Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njofton se ka gjetur një veturë, e cila ishte paraqitur si e humbur nga një 23-vjeçar. SPB Tetovë njofton se vetura është gjetur në një parcelë për pjesë të veturave. “Dje (14-shtator) në orën 12:15, 62-vjeçari E.V. nga Tetova në SPB Tetovë ka raportuar se para rreth dy vitesh në një puntori automekaniku, personit A.V. (23) nga Xhepçishti i Tetovës ka lënë për riparim automjetin e tij “Ford Mondeo Caravan” me targa të Tetovës, por kur ka shkuar për ta marrë, automjeti nuk ka qenë në punëtori”. “Menjëherë zyrtarët policorë të SPB Tetovë e…
Author: IM
Zëvëndësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomis së ujrave i pranishëm në Kongresin ndërkombëtar në Durrës ka shprehur interesimin e Maqedonisë së Veriut për Zhvillimin e teknologjisë Bujqësore dhe Ushqimore Sot isha prezent në Kongresin ndërkombëtar që u mbajt në Durrës i cili organizohet me qëllim të ndarjes së zhvillimeve shkencore në lidhje me shkencën dhe teknologjinë. Tema e kongresit përfshinë të gjitha fushat e shkencës dhe të teknologjisë materiale nga fushat të ndryshme të ndërlidhura si energjia, shkenca ushqimore dhe teknologji tjera përkatëse, të cilët prekin disciplinat shkencore që lidhen me sektorin e bujqësisë. Në fjalimin tim ceka interesimin tim…
Ervis Martinaj mund të ndodhet në Amerikën Latine. Kështu është shprehur gazetari, Poli Hoxha në një intervistë për mediat. Ai tha se kjo është një nga psitat e hetimit të policisë dhe sipas tij dyshimet janë të forta se ai mund të jetë larguar andej. Një gjë është e sigurt. Një nga pistat në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, sepse edhe aty ka një hetim policor, kishte nisur përpara se të ikte Gledis Nano, për fatin e Ervis Martinajt. Një nga pistat kryesore me të dhëna, është që ai ndodhet në një vend të Amerikës Latine. Është shumë e fortë…
Qyteti i Shkupit përmes një komunikate me shkrim njoftoi se sekretari gjeneral i kësaj komune është shkarkuar nga posti i tij përshkak siç thuhet në njoftim të jetë ndikimi i tij në një procedurë kontestuese tenderore për ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza në vlerë prej 136 milionë euro. Ndërsa një gjë të tillë e ka mohuar Sekretari i Qytetit të Shkupit nëpërmjet rrjetit social facebook ka informuar opinionin për dorëheqjen e tij nga posti përshkak siç potencon ai është i zhgënjyer e tij me kryetaren e Shkupit, Danela Arsovska për, siç thotë ai, potencialin e…
Semra dhe Metini janë fëmijë jetim të cilët janë lënë në jetimore. Por, ata fare nuk e ndjejnë mungesën e prindërve, sepse ata i ka marrë nën përkujdesje zonja Fikrije Arullai nga Shkupi, gjegjësisht nga fshati Moranë. “Mamin e do a babin?” Ka 20 vite që zonja Fikrije përkujdeset për fëmijët të cilët nuk kanë mbështetje prindërore. Ajo thotë se deri tani është përkujdesur për mbi 15 fëmijë, të cilët i ka marrë nga Qendra për punë sociale. Ajo thotë se kënaqet me fëmijët dhe se qëllimi i saj është që këtyre fëmijëve të mos u mungojë asgjë. “Nuk e…
Nga Kim Mehmeti Ne, ‘zhurmaxhinjtë’ që jemi vetëshpallur si përfaqësues të mendimit kritikë shqiptar, kemi bërë një mëkat të pafalshëm: shoqëritë tona i kemi shpërfaqur si galeri ku nuk mund të shohësh asgjë tjetër përpos portreteve të shëmtuar të burrështetasve tanë të papërgjegjshëm, të pafytyrë dhe hajdutë. E në të vërtetë “Shqipëritë’ tona janë ‘kopshte’ me përplot vlera njerëzore, ku banon e njerëzishmja, ku nuk mungojnë personalitete që e kanë kuptuar se shkathtësia dhe mençuria pa mirësi e pa moral, nuk janë vlerë, por mallkim i rrezikshëm. Pra nëpër ‘Shqipëritë’ tona ka plotë personalitete që heshtin jo pse nuk kanë…
Ziadin Sela me apel pas takimit me strukturat e ASH ne Struge: Te qendrojme fuqishem pas kryetarit te ardhshem te partise. Ziadin Sela me apel pas takimit me strukturat e ASH ne Struge: Te qendrojme fuqishem pas kryetarit te ardhshem te partise. Kreu I Aleances per shqiptaret Ziadin Sela ne nje takim me strukturat partiake ne Struge, perndryshe takimi I pare pas doreheqjes nga kreu I partiese dha garanca se pavaresisht doreheqjes se tij do te mbeshtes fuqishem kryetarin e ardhshem te ASH shkruan strugalajm. Sela siguroi se aktiviteti I tij politik do vazhdoje te ritet fuqishem qe ASH te…
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë informoi se të dhënat e fundit nga shporta sindikale minimale tregojnë se në gusht një familjeje katëranëtarëshe e cila jeton në shtëpi prej 50 metra katrorë dhe nuk posedon automobil vetëm për mundësim të produkteve kryesore për jetë u janë nevojitur 41.295 denarë, ndërsa kur e njëjta do të rritet për 16,8 për qind inflacion ose 6.937 do të jetë 48.234 denarë. Nga Sindikata informojnë se në përllogaritje nuk është vendosur shpenzimi për një nxënës për furnizim të materialeve të nevojshme për fillimin e vitit shkollor, të cilët sipas përllogaritjeve të LSM-së do të jenë…
Një person ka mbetur i plagosur në rrugën “Metodija Mitevski”në Çair. Bëhet fjalë për pjesëtar të Policisë, më konkretisht të Njësitit për Renditje të Shpejtë. Raportohet se pjesëtari i policisë, në momentin kur është shtënë ndaj tij nuk ka qenë në detyrë zyrtare. Ndërkohë, policia ka dhënë detajet e para në lidhje me rastin. MINSITRIA E PUNËVE TË BRENDSHME “Më datë 03.09.2022 në orën 21:16 nga spitali Nënë Tereza është denoncuar se tek ata është sjellë R.M (24) i lënduar me armë zjarri në rrugën Metodija Mitevski në Shkup. Sipas R.M. atë e ka sulmuar një person nga fshati Haraçinë.…
Komunat në vend shpesh janë ankuar se persona të caktuar me kamion transportojë qen nga qytete të tjera për t’i lëshuar në territorin e tyre. Megjithatë askush deri tani nuk kishte paraqitur një rast të tillë apo prova deri tek MPB-ja. Gjatë muajit gusht NP “Lajka” ka denoncuar në polici se diçka e tillë ka ndodhur edhe në Shkup. “Në datën 12.08.2022 në Stacionin Policor Qendër nga NP “Lajka” është raportuar se me datë 10.08.2022 në periudhën kohore prej 17:00-17:30 në zonën e Qendrës në “Orce Nikolov” rruga nga një person janë lëshuar qen. Po ashtu, me datë 11.08.2022 rreth…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, mund të vijë në Kosovë, që ta sheh se sa demokratik është shteti i Kosovës. Kurti ka thënë se Bërnabiqi do të hyjë në Kosovë me letërnjoftimin e autoriteteve të Beogradit, sipas marrëveshjes së arritur. “Bërnabiqi le të hyjë në Kosovë me letërnjoftimin e autoriteteve të lëshuara në Beograd dhe le ta shohin se gjithçka po funksionon si një shtet demokratik që është një shtet më demokratik he më i pavarur se Serbia”, ka thënë Kurti. Ai e ka konfirmuar se dy ministra të kabinetit të tij…
Daniel White mund të konsiderohet si burri më i pafat në botë. Historia e tij nis në vitin 2016-të, të cilin ai ka pranuar ta rrëfejë për mediat britanike pas 6 vitesh. Daniel White një lojtar i njohur regbije në Britani e njohu dashurinë e jetës së tij Courtney, kur ata ishin ende adoleshentë. Por dy vite më pas Daniel vendos të ndahet nga e fejuara e tij, me pretendimin se nuk ishte më i dashuruar, por pa e ditur s çfarë do t’i ndodhte disa muaj më pas. Pikërisht 6 muaj pas ndarjes me të fejuarën Daniel dëgjon se…

