetit të tij, vlerësimet e mia po i bëj deri në ditën që është shkruar edhe ky shkrim. Falë keqqeverisjes, zhvatjes së parasë publike – parasë…
Ardit MEHMETAJ “Kthimi i Filip Llatinoviqit” është romani i parë i shkrimtarit të mirënjohur kroat, Miroslav Kërlezhës. Ky roman është roman për artistin ose i njohur si Künstlerroman, i cili dallon në disa tipare nga Bildungsromani. Tipari kryesor është se tek Künstlerroman protagonisti refuzon jetën e përditshme, kurse tek Bildungsroman protagonisti pranon të jetë qytetar i zakonshëm si të tjerët. Ky tipar i heroit përveç tek romani “Kthimi i Filip Llatinoviqit”, del të jetë i pranishëm edhe në letërsinë shqipe, konkretisht në periudhën e letërsisë moderne, ku kemi heronj si Doda tek tregimi “Gjaku” i Ernest Koliqit, Nushi tek tregimi…

